Lefter Koka jep dorëheqjen/ Kjo është deputetja e re e PS-së që do të marrë vendin e tij

Lefter Koka pak orë më parë njoftoi se ka hequr dorë nga mandati si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ndërkohë mandatin e tij në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë kandidatja Ana Dhamo. Në zgjedhjet e 25 prillit, Dhamo u rendit e 9-ta në listën e PS-së në Durrës, e cila arriti të merrte 2031 vota. Disa deputet të tjerë kanë siguruar më shumë vota se Dhamo, por sipas kodit zgjedhor, 30% e listave të PS-së duhet të jetë të plotësuar me kandidate femra në Kuvend.


Një rastësi është se ky lajm i mirë për Dhamon vjen dhe një ditë para datëlindjes së saj, pasi nesër juristja mbush 36-vjeçe, duke marrë kështu një dhuratë të parakohshme.

Ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundoi studimet e ciklit 5-vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”, po në Itali. Dhamo është gjithashtu pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës, që nga viti 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: