I ulur në oborrin e shtëpisë, gjendet i ekzekutuar me plumb pas koke shqiptari në Greqi(Foto)

Një shqiptar është ekzekutuar në ishullin Salamis në Greqi me një plumb pas koke. Sipas mediave vendase, shqiptari Aleksandër Zaka është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij. Zaka, 51 vjeç, ishte me orgjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri. 51-vjeçari është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihen ende arsyeja e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: