Mbërrijnë 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri,Manastirliu : “Vaksinohuni”

31,590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Manastirliu shkruan se në total, numri i vaksinave anti-COVID të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 1,982,130. Ministrja iu bën thirrje qytetarëve që të marrin dozat e vaksinave anti-COVID, për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.


Diva e muzikës greke Glykeria më 15 shtator koncert live në Tiranë

Diva e muzikës greke, Glykeri , për herë të parë do jetë në një koncert live në Tiranë në skenën e amfiteatrit. Këngëtarja greke është e njohur edher për kauzën e emigrantëve shqiptar, si dhe interpretimin e këngëve shqiptare , si 25 gërsheta. Kryetarja e shoqatës “ALB acess Ope” ndihet e lumtur që Glykeria do jetë me 15 shtator në Tiranë, pasi ajo ka një agjendë të ngjeshur në gjithë botën si dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare. Zëri unik dhe performanca elektrizuese,e bëjnë të vecantë këngëtaren greke, por Sukniqi vlerëson edhe anën e saj njerëzore, pasi e ka takuar nga afër në një koncert live.


https://twitter.com/korcablog/status/1410695662681927680?s=21

Bilanci i aksidenteve, shefi i Rrugores : “Emigrantët janë arrogantë në timon…”

Në një intervistë për ‘News 24’, shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti foli për bilancin e madh të aksidenteve që janë shënuar në vend. Ai tha se disa akse, rrugë interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde po monitorohen me radare dhe se ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.


Ahmetaj tregon se është bërë një analizë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik dhe ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi I gabuar që ka sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik te renduar në shumë akse. Nga analiza ai thotë se ka arritur në përfundimin se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë në Shqipëri janë arrogantë në timon.

Shefi i Rrugores thotë se shkelësit më të mëdhenj të kodit rrugor kanë rezultuar emigrantët.

Në nisje të vitit të ri shkollor shefi I komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.

Bora Zemani tërë sharm, e gjitha vëmendja te veshja e saj unike…

Bora Zemani është kthyer në rolin e moderatores në emisionin televiziv që e udhëheq. Ajo konsiderohet si një prej moderatoreve me tërheqëse dhe këtë e vulosin edhe paraqitjet në rrjetet sociale, ku bukuroshja shfaqet përherë joshëse. Edhe sonte kur është bërë gati për një sezon të ri të një prej emisioneve më të ndjekura, Bora u shfaq elegante dhe me shumë stil. Disa fotografi atraktive, ajo i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku u shfaq e veshur me një fustan të gjatë.

Ajo ka marrë pëlqime dhe komente të shumta të fansave që e komplimentonin dukjen e saj.Bora është nënë e një djali nga martesa e mëparshme me DJ Vin Veli, ndërsa pak kohë më parë është rapotuar se zeshkania i ka dhënë fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj.


Çfarë po ndodh me legjendën e futbollit ? Pele për gjashtë ditë në spital…

I gjithë Brazili është në ankth për një nga simbolet e saj, të madhin Pele. Miti i futbollit botëror, tashmë 80-vjeçar, kishte njoftuar javën e kaluar për një seri kontrollesh mjekësore rutine në Sao Paulo …ku dhe është zbuluar problemi. Legjenda e futbollit, Pele është operuar për një tumor në zorrën e trashë, diçka që sipas tij iu zbulua pikërisht gjatë analizave rutinore të zemrës.


“Do të përballem me këtë sfidë me buzëqeshjen në buzë, i rrethuar nga të dashurit e mi”,Unë u operova të shtunën për të hequr një lizon të zorrës së trashë,”, shpjegon ai.

Miqtë e mi, faleminderit shumë për mesazhet e mira , . Falënderoj Zotin sepse ndihem mirë dhe që i lejova Dr. Fábio dhe Dr. Miguel të kujdesen për shëndetin tim. Tumori u identifikua gjatë testeve për të cilat fola javën e kaluar. Për fat të mirë, jam mësuar të festoj fitore të mëdha me ju,” ishin fjalët e atij që ka shënuar 1279 gola në 1363 ndeshje, i vetmi futbollist që ka fituar 3 kampionate të Botës. Por kjo përballje e fundit mund të jetë edhe më e rëndësishmja.

Sali Berisha i pa lëkundur: “Ditën e premte në Parlament,do mbroj dinjitetin dhe sovranitetin e vendit tim !”

