Florian Marku ia del mbanë, gati për ndeshjen nesër…

Boksieri Florian Marku duket se ia doli të ulte 113 gram nga pesha e tij, kusht ky për të qenë gati për ndeshjen që ka nesër ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Shqiptari e ka bërë me dije këtë lajm në Facebook, ndërsa shkruan se është gati për nesër. Shqiptari e ka bërë me dije këtë lajm në Facebook, ndërsa shkruan se është gati për nesër.

Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan ai.


Degradon Sherri mes shqiptarëve në Kretë/ Njëri përfundon në spital, tjetri në burg…

Dy shqiptarë u përpoqën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre duke përdorur shufrat e hekurit në Kretë, por përfunduan një në spital dhe tjetri në qeli.Ende nuk dihet shkaku i sherrit mbrëmjen e sotme në Heraklion. Njëri prej të cilëve u transportua me ambulancë në spital sepse kishte dëmtime në kokë dhe i dyti në komisariat me goditje më të lehta. Shqiptarët u grindën jashtë shtëpive ku jetojnë në Kretë.


Kryeministri Rama në Asamblenë e OKB-së: “Brenda 10 muajve vaksinojmë gjithë popullsinë”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara ndër të tjera u ndal edhe tek situata e pandemisë. Ai tha se Shqipëria ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe brenda 10 muajve synon të vaksinojë gjithë popullsinë.


Edi Rama tha :“Është një nder i veçante të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendua që për herë të parë i bashkohet këshillit të sigurimit të Kombeve si anëtare e përkohshme.

Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet që jo shumë kohë konsiderohej si një prej më të izoluarve në botë dhe ndjenja e përgjegjësisë e marrim përsipër këtë rol është aq e madhe sa nuk e shprehim dot me fjalë. Shqipëria i sjell KS pikëpamjet e një vendi të vogël, i vetëdijshëm për sfidat e të shkuarës. Shqipëria tashmë është një vend që karakterizohet nga toleranca fetare. Një angazhim konkret aktiv për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Si në çdo pjesë tjetër të botes është Shqipëria ka vuajtur nga pandemia. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë së vaksinuar dhe presim të kemi gjithë popullsinë gjatë 10 muajve të ardhshme.”

30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë/ Çmimet të papërballueshme me të ardhurat mesatare…

Në 6 vitet e fundit çmimi i një apartamenti në Tiranë kushton më tepër se në 2015. Sot blerësit për metër katrorë po paguajnë 400 euro më tepër.

“Po ta krahasojmë me vitin 2015 e deri më tani kemi pas një rritje prej 30% të vlerave në apartamente. Përgjithësisht rriten për shkak të objekteve të reja që ndërtohen në zonë. Të flasim për Yzberishtin nga 550 euro që gjejë më para tani kushton 950 euro metri katror”, tregon Ogerta Bala.


Ogerta Bala punon si agjente imobiliare ajo thotë se çiftet e reja që punojnë në shtet me ndihmën e një kredie mund të blejnë vetë, apartamentet 1+1 në zonat periferike të Tiranës.

Sot ajo do të prezantojë më një apartament të pamobiluar në Komunën e Parisit që kushton mbi 100.000 euro, sipas saj y apartament që edhe pse do investim ka dal në treg më një çmim okazion nëse e krahasojmë me çmimin e banesave të tjera të zonës.

“Ky apartamentet që jemi në sot është okazion nëse e krahasojmë me zonën. Në Komunën e Parisit metri katrorë kushton nga 1200-1400 euro metri katrorë. Ky apartament po shitet me 1000 euro metri katrorë dhe kushton 129.000 euro. Kush i blen këto apartamente mbi 100.000 euro?

Njerëzit me kredi ose emigrant. Çiftet e reja që jetojnë në Tiranë a mund të blejnë një apartament të tillë? Vetëm ato çifte që janë me punë shumë të mira private dhe jo shteti. Dhe çfarë mendojnë klientët e tu kur u prezanton këto apartament? Thonë ku e blej këtë apartament në Tiranë apo në BE”, shprehet ajo.

Eksperte e ekonomisë, Romina Radonshqi thotë se paga mesatare e një individ në Shqipëri është 468 euro, ndërsa kostoja e jetesës në vendin tonë është me e shtrenjta në rajon duke kapur vlerën e 410 eurove pa përfshirë këtu faturën qirasë apo këstin kredinë:

“Nuk ka logjikë ekonomike të thuash që një individ mund të blej një shtëpi në qendër të Tiranës kur metri katror kushton nga 3.000-4.000 euro. Nëse bëjmë një analizë paga mesatare e në individ ishte 468 euro që i bie që një individ nuk duhet të plotësojë asnjë nevojë fiziologjike vetëm t’i kursejë këto para ai mund të blejë vetëm në metër katror. “

Po qytetarët çfarë mendojnë për këto çmime?

“Të jashtëzakonshme si në Paris dhe në Vjenë. Vajza ime jeton në Danimarke dhe nuk ka mundur të blej një shtëpi në Tiranë. JU jetoni në Tiranë? Po. Sa para ju ka kushtuar shtëpia? Mua ma ka dhënë falas Banka Botërore, në të kundërt sot të isha pa shtëpi”, shprehet një qytetar.

“Shumë të shtrenjta nëse e krahasojmë me pagat. Ju keni blerë shtëpi? Fatmirësisht ma ka lënë babai trashëgimi, në të kundërt do jetoja me qira”, thotë një tjetër./Topchannel/

Befason Viola Spiro/ Ja me cilin futbollist do të dilte në një darkë romantike…

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kanë qenë të ftuara 4 moderatore sporti, mjaft të talentuara dhe që ia kanë fituar zemrën publikut. Bëhet fjalë për Hygerta Sakon, Viola Spiron,Cindy Marinën, Kadrie Canollin. Ato kanë folur për karrierën e tyre në fushën e modelimit të sportit dhe shprehen se janë shumë të lumtura për këtë profesion.

Në fund të emisionit është zhvilluar një lojë me pyetje, ku secila nga vajzat kanë zgjedhur dy gongal që përmbanin nga dy pyetje të cilat duhet t’i përgjigjeshin.Një nga pyetjet që i ra Viola Spiros ka qenë se me cilin nga futbollistët do preferonte që të kalonte një natë romantike. Moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjej duke dhënë emrin e Cristiano Ronaldos dhe shprehet se do dëshironte shumë.

Viola Spiro: Me cilin futbollist do të pranoje të dilje në një darkë romantike, ose e ke pranuar? Cristiano Ronaldon do e pranoja, do doja pafund.


Iku me kamion drejt Anglisë/ 24- Vjeçari Shqiptar kapet me shtëpi bari: “Më thanë se do punoja si kopshtar”

Një emigrant shqiptar ka përfunduar në pranga pasi u kap në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Riza Rama 24-vjeç kishte shkuar me Angli me kamion pasi i kishin premtuar se do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash për dy muaj. Por plani i tij nuk u realizua. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 32 muaj sipas vendimit nga autoritetet angleze.


Ai ishte raportuar nga fqinjët më 9 mars të vitit 2021. Brenda shtëpisë oficerët gjetën bimë kanabisi që ishin mbjellë në katër dhoma dhe në papafingo. Ai kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me ndriçim dhe impiante për rritjen e lëndëve narkotike. Në momentin kur policia shkoi në banesë ai u përpoq të arratisej nga dera e pasme. Rama u tha oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zonë pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar. Ai hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje në rrjetin elektrik ndërsa shtoi se kishte nevojë të punonte për t’i dërguar para familjarëve të tij në Shqipëri

Zgjedhjet lokale në Itali/ Njihuni me 38-vjeçarin shqiptar që do kandidojë në bashkinë e Milanos

Në fillim të muajit tetor në Itali do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për bashkitë e vendit, është dhe një shqiptar, 38-vjeçari Bledjan Beshiraj.Ai është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, ku ka studiuar në universitetin shtetëror aty, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.


Është vetë ai që përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se do të jetë kandidat në Këshillin Bashkiak 5 në Milano.

Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme” – shkruan Beshiraj.

Zgjedhjet lokale në komunat e rajoneve me status të zakonshëm do të zhvillohen në 3 dhe 4 tetor.

COVID-19, në Greqi / 2.046 të infektuar ,33 viktima në 24 orë

Situata e Covid-19 në Greqi nuk po përmirësohet. Autoritetet shëndetësore në raportin e 24 orëve të fundit, kanë bërë me dije se kanë humbur betejën me armikun e padukshëm 33 persona, ndërsa janë infektuar 2046 persona duke e çuar numrin e pergjithshem te te infektuarve ne 643,055 persona.Autoritetet tregojnë se aktualisht në spital, në intubim janë 331 persona.


Covid-19/ Shënohen 826 raste të reja në Shqipëri,10 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki:280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        826

Të shëruar në 24 orë      916

Të shtruar në spitale       211

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 5150

Testime totale              1,176,595

Raste pozitive               166,690

Raste të shëruara           151,914

Raste Aktive                   12,157

Humbje jete                     2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5385

Durrës             1169

Fier                  1151

Shkodër          1118

Vlorë               686

Elbasan           625

Lezhë              509

Berat               491

Korçë              310

Kukës              291

Gjirokastër      225

Dibër 197

E papritur/ Florian Marku dështon në matjen e parë, duhet të humbasë patjetër 113 gram brenda 2 orëve që të kryhet ndeshja…

Florian Marku do të përballet me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme.Tanimë dy boksierët kanë dalë në matje zyrtare, por shqiptari ka rezultuar mbi peshën e lejuar.

Portali anglez Mirror ka raportuar se boksieri shqiptar duhet t’i humbasë 4 ounces =113 gram brenda dy orëve.


Merret vendimi/Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës…

Të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite. Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare,u mor vendimi ku u lejohet shqiptarëve të lëvizin pa viza për në Arabinë Saidite.


Ndërkohë, për të gjithë shtetasit e huaj, edhe nga Arabia Saudite, në një vendim të mëparshëm të qeverisë për të favorizuar edhe turizmin, shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrejn dhe Kina, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE PRIVATE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

”Nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur përjetësisht”/ Profili i frikshem i Fabio Dushkut!

Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Bëhet fjalë për Fabio Dushkun 33 vjeç me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike për tvklan.al, ai tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.


Pyetje: Kur keni shkuar për herë të parë në Greqi dhe me çfarë jeni marrë?

Fabio Dushku: Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme.

Pyetje: Ju nga jeni me origjinë?

Fabio Dushku: Nga Mirdita. Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.

Pyetje: Ju ishit bashkëpronar apo aksioner i vetëm?

Fabio Dushku: Bashkë me një tjetër, me një grek.

Pyetje: Ju më pas u shkëputët për shkak të falimentimit apo problemeve ligjore?

Fabio Dushku: U tërhoqa unë, jam tërhequr para se të bija në bu.rg. U mora me diçka tjetër.


33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vr.asje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me bu.rgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.

Pyetje: Cila është historia juaj për të cilën jeni dënuar?

Fabio Dushku: Unë jam dënu.ar për ca vr.asje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste këtu në Greqi.

Pyetje: Me sa vite jeni dënuar?

Fabio Dushku: Bur.gim të përjetshëm.

Pyetje: Vr.asjet kanë ndodhur në Greqi dhe në cilin vit?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në 2007-2008. Unë jam dënuar për ato tani, dhe nuk është se kërkoj pafajësi.

Pyetje: Ju e keni pranuar dënimin tuaj?

Fabio Dushku: Jo, për vr.asje nuk kam pranuar asgjë unë!

Pyetje: E keni apeluar çështjen?

Fabio Dushku: Normale që e kam apeluar. Jam në gjykim e sipër në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Për sa vrasje ju kanë dënuar?

Fabio Dushku: Për ca vrasje dhe shumë plagosje.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në vitin 2007?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në vitet 2007-2008-2009. Unë jam kapur në vitin 2010.

Pyetje: Në cilin qytet kanë ndodhur krimet për të cilat ju akuzoheni?

Fabio Dushku: Në Selanik, Athinë dhe Larisa.

Pyetje: Domethënë për 3 vrasje?

Fabio Dushku: Po!

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Pyetje: Ju aktualisht për çfarë jeni në gjykim?

Fabio Dushku: Në lidhje me atë organizatën që do hidhnim në erë murin e burgut në 2015, do shembnim burgun. Jemi dënuar 40 veta bashkë.

Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së bur.gjeve në Greqi.

Pyetje: Ndërkohë, vitin e kaluar në fillim të Shkurtit u tha dhe u akuzuat se kishit planifikuar arratisje nga burgu i Koridhalos. Sa e vërtetë është?

Fabio Dushku: Nuk është e vërtetë. Ajo ishte politike. Mua s’mu gjet asgjë, m’u gjet një laptop. Laptopi s’është asgjë. Ajo ishte një lojë e drejtorisë së burgjeve. Nuk është se u gjykova për atë punë. Thjesht u bë e madhe në media, por në realitet e dinin ata dhe nuk e dija unë. S’ka problem, se këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë me mua./tvklan

Kozak” reagon pas rrëmbimit: “Ishin 20 veta me armë e thika, përplasën taksinë dhe më futën me zor në makinë. I binda me fjalë

Personazhi i njohur i “Instagramit”, i njohur si “Kozak”, që u rrëmbye dje nga katër persona ka dalë sërish live në rrjet, duke treguar versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, ai është rrëmbyer nga një numër i madh personash me armë e thika, që lëviznin me tre makina. Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

Ai rrëfen:


“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë”,shprehet Kozak.

Çfarë pritet të ndodhë ?/Arkitektët belgë zbarkojnë në stadiumi “Selman Stërmasi”….

Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues të huaj për të parë nga afër impiantin e bardhebluve.Të huajt që me shumë mundësi ishin belgë kanë vlerësuar impiantin e vjetër, i cili është në përdorim nga klubi Tirana dhe pronësi e bashkisë. Së bashku me grupin kanë qenë edhe drejtues të lartë të Tiranës.


Zëra në bashki bëjnë me dije se pas projektit të KF Tiranës dhe vetë institucioni që është pronari i impiantit ka interes që të zhvillojë stadiumin numër dy të Tiranës dhe prandaj janë afruar arkitektët.

Po kështu, projektuesit kanë parë edhe ambientet përreth të stadiumit, si parkingun, fushat e basketbollit dhe fushën e futbollit para “Selman Stërmasit”. Belgët kanë parë me detaje gjendjen aktuale të stadiumit. Qëllimi ka qenë për të pasur një ide rreth një projekti të ri për “Selman Stërmasin”.

Prej kohësh flitet për një rindërtim të stadiumit të dytë të kryeqytetit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj e ka dhënë “ok”-in e tij për ndërtimin e një impianti modern.Panorama Sport.

Marrja peng e të riut Kozak Braçi pas sharjeve në Instagram/ Shpallet në kërkim vëllai i Fabian Dushkut…

Një video në rrjetin social ‘Tik Tok’ të të rinjve shqiptarë që u publikuan ditën e djeshme tregoi jo vetëm shkallën e degjenerimit, por edhe deri kryerjen e veprave penale, që pa droje e frikë nga ligji, i transmetojnë edhe live në rrjetet sociale. Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi.


Mësohet se për t’u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në “Tik Tok”, duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

Është zbardhur edhe dëshmia e Kozak Braçit, i cili ka thënë se të rinjtë i njihte vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se gjithçka kishte nisur për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale. Ai ka thënë se përveç kërcënimeve të bëra në makinë, e kanë qëlluar disa herë me shpulla pasi e kanë nxjerr nga makina. Pasi agresorët e kanë sulmuar dhe degjeneruar live, e kanë nxjerr nga mjeti në Paskuqan. Ai është gjetur nga policia në këtë zonë dhe është shoqëruar në komisariat dhe pas marrjes në pyetje është lënë i lirë. Në lidhje me ngjarjen kanë qenë të përfshirë disa persona, por vetëm dy prej tyre janë identifikuar deri tani dhe janë shpallur në kërkim. Njëri prej vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku.