E rëndë /Burri vret ish-gruan në banesën e vjehrrit

Një krim i rëndë ka tronditur sot në mbrëmje fshatin Zhupan të Fierit, ku Shtetasi Elton Meta, 31 -vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bendaj në banesën e ish-vjehrrit. Mësohet se çifti ka një vajzë të mitur. Ditët e fundit ai po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk kishte pranuar. Sot ai ka shkuar për të diskutuar në banesën e ish-vjehrrit. Por duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje, dhe përfundoi në vrasje.Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe ishte një emër i njohur për policinë. Para një viti ai kishte kërcënuar familjen e ish-vjehrrit, vepër për të cilën kishte bërë burg

NJOFTIMI

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.


“Basha duhej të dorëhiqej pas 25 Prillit” /Berisha:” Ai është broken lider,PD nuk vjen kurrë në pushtet me të…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të ishte larguar pas humbjes së dytë më 25 prill. Sipas Berishës, me Bashën në krye PD nuk vjen kurrë në pushtet. Berisha ka nisur luftën e hapur ndaj tij, duke e akuzuar se ka bërë pazare me Edi Ramën. Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri bëri deklaratën e fortë duke hedhur dyshime se Basha nuk shkon dot edhe në SHBA.

Sali Berisha tha:Basha pas humbjes së dytë, duhet të largohej. Me Bashën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Është broken lider (lideri i thyer). PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra, ” tha Basha në “Zonë e lirë”.


Do e çoj këtë çështje deri në referendum/ Berisha zbulon hapat që ndjekë kundër Bashës: “Të hetohen përfitimet e tij”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të investigohen përfitimet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se shumë shpejt do të nisë edhe aksionin e tij për të “ndëshkuar” numrin një të Partisë Demokratike.

“Në kohën time SHBA nuk i ka caktuar dot kryetarët e partive. Interesi i tyre është interesi ynë. Secili ka interesin e tij. Por në mënyrë absolute nuk mundet që të caktohen kryetarët e partive. Nëse ju mendoni që një shtet tjetër mund t’i caktojnë deputetët dhe kryetarët e partive, kjo është fundi i sovranitetit të këtij vendi.

Cili është aksioni kundër Lul Bashës? Rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë. Marrëveshje Rama-Basha? Dyshime kam pasur. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum” – tha Berisha.


Berisha sfidon vendimin e Bashës me një përgjigje epike: “Do shkoj në mbledhje kur të më teket…

Në “Zonë e Lirë”, Berisha e cilësoi vendimin e Bashës si autokratik, duke ironizuar figurën e tij si lider. Ai u shpreh se një person që nuk pyet për ligjet e partisë sot që është në opozitë, nuk do të pyesë as për ligjet e shtetit nëse nesër vjen në qeveri. “Kur të më teket”, u përgjigj ai kur u pyet nëse do shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat.

Berisha tha :

Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta brenda nuk zbaton ligjet e shtetit. Pastaj thotë e mora vendimin unë, pavarësisht se shteti ka kushtetutë. Do shkoj në mbledhjet e grupit parlamentar kur të më teket.Ka bërë një deklaratë shumë të gabuar Lulzim Basha. Pa asnjë bazë. Fjala statut është skajore por për partinë është kushtetutë. Ata që drejtojnë partinë pa ligje, në atë mënyrë do e drejtojnë edhe shtetin dhe bëjnë atë që bën Edi Rama sot”, u shpreh Berisha.


Ngjarje e rëndë/ Babai ‘zien’ të gjallë me ujë të nxehtë vajzën e tij 13-vjeçare, pasi ajo refuzoi të martohej me të

Ahmet Mohammad Dwala vrau vajzën e tij Amara Dwala, 13 vjeç, në banjën e familjes të enjten e kaluar pasi ajo nuk pranoi të martohej me të. Mohamed dyshohet se ndezi muzikë me zë të lartë për të shuar britmat e të mituriës para se të ikte nga vendi i krimit me vajzën e tij tjetër 12-vjeçare. Sipas mediave të huaja, ekipet mjekësore mbërritën dhe e transferuan Amara në spital dhe ndërsa në ambulancë adoleshentja e plagosur tmerrësisht i tha ekuipazhit të ambulancës se babai i saj i kishte vënë zjarrin.bAmar vdiq menjëherë pasi mbërriti në spital dhe shërbimet e urgjencës menjëherë kontaktuan policinë e cila filloi të kërkonte babanë e adoleshentes .

