Flet Moderatorja : “Ish-burri më ka dhuruar 10 makina…pastaj zbulova se më tradhtonte në lokalin e shoqes”

Moderatorja Dajana Shabani e ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka zbuluar se ish-bashkëshorti i ka dhuruar 10 makina. Ajo thotë se ka ndërruar 13 makina dhe se prej tyre 10 janë dhurata nga bashkëshorti për festa, ditëlindje dhe Shën Valentin. “Kam ndërruar 13 makina. Kanë qenë dhurata të ish-bashkëshortit tim. Pra 10 prej tyre kanë qenë dhurata të përmujoreve, ditëlindjeve, për Shën Valentin, ndërsa 2 makina i kam marrë vetë”, thotë Dajana.


Babi Marlenës më ka tradhtuar dhe nuk kam kompleks ta them. Sepse ndryshe nga gratë e tjera që i tradhton bashkëshorti dhe bëjnë sikur kanë një familje perfekte… unë nuk ja lejoj vetes këtë luks, është luks që lëkura ime nuk e mban. Ish-bashkëshorti kishte një flirt me një vajzë, e cila i vjen surprizë në Tiranë. Ajo e dinte për mua, donte që unë dhe ai të mos ishim më bashkë. Ishte surprizë tendencioze. Ish-burri im është shumë simpatik, është shumë i mirë dhe i bënte për vete femrat. Ai futet pa e ditur në lokalin e shoqes sime bashkë me këtë vajzën e huaj. Nuk e ka ditur. Një shoqja ime më lajmëroi që është këtu burri jot me një tjetër. Nuk bëra asnjë gjë. Unë e dija vendin ku ishte, unë thjesht u fyeva shumë. Nuk është te tradhtia, sepse të gjithë tradhtojnë dhe bëjnë sikur nuk tradhtojnë. Kam ndërruar bravën e shtëpisë. I kam bërë një telefon për t’i thënë që të vazhdojë i qetë, për t’i thënë që jam në dijeni çfarë ka ndodhur.

I kam paketuar gjërat dhe që nga ai moment më pas e ka kontaktuar avokatja ime dhe i ka thënë që Dajana kërkon divorcin. Ai nuk ka pranuar, në fillim ka qenë pak e vështirë. Kam qenë keq, nuk kam dashur të takoj njeri, kam qenë keq me oreksin. Por jeta vazhdon”,- rrëfeu Shabani.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dajana nuk ka mbiemrin e saj, por atë të ish-bashkëshortit. A është rikthyer me të?


Pas divorcit kam mbajtur sërish mbiemrin e ish-bashkëshortit tim, sepse dua që Instagrami të më bëhet me atë tikun blu dhe në pasaportë unë e kam Dajana Deda. Që ka një afrimitet të fortë midis nesh, kjo është e vërtetë, po me llafet e njerëzve mos u merr. Do ishte mirë për Marlenën që ne të plakeshim bashkë të dy (qesh)”.

Ndërsa kriteret që duhet të ketë mashkulli që moderatorja do të donte të kishte në krah janë:

Personi që unë zgjedh të kem në krah duhet të jetë një qytetar i mirë, duhet të jetë një njeri me zemër të mirë, duhet të jetë me shumë botë dhe sigurisht duhet të jetë një njeri që duhet të jetë më lart ekonomikisht sesa unë”.


Demokratja ne Vlorë Berishës: “Kur erdhe për herë të parë këtu të kam puthur,burri im tha, mirë bëri që…

Ish kryeministri Sali Berisha ishte në Vlorë, ku takoi simpatizantë te PD-së në këtë qytet. Gjatë takimit e morën fjalën edhe mbështetësit e Berishës. Mes tyre ishte një grua e moshuar, e cila rrëfeu takimin e parë me liderin historik të PD-së 20 vite më parë duke shkaktuar të qeshura në sallë, por edhe te vetë Berisha

Më tej ajo u shpreh se sikur Edi Rama t’i falte gjysmën e Vlorës nuk do të bëhej kurrë socialiste sepse ishte demokrate. Për Lulzim Bashën, militantja e Berishës kishte një porosi.

“Të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, jam demokratja e ’44. Sikur Rama të më falë gjysmën e Vlorës nuk bëhem socialiste, jam demokrate. Të njohim për burrë të ndershëm dhe jo të korruptuar. Sa flasin në TV se fëmijët e tu janë të pasur, këtu janë pasuruar të gjithë fshatarët, me vila dhe gradaçela, me nga një thes…për këtë gjë dëgjojmë në TV e kam fjalën. Unë kur ke ardhur për herë të parë këtu, të kam takuar dhe puthur, përqafuar, i thanë burrit tim; “gruaja jote ka puthur Sali Berishën”. Mirë bëri tha, është babai që do të shpëtojë Shqipërinë. Isha shumë e re, kam qenë 20 vite përpara. Kam ardhur që të them cdo të bëhet me pronat tona? Ne pronat i harruam tani, duam shëndet se jemi të tërë për në Babicë. Këtë parti do të ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës. Lulzim Basha të shkojë atje ku ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet ne nuk fitojmë kurrë” tha e moshuara.


EMOCIONUESE/ Marku kërcen dhe tallet në ring me kundërshtarin, ja videoja që po thyen rrjetin…

Florian Marku ditën e sotme ka mbajtur premtimin duke mposhtur boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham. Edhe pse 28 vjeçari shqiptar kishte premtuar se do ta mposhte me Knock Out, ai arriti të siguronte titullin e IBF vetëm pas vendimit të jurisë. Kujtojmë që kjo ishte ndeshje më e rëndësishme e Markut dhe titulli i parë në karrierë.

Përtej gëzimit dhe krenarisë që ndjemë tani me këtë fitore gjatë ndeshjes u pa superioriteti i Markut i cili në disa momente luante me nervat e kundërshtarit duke u tallur me të dhe në sekondat e raundit të fundit Marku i shpenzoi duke kërcyer në syrin e boksierit Prodan.Këto gjeste nuk janë lënë pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare ku njëra prej tyre shkruan: ‘Marku po tallet me Prodan’.


Lulzim Basha ia beson deputetit Ervin Salianji problematikat e qytetarëve dhe propozimet

Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degët e deputetëve demokratë. Sipas News24 vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu. Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media. Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në terren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.


Lulzim Basha ia beson deputetit Ervin Salianji problematikat e qytetarëve dhe propozimet

Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degët e deputetëve demokratë. Sipas News24 vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu. Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media. Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në terren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.


Berisha telendis Bashën në Vlorë, e ka kapur prej fyti Rama: “Rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot….

Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë. Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë.Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit.


Berisha tha : Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmi në Shqipëri. Ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit dhe mbrojtjen e demokracisë . Rama do të zhduke pluralizmin me pengmarrje dhe me pengjet e tij”, tha Berisha.

Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveçse largimit tim pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha unë do të merrja projekt, por kisha vendosur mos kthehesha kurrë. Por rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot.Me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Unë ju them jo dhe po e argumentoj shkurt. Në 19 maj në mënyrën më politike, më hakmarrëse unë shpallen non grata për korrupsion. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushata thoshte që nuk është i korruptuar”, u shpreh ish-kryeministri.

Florian Marku: “Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë….”

Florian Marku ka fituar duelin ndaj ukrainasin Maxim Prodan dhe shpallet kampion i IBF ((kategoria e mesme)). Një dyluftim që ka zgjatur deri në fund të të gjitha raundeve të planifikuara (10), me goditje dhe kundërgoditje të dyanshme. Sigurisht, me pikë (me vendimin e gjyqtarëve 2:1), në fund ka triumfuar “shqiponja” jonë kuqezi, që në disa raste i ka dhënë goditje ballore, të forta dhe direkte kundërshtarit.

I nxehtë, me emocionet e kampionit, Marku u shpreh për mediat nga ringu: “

Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë. Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur”.


Triumf historik/ Florian Marku, i pamposhtur,shpallet kampion i botës…

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj Ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara. Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” Prodan. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim .


Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

Raundi i parë ishte testues për të dy.

Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.

Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.

Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.

Raundi i gjashtë ishte bukur aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.


Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.

Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.

Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.

Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.

Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku. Gjyqtarët, njëri ia dha fitoren Prodanit me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me rezultat 97-93 dhe 96-94


Mbërrijnë të tjerë afganë në Shqipëri/ Ja sa arrin numri i të strehuarve në vend

Kanë mbëritur në vendin tonë pasditen e kësaj të shtune edhe 259 duke e çuar numrin e pergjirhshem ne 903 persona. Ministria e Jashtme konfirmon se bëhet fjalë për shumë fëmijë, burra e gra që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe tanimë janë strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Numri i afganëve që ka mbërritur në vendin tonë arrin në

259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan Ministria e Jashtme.


Moti bën kthesën e papritur/ Meteorologu jep detajet….Çfarë pritet ditët në vijim

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se si do të jete moti gjatë fundjavës dhe ka treguar se kur do të nisin reshtjet e shiut.Sot edhe nesër në shumë zona të vendit do të ketë mbizotërim të kthjellimeve, dhe temperaturat maksimale pritet që të shkojnë deri në 32 gradë celsius, të përshtatshme madje edhe për plazh. Me nisjen e javës së ardhshme vendi pritet që të jetë në mbizotërimine vranësirave dhe shirave që pritet të përhapen në të gjithë territorin. E njëjta situatë do të jetë prezente pothuajse gjatë gjithë javës së fundit të shtatorit dhe muajit Tetor.


Hakil Osmani :“Kjo fundjavë do të sjellë një rritje të vlerave termike, që në bregdet do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, ndërkohë që vlerat e ulëta do të jenë deri në 11 gradë. Zona e ulët dhe bregdetare do të kenë edhe vlerat më të larta gjatë kësaj fundjave, më freskët do të jenë në verilindje dhe juglindje.

Java e fundit e Shtatorit, do të sjellë prezencë të vranësirat dhe do të gjenerojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin. Prezenca e vranësirave do të sjellë dhe një ulje të temperaturave, duke filluar nga dita e martë. Fundi i Shtatorit do të sjellë vjeshtën tipike për vendin tonë.

Pjesa tjetër e stinës së vjeshtës do të sjellë prani më të madhe të reshjeve të shiut, Tetori do të plotësojë kuotat mujore me reshje shiu, mund të ketë edhe kapërcim të shifrave të reshjeve të shiut. Edhe temperaturat do të jenë tipike të stinës”, tha Osmani në Fax News.

Ishte duke luajtur te shtëpia e gjyshes, 4-vjeçarja pickohet nga gjarpri/ Niset me urgjencë drejt Tiranës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku mësohet se një vajzë e moshës 4-vjeçare është pickuar nga gjarpri.Bëhet me dije se vajza është pickuar në këmbë teksa po luante përmes pemëve te shtëpia e gjyshes.Menjëherë është bërë transportimi i saj në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore.Pas ndihmës së parë bluzat e bardha të Sarandës konkluduar transportimin e vogëlushes drejt Tiranës për marrjen e një shërbimi më të specializuar.


Ndeshja e madhe për titull/ Boksieri Florian Marku mbërrin në stadiumin e Tottenham…

Boksieri Florian Marku që sot dylufton për titullin e parë në karrierë ka mbërritur në stadiumin e Tottenham. 28-vjeçari nga Lushnja do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan për titullin IBF në kategorinë Welterweight. Evenimenti që kulmon me ndeshjen e Anthony Joshua nis në orën 19:00 me atë shqiptare, ndërsa përballja e Markut mund të ndodhë rreth orës 20:00.

Marku vs Prodan është dueli i tretë i mbrëmjes, ndërsa në një intervistë për Report TV Marku ka deklaruar se do të bëj krenar të gjithë shqiptarët, qe sonte pritet të jenë te shumtë në stadiumin e Londrës.


Covid-19/ Shënohen 664 raste të reja në Shqipëri,10 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″.

SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT


Janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki:215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        664

Të shëruar në 24 orë      866

Të shtruar në spitale       214

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 4875

Testime totale              1,181,470

Raste pozitive               167,354

Raste të shëruara           152,780

Raste Aktive                   11,945

Humbje jete                     2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5264

Fier                  1168

Durrës             1127

Shkodër          1074

Vlorë               713

Elbasan           615

Lezhë              492

Berat               449

Korçë              323

Kukës              297

Gjirokastër      219

Dibër 204

Plagosja e 20-vjeçares/ Studentja i kishte dhënë fund historisë së dashurisë, por 30-vjeçari nuk binte dakord…

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një histori dashurie e prishur, për të cilën 30-vjeçari nuk binte dakord. Dyshohet se agresori dhe 20-vjeçarja Kostandina Zanaj, e cila ishte studentë në Vlorë kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme, e cila kishte marrë fund. Autori, kishte lënë takim me 20-vjeçaren në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore.

Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetën dhe sekuestrua një granatë e dytë.

NJOFTIMI


Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore. Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë. Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tronditet Vlora/ I riu merr zvarrë nga lokali vajzën 20-vjeçare…e qëllon me pistoletë dhe i hedh një granatë…

Një vajzë 20-vjecare ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. Policia ka arrestuar të riun nga Shkodra që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj në mes të lokalit.Në vendin e ngjarjes është hedhur edhe një granatë që për fat të mirë nuk ka shpërthyer. E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, dhe eshte jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre. Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë. Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.