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të qenë pjesë e parlamentit të ri, edhe pse i është kërkuar nga ndërkombëtarët të braktisë mandatin e deputetit pas shpalljes “non-grata” nga SHBA. Në një intervistë për “Euronews Albania”, përballë gazetares Erla Mëhilli, Berisha tha se do të mbrojë dinjitetin e tij por edhe sovranitetin e vendit, duke shkuar në Parlament.

Pyetje: Do të shkoni ditën e premte në parlament?


Berisha: Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament, në përputhje të plotë me vullnetin e popullit shqiptar. Unë nuk fshihem prapa dinjitetit, prapa sovranitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim dhe sovranitetin e vendit tim. Asgjë nuk mund të, në asnjë lloj rrethane nuk mund të më detyrojë mua që të shkelmoj mbi dinjitetin tim. Mandati është i parlamentit, nuk është i deputetit. Është mandati i një parlamenti të një vendi sovran. Unë s’bëj asgjë tjetër veç se i nënshtrohem sovranitetit.

Pyetje: Pra s’ka një tërheqje nga ana juaj

Berisha: Nuk mund të ketë një tërheqje


Shpejtësia i mori jetën, intervista e fundit e këngëtarit grek/ “Dua të bëj gjëra të tjera në jetë,të ndihmoj motrën dhe nënën …”

Një pjesë interviste e papublikuar më parë të reperit Mad Clip është botuar së fundmi, pas ndarjes tragjike nga jeta. Reperi grek jep intervistën për Special Report brenda makinës që përfundimisht e çoi në vdekje. Reperi, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme, rrëfen gjatë intervistës së një viti më parë planet e së ardhmes.


“Unë nuk e kam përfunduar punën time, dua të bëj gjëra të tjera në jetën time. Për mua nuk është kjo fotografi, është vetëm një pikë e rrugës sime në rrugëtimin që kam marrë. Dua të jem në gjendje të ndërtoj një shtëpi të madhe shumë të bukur, ta nxjerr nënën time nga apartamenti që është pranë meje, të ndihmoj motrën time, ata përreth meje. Nuk jam 100 % aty ku dua të jem. E shoh veten në pak vite me një shtëpi tre herë më të madhe se ajo që kam tani, 2-3 makina më shumë, ndoshta jam zyrtarisht i martuar, 2-3 biznese të tjera, për të qenë pak prapa skenës.”, rrëfen reperi.

Ndërsa sot në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ishin qindra njerëz, mes tyre kolegë, por edhe fansa të tij. Nisur nga pasioni i tij për shpejtësinë, e cila e çoi drejt vdekjes, sot shumë miq të tij me motorë jashtë kishës, i dhanë lamtumirën e fundit duke shtypur gazin. Këngëtarja e njohur greke Elena Paparizou gjatë një interviste kishte një këshillë “Nëse kemi para për të pirë, duhet të kemi para edhe për të marrë një taksi” tha ajo, për të shmangur aksidentet.



Flet ylli Pogradecar i Kombëtares Endri Çekiçi: “Kemi lojtarë të talentuar, Shqipëria do të jetë kompetitive jo vetëm në rajon por edhe në botë…!”

Endri Çekiçi kërkon më shumë minuta nga Edoardo Reja pas paraqitjes së mirë që bëri ndaj Hungarisë. Teksa flet në konferencën për mediat në prag të sfidës ndaj San Marinos, Çekiçi deklaroi me bindje që Shqipëria do të jetë një të ardhme të ndritur.


Endri Çekiçi :“Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Na tha trajneri në pushim dje që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat gabime. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë”.

“Minutat? Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”.

“Goleadë ndaj San Marinos? Do ishte ekstra, por në fillim tri pikët kanë vlerë. Besoj se kemi ndryshuar stilin e lojës, jemi më ofensivë, do hyjmë për të shënuar”, tha Çekiçi.

Starton ‘PërPuthen 3’/ Njihuni me djemtë e këtij sezoni të ri (Video)

Programi i shumëpritur “PërPuthen” startoi ditën e sotme sezonin e ri në ekranin e Top Channel duke premtuar emocíone të vërteta. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arjan Konomi, ky program premton të na sjellë “përputhje” sa më reale këtë vit, krahasuar me sezonet e kaluara.Në puntatën e parë të këtij programi, jemi njohur me kastin e parë të djemve në këtë sezon të ri dhe ndër to, pjesa më e madhe jetonin jashtë vendit.

Daniel Koci, 24-vjeçar, lindur në Mynih dhe jeton në Tiranë prej vitesh duke punuar në një biznes të tij privat.


Argjend Rraci, 27-vjeçari nga Kosova, jeton në Gjermani, punon si recepsionist.

Jurgen Boduri, 24-vjeçari nga Berati me rezultate ekselente, banues në Tiranë.


Julian Çela, vetëm 19-vjeç, i papunë, hyn në program me deklarata të forta “Nëse do isha vajzë, do isha lézbíke”.

Markeliano Peti, 27-vjeçari i cili pranon hapur se është bipolar, jeton dhe banon në qytetin e Durrësit.


Bajo Qamo dhe Bruno Shemsho janë dy konkurrentet e fundit prezantuar ditën e sotme në program, 21 dhe 26-vjeçar, banues në qytetin e Tiranës.

Rudina Dembacaj: “Do bëhem nuse, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë…”

Rudina Dembacaj ishte e ftuara e parë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në nisje të këtij sezoni të ri televiziv. Ajo foli për pushimet e mëdha familjare, batutat me Markun që u kthyen në titujt më të lexuar të portaleve gjatë verës si dhe thashethemet e fundit lidhur me dasmën dhe një shtatzëni të aluduar.Rudina mohoi se është në pritje të ëmbël, por konfirmoi me gojën e saj se do e shohim shumë shpejt nuse me fustan të bardhë.E pyetur nga Bieta nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja nuk e kurseu një përgjigje.

Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh. O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”.


Sfida ndaj San Marinos në prag ,FSHF publikon çmimet e biletave…

Kombëtarja shqiptare pas fitores ndaj Hungarisë, do të përballet me San Marinon, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20:45 për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. FSHF ka publikuar edhe çmimet e biletave: Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj që janë të inkuadruar pas porte dhe çmimi më i lartë është në tribunën VIP me koston e 12,000 lekësh të reja.


Parashikimi i Kreshnik Spahiut: “Berisha do bëjë sikur do largohet nga partia, por sërish do tallet me amerikanët

Nga Kreshnik Spahiu

Berisha këto ditë, do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandoj sërish partinë.
Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur por në të vërtet do jetë sërish kryetar.


  • Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.
  • Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga presidenca.
  • Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.
    Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.
    Ashtu bëri edhe në 2013 sikur u largua.
    Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.
    Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.
    Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.
    Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.
    Amerikanët mund ta largojnë Sali Berishën nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.
    Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”
    Ruajeni këtë mesazh si provë…..

Afganët rrëfejnë ditët e qëndrimit në Shqipëri: “Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje, por kur mendoj për çdo gjë që lanë pas ndihemi fajtore…”

Qytetarët afganë kanë rrëfyer se ndihen mjaft mirë duke qëndruar në Shqipëri dhe për mikpritjen që u është bërë. Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ata tregojnë historinë e jetës së tyre, se si ndaluan së qenë punonjës zyrtarë, gazetarë, lanë familjet pas dhe vrapuan në derën e parë që u hap për t’i larguar nga talebanët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera rrëfime nga afganët e strehuar në Shqipëri.


*Unë kam qenë një pedagoge në universitet dhe kam punuar si gazetare. Burri im ishte po gazetar.

*12 vite duke dhënë mësim në dy universitete, si profesor asistent për gazetari. Unë kam trajnuar me mijëra e mijëra gazetarë. vecanërisht gra. Kur talebanët duan të gjurmojnë një gazetar, ata gjurmojnë familjen tënde. Shumë media kane ndaluar transmetimin

*Familja ime, babai im, ai më mbështeti për të nisur biznesin.

*Unë ju bashkova Ministrisë së Industrisë dhe Tregtosë si Drejtor i Përgjithshëm për Administrimin dhe Financat, si dhe zv.Ministër i deleguar.

*Unë kisha një jetë të mirë,

*Çdo gjë ka ndryshuar

*Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje dhe çdo gjë është mblesëlënëse. Por kur mendoj për familjen time, mendoj për babain dhe nënën time, për çdo gjë që lashë prapa dhe ndihem fajtore. Nuk mund të jem aq e lumtur sa do të doja të isha. Jam këtu me bashkëshortin dhe me dy fëmijët. Jam shumë e lumtur që shikoj që njerëzit e Shqipërisë janë kaq të këndshëm, interesohen për ne dhe na ndihmojnë. Për shembull ata duan të na japin diçka, mbështetje dhe kjo ëshyë një gjë e mirë.

*Kur unë lashë shtëpinë dhe zyrën, talibanët erdhën dhe pyetën fqinjët e mi rreth meje. Një nga fqinjët e mi më të telefonoi dhe më tha që talibanët erdhën në derën e zyrës dhe pyetën për ty. Kur talebanët dua të gjurmojnë një gazetar dhe ai është larguar nga vendi, ata gjurmojnë familjen e tij. Gjurmojnë vëllezërit ose motrat. Shumë media lokale dhe kombëtare kanë ndaluar transmetimin tani.


*Viti i kaluar ishte viti i artë për gratë sepse kishte shumë dyqane e biznese të drejtuar prej grave. Kështu që unë vendosa të studioja dhe të punoja për gratë. Gratë kanë shumë mundësi dhe aftësi për të bërë shumë gjëra. Mund të nisnim biznes apo diçka tjetër që mund të ndihmonte edhe gratë.

*Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të jem me gjithë familjen time, nënën, babain, vëllain dhe motrën. T’i ndihmoj ata të vijën këtu ose në një tjetër vend të sigurtë. Dhe gjithashtu të bëj gjërat që dua të bëj, përshembull të kem ndoshta një biznes timin të vogël. Kur shoh njerëzit rreth nesh, ata jetojnë në paqe. E dua këtë gjë për të gjithë vendin tim, për të gjithë njerëzit e mi. Ata e meritojnë të jenë në paqe, të jenë në një vend të sigurtë.

Fatos Lubonja: “Shqipëria është në ditët e saj më të zeza, Rama do të sundojë i patrazuar,opozita është e kastruar…

Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ketë paqe apo përplasje? Si do të jetë qëndrimi i opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigje nga analisti Fatos Lubonja pasditen e sotme në News24. Lubonja tha se nuk beson se do ketë përplasje, ashtu siç sipas tij ka pasur vetëm retorikë, propagandë e show politik. Sipas tij, kryeministri Edi Rama do opozitë fasadë në shërbim të fasadës që ka ndërtuar.


“E vështirë të bësh parashikime në Shqipëri në kuptimin e paqes ose përplasjeve. Problemi kryesor që kemi pasur ne, i paqes dhe përplasjeve, prej kohësh kanë qenë më shumë retorika, propagandë, show politik dhe jo paqe e përplasje të vërteta, as përplasje në kuptimin e interesave të ndryshme, siç qe për shembull ’97, kur ishte një popull i grabitur kundër qeverisë. Kanë qenë përplasje sallonesh, parlamentare, mediatike, të shtirura. Ne kemi kohë që bëjmë show dhe këtë show duket se e ka fituar Edi Rama, i cili në një farë mënyrë duket se nuk do më as këtë përplasjen retorike që ka qenë deri tani, por do të sundojë i qetë, i patrazuar. Mund të jetë përplasje në kuptimin e debateve parlamentare, disa figura që do dalin, por shpesh herë këtë figura bëjnë dhe retorikë, kujtojmë Blushin, Ramën, Nanon. Të gjitha këto kanë qenë skenarë mashtrues që ndoshta do të vazhdojnë, por do doja të kishte përplasje të vërteta. Njerëz që të ngrihen dhe vërtetë të përplasen me një regjim të korruptuar, të kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar që po shkatërron Shqipërinë dhe jetën e njerëzve, por nuk besoj se do ketë përplasje”, tha Lubonja.

Sipas tij, Shqipëria është në ditët e saj më të zeza.

“Rama atë që e quan bashkëpunim, nuk e quan dialog, por e quan ‘vihuni në shërbimin tim, përndryshe jeni armiqtë e mi, armiqtë e SHBA, armiqtë e Europës, jeni keqja, ndërkohë që unë jam e mira’. Ndërkohë që bashkëpunim në kuptimin e forcave të ndryshme që përfaqësojnë interesa të ndryshme, do të thotë dialog dhe kompromis për të arritur interesa ku bashkohen interesat e grupeve të ndryshme. Rama nuk do atë lloj bashkëpunimi, ai do një opozitë fasadë në shërbim të fasadës që ai ka ndërtuar, siç ndërtoi dhe qeverinë me 12 gra, që ishte dhe ajo një fasadë, për t’u dukur sikur Shqipëria po përparon, po ecën përpara drejt Europës nën udhëheqjen e lavdishme. Ndërkohë që unë jam nga ata që mendon se Shqipëria është në ditët e saj më të zeza, si kohë, si periudhë shumë e frikshme dhe e rëndë për sa i përket të jetuarit me dinjitet, me nder dhe i lirë në atë vend, edhe me një gjendje ekonomike që të krijosh një lloj mirëqenie dhe pavarësi. Se mund të ketë mirëqenie pa pavarësi se janë dhe shumë të pasur, por të lidhur me krimin e një shtet të korruptuar”, tha analisti i njohur.


I pyetur nëse ky mandat i tretë i socialistëve do të sjellë mirëqenie apo rritje të ekonomisë, ai përdori termin turbonarkapitalizëm, teksa tha se krimi mbjell krimin.

“Unë siç e kam thënë herë tjetër, jam i teorisë që ne jemi futur në një rrugë të krimit, të bashkëpunimit me krimin për të mbijetuar. Kur flas për bashkëpunim me krimin për të mbijetuar që ka qenë gjithmonë në Shqipëri kam parasysh mbajtjen e shtetit nëpërmjet parave të krimit të organizuar, të parave të trafikut të drogës, të cilat po riciklohen. Kjo lloj ekonomie ka kapur politikën. Politika jeton nëpërmjet kësaj ekonomie, shpërndan dhe ndonjë lek, por që në fund fare është shkatërrim jo vetëm i territorit, por edhe i njeriut dhe shoqërisë dhe këto politika sjellin atë atë politikën, krimi mbjell krimin. Përderisa jemi futur në këtë rrugë, të ardhmen e shoh si krimi mbjell krimin. Për të mbuluar krimet që kemi mbjellë duhet të bëjmë krime të tjera, bashkëpunim me krimin, sepse nuk kemi ndërtuar alternativë ndaj kësaj. Do të vazhdohet të shkatërrohet ekologjikisht Shqipëria, territori do përdoret si gurore, bukuritë natyrore do grabiten, nga mafia që do t’i blejë, për të zhvilluar gjoja turizëm, ndoshta dhe ndonjë operacion tjetër të neoliberalizmit. Nuk shikoj mirë, shikoj injorancë. Një termë që mund të përdoret është turbokapitalizëm, ky që bëhet, bëhet dhe në Europë dhe në botë. Këtu mund të quhet turbonarkokapitalizëm ky i joni, kështu e shikoj”, tha Lubonja.

Lidhur me rolin e PD dhe LSI, ai u shpreh se opozita është goditur, madje është kastruar.

“E shoh si një opozitë që është goditur. Kam përdorur dhe termin kastrim, e ka bërë impotente, një proces që është bërë shkallë-shkallë, por sidomos dhe në mënyrë dramatike tani. Eksponentë të opozitës thonë duhet të ikë Berisha, jo se i ka bërë 1,2,3 Shqipërisë e shqiptarëve, por se do Amerika. Kjo është një lloj impotence. Shoh një popull të deluzionuar, e ka humbur shpresën. Keni parë ju ndonjë zgjidhje”,tha ai.

Nuk hyn dot në Shqipëri pa vaksinë ose tampon/ Ja çfarë ndodh në Kakavijë (VIDEO)

Në pikëkalimin e Kakavijës, që prej ditës së sotme ka filluar aplikimi i ri i masave për të hyrë në Shqipëri ku parashikohen masat shëndetësore të vendosura për herë të parë në kufijtë hyrës të Shqipërisë që prej fillimit të pandemisë.

“ Po duhet të jetë vaksinimi, dy dozat e para, të ketë kaluar 14 ditë, testi antigen, dhe çertifikimi përmes analizave 3-mujore ose 6-mujore që kanë kaluar Covid. Një pjesë janë shumë të informuar, një pjesë janë të vaksinuar dhe shumica janë me testet e nevojshme për kalimin.”


Kjo procedurë e ka rritur kohën e përpunimit të dokumentacionit me rreth 10 minuta për çdo qytetar.

“Unë kam test të rregullt dhe mua më mbajtën këtu, më çuan deri tek përgjegjësi. Më mbajtën 10 minuta, janë të pasqaruar këta këtu. Jam i vaksinuar me dy vaksina.”

“ Vonohen pak, por s’ka gjë. Është në rregull. I kemi bërë edhe vaksinat këtu në Shqipëri”

“ Ju keni ardhur me test?

Po me test, vijmë nga Sllovakia dhe pritëm rreth një orë. Nuk kemi vaksina.”

Një numër qytetarësh po detyrohen nga autoritetet në hyrje të kryejnë tamponin në Kakavijë, të presin rezultatet dhe më pas të kalojnë.

Për këtë arsye të dyja klinikat e instaluara këtu që deri tani ju shërbenin vetëm qytetarëve në dalje pasi testi ka kohë që është i detyrueshëm për të hyrë në Greqi, tani po i shërbejnë edhe fluksit hyrës në Shqipëri./ Top Channel/