Amara ishte ende gjallë kur ekipet mjekësore mbërritën në banesë, megjithate pla gët dhe djegiet e saj ishin aq të mëdha, sa nuk u arrit të shpëtohej. Pamja e adoleshentes ka tme rruar edhe vetë punonjësit paramjekësorë që mbërritën me autoambulancë. Ajo ndërroi jetë pak pas shtrimit në spital.Nëna e Amarës e kishte braktisur familjen dhe jetonte në Liban me bashkëshortin e ri. I ati i vajzës ishte akuzuar edhe nga një ish partnere e tij se kishte dashur ta digjte më uje të përvëluar.nVajza 13-vjeçare u varros në mungesë të familjes së saj në një pjesë të varrezave Yeni Asri të rezervuara për të pastrehët.


Habit konkurentja e “Përputhen”: “Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat!” (video)

Ritvana, vajza e parë e këtij sezoni të Përputhen po thuhet se ka bërë një deklaratë për meshkujt shqiptarë për të cilën u hap debat në studio.Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës. Takimi mes dyshes u duk se shkoi shumë mirë. Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja e shijoi së tepërmi takimin.


Por një koment i njëri prej konkurrentëve ndezi debat në studio. Ai tha: “Tek dhoma e zhveshjes dëgjova Ritën duke thënë një shprehje “nuk e di pse po sa më shumë ditë kalojnë mendoj se meshkujt shqiptarë nuk janë asnjë gjë në shtrat”, tha ai.

Por menjëherë reagoi Ritvana duke e mohuar një gjë të tillë. Tha se gjithçka ishte ne kuadrin e një shakaje. “Jo, jo nuk e kam thënë këtë fjali. Nuk e kam thënë, ishte shaka në mes të meje dhe Mikelës”, shpjegoi ajo.


Berisha lëshon “bombën”: Basha ka vite që nuk shkon në SHBA, i kanë anuluar udhëtimet !

Në emisionin Zonë e Lirë” u shfaq një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha kur në 2018-ën deklaronte se “nuk do ta vriste kurrë babain” në kuptimin politik. I pranishëm në studio ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi largimin nga grupi një pabesi ndërsa ka bërë një deklaratë të fortë sot në mbrëmje, duke u shprehur se Lulzim Basha ka vite që nuk shkon në SHBA pasi i janë anuluar udhëtimet.


Me Berisha tha:

Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme, i atij ligjit të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”,

“E thjeshtë fare. Pabesia njerëzore thyen çdo lot dhe çdo moral. I pabesë. Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. Unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë. E kundërshtova dhe kërkova që të pranishmëve në mbledhje. Ai e shfaqi më parë mesazhin dhe pastaj ua tha të tjerëve në mbledhje. Ata i la të mbledhur nja një orë dhe pastaj shkoi i njoftoi. Gjithçka e ka bërë për shkak të interesit të tij personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë më parë se kishte problemin e dekriminalizmit.

I thashë se nuk ka lidhje me mua. Ai është për gjëra të shkruara ndërsa ky është për përjetësinë. Kur e kam drejtuar unë ka qenë sovrane. Kurrë nuk ka bërë apo ka marrë masa se ka thënë kya po ai. Sovraniteti ka qenë sovranitet. Ai bëri një pazar me Edi Ramën. Ai ia ofroi: “Largo Berishën dhe merremi vesh bashkë”. Ai e shfrytëzoi këtë rast dhe vazhdon me të. Në 2017 më pyeti pas zgjedhjeve dhe unë i thashë të jepte dorëheqjen. Nëse humb zgjedhjet është dorëheqja”

Po ngarkonin makinën me 31 kg kanabis/ Kapen në flagrancë greku dhe shqiptari në kufi…

Kapet një sasi prej 31 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar në Kostur. Policia greke ka arrestuar dy persona, një 52-vjeçar grek dhe një 48-vjeçar shqiptar.Ata u kapën teksa po ngarkonin nga një makinë në tjetrën, 2 çanta me 30 pako me 31.3 kg kanabis.Policia sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta sim, 100 euro si dhe 6 mijë lekë shqiptare.


Ish-këshilltari i Bashës: Ndjej neveri dhe keqardhje për këtë njeri të pabesë,ka përdhosur besimin e shqiptarëve !

Ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD, Piro Ahmetaj shkruan se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha jo vetëm që në 8 vjet ka shitur dhe ka humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve.

