Berisha telendis Bashën në Vlorë, e ka kapur prej fyti Rama: “Rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot….

Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë. Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë.Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit.


Berisha tha : Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmi në Shqipëri. Ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit dhe mbrojtjen e demokracisë . Rama do të zhduke pluralizmin me pengmarrje dhe me pengjet e tij”, tha Berisha.

Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveçse largimit tim pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha unë do të merrja projekt, por kisha vendosur mos kthehesha kurrë. Por rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot.Me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Unë ju them jo dhe po e argumentoj shkurt. Në 19 maj në mënyrën më politike, më hakmarrëse unë shpallen non grata për korrupsion. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushata thoshte që nuk është i korruptuar”, u shpreh ish-kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: