“Emocione pa fund”/ Shfaqja “Jetët Private” e trupës teatrale vlonjate në “KoKo fest” të Korçës (Foto)

Nga Genc Demiraj

Se ndoshta mbrëmë ishte edhe vonë, dhe nuk mundëm ti thoshim të gjitha mbi suksesin e shfaqjes “Jetët Private” të trupës sonë të teatrit, këtu në festivalin e komedisë “KoKo fest” Korçë 2021. U mjaftuam vetëm me fjalët përmbledhëse ekzaltuese, “sukses në KoKo fest” dhe “emocione pa fund”, sepse në fund të fundit entuziazmi i tillë ishte, shpërthyes…!


Befasia më e bukur e festivalit, u quajt nga organizatorët shfaqja jonë ! Një spektakël i vërtetë, një lojë brilante aktoriale, një harmonizim perfekt i gjithë komponentëve, u shprehën pa doreza shumë nga kritikët e pranishëm…!

Na kënaqët, na keni dhuruar një nga shfaqjet më të bukura, bravo…ishin pothuaj në një zë shumë nga publiku dhe kolegët e shumtë…! Vetëm juria ishte “hermetike”, e heshtur, e ftohtë, e vëmendshme, korrekte për hir të detyrës, por që në shtrëngimet uruese të duarve për hir të profesionalizmit e lëshonin pa teklif urimin: Ju lumtë !

Për nji mend dhe pa modesti, shfaqja jonë e mbrëmshme ishte e shkëlqyer. Një lojë brilante aktoriale, si asnjëherë më parë, të mrekullueshëm Lori Gjeçi, Tan Islami, Matilda, Margenti… Të çlirët, konkret, të besueshëm, me role të realizuara dhe të skalitura artistikisht duke i qëndruar besnik konceptit dhe zgjidhjes regjisoriale të Eliona Thomarajt…! Një shfaqje e madhe në “KoKo fest”…! Një mbrëmje e paharruar në Korçë…! Një paraqitje dinjitoze, që tërhoqi seriozisht vëmendjen e publikut, jurisë dhe kritikës shqiptare…! Gjithësesi misioni artistik i trupës sonë në “KoKo fest” përfundoi me shumë sukses.Fjalën tani e ka juria… !


Kosova heq nga përdorimi mbi 133,000 vaksina AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër covid janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit.Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia. “Si Ministri e Shëndetësisë kemi lajmëruar qysh në fillim se afati i tyre është deri më 31 gusht”, tha Vitia.


Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, ai tha se “dezinformatat për afatin e këtyre vaksinave” kanë bërë që të bie besimi në to dhe që qytetarët të refuzojnë marrjen e tyre. Vitia tha se Kosova, aktualisht, nuk është në situatë kur duhet të zgjedhë vaksina, “sidomos kur ato janë të sigurta”. “Vaksinat që janë në stoqet tona, janë të sigurta”, tha Vitia, duke shtuar se sigurinë e tyre e garantojnë edhe mekanizma si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia Evropiane e Barnave apo Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së.

Dy vaksinat kundër koronavirusit që përdor Kosova, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Vitia tha se qendrat e vaksinimit në Kosovë tash për tash posedojnë 108,856 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe 46,947 doza AstraZeneca. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim në Kosovë do të arrijnë edhe doza të tjera, ndërsa tha se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe fundjavave, nisur nga 11 shtatori.

Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 841,000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. Kosova aktualisht është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë, me mbi 27,000 raste aktive të të infektuarve./REL

Risia e fundit e Apple, si do të komunikojnë përdoruesit e iPhone 13

Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen. Lajmi është bërë publik nga nga një njoftim i analistit të Apple, Ming-Chi Kuo. Bëhet fjalë për një version të personalizuar të çipit bazë të Qualcomm X60, që pritet të përdorë Apple në iPhone 13, i cili do të mbështesë komunikimet satelitore të orbitës së ulët (LEO).

Përdoruesit e iPhone 13 do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet e komunikimit satelitor të Globalstar në pajisjet e tyre, nëse Apple partnerizohet me ofruesin e shërbimit të komunikimit satelitor LEO, u mësua sipas raportimeve të Kuo-s. Po kështu, Apple mund të përdorë edhe komunikimin satelitor në kufjet e ardshme të Apple AR dhe Apple Car. Apple pritet të lançojë serinë e re të iPhone 13 këtë. Karakteristika e lidhjes së komunikimit satelitor do ta bëjë iPhone 13 më tërheqës për konsumatorët, pasi do t’u mundësojë atyre të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe në zona që nuk kanë mbulim standard 4G ose 5G. IPhone 12, i lançuar vitin e kaluar, është smartphone i parë i Apple i pajisur me 5G.


Rritje e frikshme/ 982 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 982
Të shëruar në 24 orë 475
Të shtruar në spitale 100
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5724

Testime totale 1,053,104
Raste pozitive 147,369
Raste të shëruara 134,276
Raste Aktive 10,592
Humbje jete 2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,860
Shkodër 1,846
Vlorë 924
Durrës 836
Fier 745
Lezhë 589
Elbasan 527
Berat 375
Gjirokastër 302
Korçë 244
Dibër 178
Kukës 166

Edhe turistët e huaj e duan “Sofrën Kolonjare”, Presidenti Meta “braktis” bregdetin për Ersekën…

Presidenti Ilir Meta largohet nga bregdeti ku zakonisht jemi mësuar ta shohim duke postuar foto në rrjete sociale…duke u zhvendosur në Kolonjë nga ku ndan edhe disa foto krahas disa turistëve.

Edhe turistët e huaj e duan “Sofrën Kolonjare”, shkruan Meta në Instagram.


Lefter Koka jep dorëheqjen/ Kjo është deputetja e re e PS-së që do të marrë vendin e tij

Lefter Koka pak orë më parë njoftoi se ka hequr dorë nga mandati si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ndërkohë mandatin e tij në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë kandidatja Ana Dhamo. Në zgjedhjet e 25 prillit, Dhamo u rendit e 9-ta në listën e PS-së në Durrës, e cila arriti të merrte 2031 vota. Disa deputet të tjerë kanë siguruar më shumë vota se Dhamo, por sipas kodit zgjedhor, 30% e listave të PS-së duhet të jetë të plotësuar me kandidate femra në Kuvend.


Një rastësi është se ky lajm i mirë për Dhamon vjen dhe një ditë para datëlindjes së saj, pasi nesër juristja mbush 36-vjeçe, duke marrë kështu një dhuratë të parakohshme.

Ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundoi studimet e ciklit 5-vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”, po në Itali. Dhamo është gjithashtu pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës, që nga viti 2014.

“I uroj çdo femre një burrë si ai’, deputetja marroset pas të dashurit…duke shijuar bregdetin shqiptar…

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi. Ajo bashkë me të dashurin e saj, Keith Groeneveld, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, për të kaluar së bashku disa ditë joproduktive larg aktiviteteve të përditshme.Mbrëmjen e së martës, aktorja dhe deputetja Matoshi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në krahët e të dashurit të saj.

Çdo herë duke u habitur nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai. Me të vërtetë një bekim nga Zoti! PS: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”, kanë qenë fjalët e aktores dhe deputetes së njohur në mbishkrimin e fotografive. Adriana dhe Keith kanë më shumë se një vit që janë bashkë dhe njohja mes tyre erdhi pasi Keith u shpërngul në Kosovë për një kohë, ku u angazhua si futbollist në një nga ekipet vendase të futbollit.



Goditet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës në Greqi/ Në pranga 4 shqiptarë, shpallet në kërkim një tjetër

Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar, ndërkohë një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim në një operacion të policisë greke për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës.Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Artemidha, Renti dhe Spata të Athinës.Jane sekuestruar 68 kg 840 gram marijuanë, 15 250 euro, 26 fishekë, karikator, 18 celularë, 2 automjete dhe bllokues valësh.


Masat anti covid/ Maqedonia e Veriut nga sot lejon futjen në kufi vetëm me dëshmi vaksinimi ose test PCR

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për mbrojtje nga pandemia e covid. Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.


Shtetasit që nuk përmbushin njërën nga këto kushte do të vendosen në izolim për shtatë ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut, dhe kohëzgjatja mund të shkurtohet në pesë ditë nëse paraqitet një test negativ PCR gjatë asaj periudhe. Përjashtim nga ky vendim ka vetëm për shoferët e kamionëve të mallrave. Masa e re, ka shkaktuar kolona të gjitha në disa pika kufitare, në veçanti në “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë prej nga shumë shtetas kthehen nga pushimet verore.

Shtrëngimi i masave vjen pas rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 37 viktima dhe 870 të infektuar. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14.300 persona. Në fuqi janë edhe masa tjera kufizuese, si puna në objektet e gastronomisë me kapacitete të kufizuara, apo vetëm me 30 për qind të kapaciteteve në hapësirat e brendshme dhe deri në 50 për qind në hapësirat e jashtme. Hyrja në restorante, qendra tregtare dhe objekte tjera afariste lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi.

Momenti kur makina shpërthen në flakë sapo del nga karburanti në Maliq/ Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Publikohen pamjet e automjetit që shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm sapo doli nga karburanti në fshatin Vloçisht në Maliq. Siç shihet në pamje, pas një shpërthimi të fuqishëm, makina ka shpërthyer në flakë, që del fuqishëm edhe nga bagazhi, ndërkohë shoferi dhe pasagjeri dalin me shpejtësi nga mjeti, duke hapur dyert.

Fatmirësisht në kohën kur mjeti humb kontrollin dhe ecën përmes rrugës, nuk ka pasur makina të tjera që t’i vinin përballë. Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në pikën e furnizimit me karburant, ndërkohë që dy persona që ndodhen në një mjet të parkuar aty, tentojnë të largohen me shpejtësi. Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit, që kanë marrë djegie në trup, janë transportuar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas kanë ikur në banesat e tyre.

Momenti kur makina shpërthen në flakë sapo del nga karburanti


https://twitter.com/korcablog/status/1433012172154707969?s=21

Lefter Koka jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Lefter Koka ka dorëzuar mandatin e deputetit ditën e sotme. Koka shkruan në një status në FB se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik. Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpuntorët që e bënë fitues për vite me radhë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Koka fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS pasi garonte si i 7-ti në qarkun e Durrësit para kryeministrit Edi Rama. Me vendimin e fundit, mandati i deputetit i kalon të numrit pasues në listë.

NGA LEFTER KOKA


2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton: Të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me…

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ vjen me një njoftim për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Duke filluar nga dita e sotme (1 shtator) në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë dhe jo familjarët e tyre. Ndërkaq, pasagjerët duhet të jenë patjetër të pajisur me maskë, duhet të kenë me vete biletën e udhëtimit, testin PCR ose Antigen apo certifikatën e vaksinës, si dhe formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku do të udhëtoni.

Njoftimi i plotë i TIA:


Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë.
Pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:

– Maskën
– Biletën e udhëtimit
– Testin PCR ose Antigen apo çertifikatën e vaksinës në varësi të destinacionit ku udhëtoni
– Formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku udhëtoni.

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

“Dasma gjithandej”, Braçe: “Gjuajtja e dhëndrit dhe nuses me lekë në ballë, kulturë mizerabël ,sa pak respekt për të ardhurat në këtë vend”

Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe, i cili pak ditë më parë njoftoi largimin nga posti, ka kritikuar i revoltuar traditën e hedhjes së parave në dasmat shqiptare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe e konsideron një kulturë mizerabël atë të gjuajtjes me lekë të nuses dhe dhëndrit. Sipas tij, ata që bëjnë spektakël me para në dasma nuk kanë respekt për mundin, djersën dhe paranë e ardhur prej tyre.

POSTIMI I PLOTË


HARE E MADHE!

DASMA GJITHANDEJ!

Dhe patjeter;

KULTURA MIZERABEL E GJUAJTJES ME LEKE TE NUSES E DHENDRIT,

MADJE DUKE UA NGJITUR ME PESHTYME NE BALL, VIJUAR ME HEDHJEN E LEKUT NE AJER NE KERCIM E SIPER PER TE DESHMUAR STATUSIN E PARASHUMIT NE MES TE SHOQERISE E KRUSHQISE,

SHOQERUAR NGA NJE MUZIKE E TMERRSHME!

Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje.

Dhe nje gje mendoj;

Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij,

qofte ky dhendri apo ajo nusja!

Por edhe sa pak respekt ka per

TE ARDHURAT, parane ne kete vend!!

Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma;

Por nje gje e di fare mire:

Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!

“Çmënden” burrat në Tiranë/ 4 të arrestuar…njëri rreh hallën, tjetri bën për spital gruan…

Katër persona janë arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë në familje. Blutë e Tiranës bëjnë me dije përmes një njoftimi zyrtar se është vënë në pranga një 31-vjeçar që ka dhunuar hallën e tij, një 37-vjeçar që ka dhunuar ish-gruan dhe një tjetër që ka kanosur bashkëshorten.

NJOFTIMI PER ARRESTIMET


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.08.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.