Reagimi i Plotë :“Së pari, në respektin Tuaj, bashkëlidhur gjeni, një pjesë të qëndrimimeve mbi keqardhjen dhe neverinë ndaj përqasjes së papërgjegjshme dhe të pabesë të Kryetarit pa këllqe që në 8 vjet jo vetëm ka shitur apo humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve te pluralizmi dhe vlerat e demokracisë funksionale si dhe gjithë !


#Së dyti siç tashmë është e konfirmuar, “arkat me masakrën zgjedhore” ishin vetëm #LOJA cinike në kurrizin e demokratëve sa për të rizgjedhur prap humbësin Kryetar, si dhe ruajtur statusquonë e gardës së kamikazëve rreth kompanisë private të djalit të llastur & veshur me kostum Euroatlantik!

#Nështesë, e ripërsëris se fatmirësisht nuk kam fare lidhje dhe asnjë “mllef personal” ndaj Kryetarit të ish-PD, as ndaj listës së sekserëve të punësuar në Kuvend apo në portalet e familjarëve, që konsumojnë burekë por prodhojnë diare për interesat e kompanisë së falimentuar të LB!

#Nëtëkundërt, mbetem ushtar i atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përulësi shtetare në rikthimin e #besimit të te familja, siguria, prona dhe vlerat e të djathtës moderne si dhe gjithë ” shkruan Ahmetaj në postimin e tij.

#Jufaleminderit Gen* Piro Ahmetaj

Rama për përjashtimin e Berishës: S’është e lehtë për PD …po kalon një proces traumatik !

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në PD pas përjashtimit të Berishës. Rama tha se e mirëkupton sjelljen e tyre në Kuvend, duke ironizuar se janë në një traumë, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Ai tha :

Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.


Koha ilaçi më i mirë, Basha: “Më është dyfishuar dhimbja për Berishën pas deklaratave kundër meje”

Pas fjalimit anti-qeveri që mbajti jashtë sallës plenare të Kuvendit, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët për situatën në PD dhe deklaratat e ashpra të Sali Berishës në drejtim të tij.

Basha foli shkurt :

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimet e Sali Berishës. Dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerezor që kam ndjerë dje është dyfishuar sot nga deklaratat e zotit Berisha. Koha është ilaçi më i mirë. Të fokusohemi të gjithë tek armiku i vetëm i shqiptarëve.” – theksoi Basha.


Zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Parlamentit/ Presidenti Meta bën reagimin e papritur

Presidenti Meta reagoi në Facebook duke folur me superlativa për formën që mori këtë legjislaturë të re Kuvendi. Ai shprehet se tani asnjë sekond bojkot nuk ka vlerë dhe kuptim, duke theksuar se duhet bashkëpunim për interesin e vendit dhe forcimin e demokracisë.

Presidenti Ilir Meta :Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


Avokat Ngjela bën paralajmërimin e fortë: “Për 3 muaj do të kemi zgjedhje të reja, Saliu do të…”

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar zgjedhje të reja parlamentare brenda 3 muajve, nëse në Pd fiton fryma amerikane e Bashës.Ai u shpreh se edhe Berisha do e ketë në favor forcimin e Bashës, teksa shtoi se personat që dalin nga kriza të tilla, shkelqejnë.

Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në PD zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim, edhe SHBA-në dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla, edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, tha avokati.


COVID-19, në Greqi /2.132 të infektuar ,32 viktima në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.132 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 32 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 14.102. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 378. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndër pacientët e intubuar, 338 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 janë plotësisht të vaksinuar.


Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë/ Ja sa deputetë votuan pro

Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë. Grupi parlamentar i PD-së ka zgjedhur të grisë në mënyrë demonstrative fletën e votimit. Ndërkaq kryeministri Rama në momentin e votimit është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura, të cilat i futi në një qese.


Ndryshe nga PD kanë vepruar dy aleatët e demokratëve në zgjedhje, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule, të cilët kanë hedhur votën në kutinë e votimit. Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha e bojkotoi procesin duke dalë nga salla pak para nisjes së procesit. Lindita Nikolla do të zëvendësojë Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka 74 ulëse në parlament së bashku me PSD-në e Tom Doshit shkon në 77. Po t’i shtojmë dhe votën e aleatit të Bashës Vangjel Dule, i cili nuk zgjodhi të mosbojkotonte votimin, numri i votave shkon në 78. Ende mungon një votë e cila ka ardhur nga radhët e deputetëve të opozitës.