Humb jetën mësuesja në Spitalin e Pogradecit/ Familjarët akuzojnë mjekët e urgjencës…

Një grua 47-vjeçare me profesion mësuese, Gjuhë -Letërsie ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit në rrethana të paqarta. Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe më tej. Burime për mediat bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. Trupi i 47-vjeçares Anila Bazellari,është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve. Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo ishte me astmë, por nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.


Anila Bazellari -Mesuese Gjuhë Letërsie


Ministri i Brendshëm Çuçi: “Saimir Hoxha do të shpallet Dëshmor i Atdheut”

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi përmes një deklarate për shtyp, bëri me dije se kanë nisur procedurat për shpalljen e nënkomisarit të Policisë së Lezhës, ”Dëshmor i Atdheut”. Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm nga 21-vjeçari Aldi Rama. Çuçi u shpreh se po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

Deklarata e plotë :


Jam në këtë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik. Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai. Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë. Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

Nuk donte të vetëvritej? Artan Hoxha: “21- vjeçari Aldi Rama ka një plumb në cep të ballit”…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e “Radari Informatvi”, shfaqi dyshimin se Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha nuk ka dashur të vrasë veten.Sipas Artan Hoxhës, në vendin e ngjarjes pranë trupit të 21-vjeçari janë gjetur gjurmë rrëshqitje, çka do të thotë se Aldi Rama në tentativë për t’u larguar, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka marrë një plumb në zonën e ballit.

“Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Nuk është zonë që qëllojnë veten personat kur bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja,”– tha Hoxha ndër të tjera.

Ndër të tjera gazetari Artan Hoxha raporton se i riu Aldi Rama duhet të ishte në shtëpi pasi ishte nën efektin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.


Merrnin kredi me kartat e ID të të sëmurëve/Infermierja: Isha në gjendje të vështirë ekonomike

Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, e cila merrte kredi për elektroshtëpiake dhe furnizonte dyqanin e saj. Kjo ishte skema e shëmtuar e infermieres dhe shitëses nga Tirana , që janë arrestuar së fundmi nga policia. Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Infermierja e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë.


Infermierja Bardhollari pas arrestimit ka pranuar veprimet që kishte kryer me argumentin se gjithçka e kishte bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”. Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve:E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.


Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

“Vetëm qaja, nuk haja”/ Anxhela Martini i rrëfehet romunëve për arrestimin e të shoqit miliarder

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka treguar për herë të parë periudhën e vështirë që përjetoi në momentin kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua .Në një dokumentar për “Antena Stars” në Rumani, ajo ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në kur biznesmeni rumun përfundoi nën prangat e autoriteteve greke.


Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, e ula poshtë burrin kur u ulë dhe i thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve, 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka deklaruar Angela.

Sakaq, Angela u shpreh se pati momente dobësie gjatë gjithë këtij rrugëtimi, por nuk u dorëzua për as edhe një moment.

“Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, shtoi modelja.


Nuk u bë deputet në 25 prill/ Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ervin Bushati nuk arriti që të merrte një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, e megjithatë, ai ka marrë një post shumë të rëndësishëm.Bushati është emëruar në krye të Postës Shqiptare, e ndërsa prezantimi i tij si drejtor i këtij Institucioni të rëndësishëm do të bëhet nesër në orën 14:00. Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj, edhe ky i fundit një kandidat i PS-së, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 2017.

Ervin Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.


Vrasja e policit / Policia sjell pamje nga toka dhe ajri në operacionin e arrestimin të autorit !

Policia ka sjellë pamje nga operacioni për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau efektivin e Lezhës, Saimir Hoxha ditën e sotme. I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA. Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar. Mesohet se ai ka marrë dëmtime në kokë nga predha e armës së zjarrit, që i ka prekur edhe zonën e trurit .Ai ka qëlluar nga ana e majtë dhe plumbi ka përshkuar tejpërtej. I riu ndodhet në reanimacion dhe po u nënshtrohet analizave. Fill pas tyre mjekët pritet të dalin në një konkluzion nëse do të kryhet apo jo ndërhyrje. Bluzat e bardha i druhen një hemorragjie të brendshme që mund të ketë pësuar 21-vjeçari nga predha. Po ashtu Aldi Rama po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të parë parametrat e tij jetësorë.


Elvi Berisha: “Do të ngjitemi aty ku e meritojmë”,Skenderbeu synon vendet e para !

Elvi Berisha shënoi gol vendimtar ndaj Egnatias, por që vlejti vetëm një pikë. Sulmuesi jo vetëm që shënoi një supergol, por ishte aktiv në çdo rast të lojës së korçarëve. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, sulmuesi pohoi se beson te ngjitja e Skënderbeut në klasifikim, si dhe tregoi sekretin e golit ndaj Egnatias.


Elvi Berisha: “Jam i kënaqur që shënova ndaj Egnatias. E prisja këtë gol pasi isha përgatitur gjatë gjithë javës, ku veç vlerësimit për kundërshtarin kisha dhe synim personal. Më vjen mirë që e arrita qëllimin. Ishte një pikë me vlera për ne. Skënderbeu kudo luan për pikë e të paraqitet mirë. Nuk na mungon asgjë, kemi grup cilësor dhe staf që mundohet të na motivojë.

Paraqitja ishte e mirë dhe golat kur vijnë individualisht ka rëndësi maksimale. Rëndësi ka që ndaj një kundërshtari si Egnatia morëm rezultat pozitiv në çdo drejtim. Rolet? Këtë detaj e vendos trajneri se ku luaj unë, jam gati gjithmonë. Asnjëherë se kam pasur problem rolin, që në hapat e mi të parë si futbollist. Vetëm kam pasur synim të jem në lartësinë e duhur. E ardhmja e skuadrës? Këtë vit jemi më ndryshe, pasi është ruajtur grupi.

Njohim lojën dhe përshtatemi mirë në çdo fushë. Të gjithë jemi të bashkuar. Besoj se do të ngjitemi aty ku e meritojmë, pse jo në vendet e para, pasi kampionati sapo ka filluar. Na nevojitet përqendrim, asgjë tjetër. Duhet të na vlerësojnë të gjithë me radhë”, u shpreh autori i golit të Skënderbeut. I pyetur se a synon të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit, Berisha u shpreh: “Kjo gjë varet nga gjendja skuadrës”./ Panorama Sport/

Ankth në Rinas/ Defekt në rrotat e avionit gjatë uljes…

Një incident ajror ka ndodhur pak minuta më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Avioni i vogel model Beechcraft me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë dhe njoftohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. TIA njofton se si pasojë e ngjarjes operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta., por tashmë fluturimet rifilluan .

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista Si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Fluturimet rifilluan.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Covid-19/ Shënohen 594 raste të reja në Shqipëri, 15 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:
211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.
Janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 984
Të shtruar në spitale 177
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2183

Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190

I jepnin rrogën si mësues një personi që jetonte në Angli/ SPAK mësyn në zyrat e Arsimit !

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër, ku dyshohet se po kryhen kontrolle në lidhje me një mësues që jetonte në Angli, por që vijonte të merrte rrogën si mësues në Dibër. Rasti i mësuesit ishte denoncuar edhe më parë dhe kishin nisur hetimet, por për arsye që nuk dihen ende, Prokuroria Dibër pushoi hetimet.

Deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës 3 zyrtarë, dy inspektor të ZVA-s dhe financieri i Këshillit të Qarkut. Për këtë arsye hetimet janë përqendruar edhe në Prokurori. Operacioni është ende në vijim dhe për momentin nuk dihen të tjera detaje.


Jetë e re në SH.B.A/ Ilva Tare feston ditëlindjen e të birit …

Ilva së bashku me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj duket se kanë nisur një kapitull të ri jashtë Shqipërisë. Kjo nuk e ka penguar Ilvën të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme të shumë momenteve nga jeta private. Ditën e sotme, djali i çiftit Tomas feston ditëlindje dhe ka mbushur katër vjeç. Familja është kujdesur të organizojë një festë në ambientet e shtëpisë dhe vogëlushi duket shumë i lumtur. Krah tij, qendrojnë mami Ilva, babi Eduard dhe motra Melodi, të cilët kanë bërë me duar numrin katër, duke treguar kështu se janë një familje shumë e bekuar.


Luana Vjollca largohet nga TopChannel:”Dashni pa kushte, dashni e madhe, dashni e vërtetë”…

Luana Vjollca më në fund foli hapur për projektet e saj për këtë sezon të ri. Moderatorja njoftoi publikun e saj se nuk do jetë më pjesë e TopChannel, pas 15 vitesh aty, duke bërë me dije se tani po punon për një projekt privat. Përmes një postimi në Instagram, ku janë përngjitur dy foto, Luana shkruan për publikun e saj dhe dashurinë që i është falur gjatë këtyre muajve që ajo nuk foli për planet e saj.


“Nuk e paskam dit’ sa shumë qenkemi dasht’! Dashni pa kushte, dashni e madhe, dashni e vërtetë, e njëjtë nga të dyja palët: Unë dhe Ju.

Për Ju që më pyesni e më shkruani qindra e mijëra herë gjatë ditës “Kur do të rikthehesh në TV”- e kërkoni këtë me ngulm gati-gati në protestë…ËOË ça ndjesie! Qenka dasht’ me u ndal pak, me pas kohë me përjetu dashninë tuaj, me kuptu sa e fortë dhe e vërtetë qenka kjo dashni, me reflektu tek vetja që vërtetë kam punuar shumë shumë shumë fort për kaq e kaq shumë vite por ia paska vlejt’ barra qeranë.

Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran – aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre! Ndjej për detyrim të ndaj me Ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer… Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik.

Ekzekutoi efektivin e policisë / Vetëplagoset 21-vjeçari qëllon ndaj vetes pasi u rrethua nga RENEA…

Policia njofton se është arrestuar 21-vjeçari Aldi Rama, i cili ekzekutoi policin Saimir Hoxha ditën e sotme. Raportohet se ai është vetëplagosur. Bëhet me dije gjithashtu se ai ka tentuar të vetëvritet. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. Në vijim të kontrolleve intesnisve nga toka dhe nga ajri u bë i mundur lokalizimi i tij në ambientet e një banesë, aty ku dhe ka tentuar ti japë fund jetës.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit


Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Pistoletën mbi tavolinë/ Ja çfarë postonte në rrjetet sociale 21-vjeçari

ldi Rama, 21-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, vite më parë ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu ai shfaqet në fotografi të hedhura në rrjetet sociale, edhe me armë mbi tavolinë. Vëmendjen e tërheq edhe një koment epik i babait të tij, Rufan Ramës ,i cili thotë se: “Aldi është bërë më i gjatë dhe më i keq se Edi Rama”...


I riu është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për herë të parë. Ai përfundoi pas hekurave pasi akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij, e gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me gjyshin, I kishin gjetur dhe një cigare kanabis.

E dashura e kishte denoncuar në Polici dhe për dhunë por çështja u pushua. Megjithatë telashet nuk përfunduan me kaq për të riun. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa një vit më pas, paraditen e 28 shtatorit, ai qëlloi me armë zjarri në zemër, oficerin e Policisë, Saimir Hoxha, duke e lënë të plagosur rëndë. Megjithatë plumbi i marrë në zemër, i kushtoi jetën efektivit 44-vjeçar.