Për të gjithë ata që thonë: “Të lumtë, ia paske hedhur që ke ikur nga Shqipëria!”

Nga Drini Dumreja

Pasi zbres nga avioni në aeroportin e Rinasit, i drejtohem sportelit për të huaj. Kontakti i parë njerëzor me Shqipërinë. Ishte një sportelist, një burrë rreth 50-vjeç, që, pasi e mori pasaportën, e vulosi, ma zgjati dhe më pyeti :

– Jeton jashtë, ë ?– Po, – i thashë ?– Po si shkove – më tha?– Me aplikim,- iu përgjigja unë.


– Të lumtë, – më tha, – ia paske hedhur.– Le ta zëmë se ia hodha, -iu përgjigja unë, dhe u largova në punën time.

Nuk ishte as vendi dhe as koha t’i shpjegoja se si ia kisha hedhur. Duke dalë nga aeroporti, nuk më hiqej nga mendja fjalia e tij : “ia paske hedhur”.

Po të kisha pasur rast t’i përgjigjesha jo vetëm atij, por gjithë atyre që mendojnë se unë ia paskam hedhur, do t’u thoja:

“Ju, or zotëri, nuk e dini se unë kam pesë vjet dhe nuk kam gjetur një punë jo si ajo që kam patur në Shqipëri, por as të përafërt me të.

Do t’u thosha: a e dini ju, or zotëri, se unë isha pronar i një shtëpie në Shqipëri dhe atje ku jetoj tani, jam një borxhli i madh. Pse ? E shita shtëpinë time në Shqipëri dhe u mundova të zvogëloj kredinë time bankare qindra mijëra dollarëshe për një shtëpi tjetër, aty ku jetoj tani.


Dhe më e bukura është kur shumë emigrantë thonë se kanë blerë shtëpi (në fakt disa edhe e kanë paguar, por unë flas për shumicën).

Vërtetë ? A quhet i blerë një mall kur ti nuk ke dhënë akoma të gjitha paratë?

Në qoftë se po, atëhere ti nuk ke blerë shtëpinë, por je një borxhli në bankë për gjithë jetën, siç jam edhe unë.

Do t’i thosha, e dini ju, mor zotëri, se qeraja e dy dhomave dhe një kuzhinë ku unë jetoj me familjen, është mesatarisht 2800 dollarë aty ku jetoj tani dhe se çmimi i një shtëpie është mesatarisht 1 milion dollarë.

Mund t’i thosha atij dhe të tjerëve edhe shumë gjëra të tjera.

Por, gjëja më kryesore që doja t’u thosha të gjithëve, është: Informohuni, edukohuni, mësoni për emigracionin dhe mos flisni a priori, në hava.

Shikon një pasaportë të huaj dhe frap: ia paske hedhur, të thotë tjetri.

Jo, mor zotëri, nuk është kështu. Realiteti është ndryshe.

Po, kështu, atyre që shajnë Shqipërinë ende pa vënë këmbën në tokën mëmë, në aeroportin “Nënë Tereza” (krenoheni me të jashtë Shqipërisë, eh !), do t’u thosha, mjaft e shatë Shqipërinë!

Do t’u thosha se ju kini kuptuar shumë pak ose aspak nga vendi ku jetoni. Ju vetëm doni t’u shisni mend të tjerëve .

Dhe kujt? Njerëzve tuaj, shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Bes Kallaku: “Është më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar, ata bëjnë jetë…rrinë në hotel me pesë yje…

Aktori i humorit,Bes Kallaku është ndalur së fundmi në një temë e cila gjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft e diskutuar. Ai bëri krahasimin e situatës dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe afganëve që ndodhen në vendin tonë prej disa javësh.

Bes Kallaku :“Më mirë se sa të jesh afgan në Shqipëri, është më mirë të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të vrasin. Po të jesh afgan në Shqipëri ke shpresë se mund të marrësh vizë amerikane dhe mund të të çojnë për Amerikë kurse po të jesh shqiptar vizë amerikane jo e jo por ke frikë se mos merr ndonjë non grata. Po të jesh afgan tek hoteli me pesë bën festa dhe party, kurse po të jesh shqiptar dhe në ditën tënde më të bukur të dasmës, vjen policia ta mbyll dasmën në 10 të natës. Po të jesh afgan vazhdon tek hoteli e pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka shembur tërmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë afganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina.”, tha Bes Kallaku gjatë monologut të tij te “Kosherja”.


“Do digjem me benzinë” /Gëzimi del nga vetja: Jam 39 vjeç, kur do gjej unë një vajzë për t’u martuar?

Dy vëllezër Gëzimi dhe Kujtimi janë përfshirë në një sherr gjatë transmetimit në TV. Gëzimi ka treguar se para se babai të humbiste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë Lekët në Euro dhe t’i fusë në bankë. Pasi i kthen në Euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr Eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë problem, por ai nuk e ka ndihmuar.

Debati në seancën “Shihemi në Gjyq”:


Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr Leku.

Eni Çobani: Kur ka ndërruar jetë babai?

Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam Lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e funeralit, të më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.

Kujtimi: Për këtë që thotë për Lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.

Eni Çobani: E keni marrë ju certifikatën e vdekjes së babait tuaj nga Covidi apo jo?

Kujtimi: E kam marrë e kam çuar tek sigurimet.

Eni Çobani: Zoti Kujtim, Gëzimi i referohet faktit që të gjitha ato familje që kanë pasur humbje jete nga Covidi, janë shpërblyer me një shumë të caktuar parash. Këtë të them të drejtën unë nuk e kam dëgjuar.

Ardit Gjebrea: Kjo nuk është një gjë zyrtare, këtë gjë e thotë Gëzimi dhe mbetet në kuadrin e një fjale të thënë nga dikush që vjen në studio.

Hoxha, ka një kërkesë për burrat: “Kryeni sa më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë se do fitoni shumë sevape”

Imami nga Prishtina, Fadil Musliu, i cili është bërë “viral” kohët e fundit në rrjetet sociale, ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë show. Duke folur për dashurinë ne mes çifteve, ai kërkoi nga burrat që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre. Ndërsa shtoi se çiftet në Kosovë kane edhe kriza te shumta dhe u lut që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.

“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”, tha ai.


“Nuk ka bir nëne”/ “Gëzimi humbet kontrollit, Eni Çobani detyrohet të ndërpresë emisionin” (Video)

I ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqipare ka qenë Gëzimi dhe Kujtimi të dy vëllezër të cilët kanë konflikte me njëri-tjetrin.Sipas Gëzimit, motra e tyre i ka marrë të gjithë Lekët që ka pasur në shtëpi para se babai i tyre të vdiste dhe i ka futur në llogarinë e saj në bankë.

Gëzimi i revoltuar tregon se ia kanë marrë dhe certifikatën e pronësisë të shtëpisë dhe e përsërit sërish faktin që do digjet me benzinë sepse kërkon drejtësi dhe arrestimin me burg të së motrës.

Kujtimi tregon se certifikatën e pronësisë së shtëpisë e ka ai dhe nuk e ka problem t’i japë një kopje. Ndërsa Gëzimi kërkon certifikatën origjinale dhe jo një fotokopje bardh e zi. Motra e Gëzimit dhe Kujtimit ka blerë një shtëpi tek Fresku dhe ka lënë si garanci shtëpinë e Gëzimit. Gëzimi shprehet se zyra e përmbarimit i kërkon të dalë nga shtëpia, ndërkohë humbet kontrollin dhe Eni Çobani detyrohet të ndërpresë emisionin. /tvklan/


Në punë me pasaportë vaksinimi/ Italia e bën me detyrim si në shtet dhe privat, ndryshe nuk paguhesh

Nga 15 tetori, Italia do të kërkojë pasaportë vaksinimi për të gjithë punonjës si në sektorin shtetëror ashtu edhe atë privat. administrata publike është e fundit në zinxhirin e vendeve të punës kur kërkohet pasaporrta e gjelbër pas bareve, restoranteve, kinemave etj.Dëshmi se janë vaksinuar me dy doza vaksine anti Covid do të tregohet për hyrje në punë, por edhe për hidraulikun apo elektriçistin që kryen punime në banesa private.

Secila kompania zgjedh sesi i ushtron kontrollet për pasaportën e vaksinimit.Ata që nuk kanë një të tillë nuk do të hiqen nga puna por do tu mbahet paga. prej ditësh nga veriu në jug në Itali po protestohet kundër këtij vendimi të qeverisë. ndërkohë pa ‘green pass’ në Itali nuk hyn do të më në muze, restorante apo mjedise të tjera publike


Habit Antonela: “Preferoj meshkuj +40 se kanë eksperiencë seksuale…mund të më ngacmoni lirisht!”

Pikërisht kjo ishte edhe tema për të cilën po diskutohej në studio: ‘A duhet të lejohen meshkujt e femrat mbi 40 vjeç në klube nate?’. Antonela ishte pro që burrat dhe gratë mbi 40 vjeç të shkojnë në klube nate ndërsa habiti me deklaratën e saj duke thënë se preferon meshkujt mbi 40 vjeç sepse kanë eksperienca seksuale.

“Unë personalisht i pëlqej meshkujt 40, mund të më ngacmoni lirisht, kanë çdo lloj eksperiencë, kanë inteligjencë, kanë eksperiencë seksualë. Ka shumë 40-vjeçar seksual që presin akoma”, tha ajo.


Nuk është më burgu siç ka qenë”/Zogu Tiranës tregon eksperiencën : “Fillimisht e kisha pak me frikë,por më kanë pritur mirë mbi 1000 burra”

Hermes Nikaj ose ashtu si të gjithë e njohin Zogu Tiranës pas një mungese të gjatë në ekran mbrëmjen e djeshme ka bërë daljen e parë. I ftuar në emisionin “Expuls” me Ronaldo Sharkën, Zogu erdhi pas arrestimit të tij të bujshëm dy vitë më parë dhe vendosi të tregojë të gjithë eksperiencën e tij brenda qelisë së burgut.

I pyetur për ditën e parë të burgut, Hermesi u shpreh:


Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce këndon, kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.

Pas Tiranës, Berisha zbulon se ku do të zhvillojë takimin e dytë me demokratët: “Për një PD më të bashkuar dhe më të hapur”

Pas Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e radhës kundër Lulzim Bashës në qytetin e Fierit. Me anë të një njoftimi në Facebook, Berisha thotë se takimi do të jetë të martën, 21 shtator në orën 18:00. Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

“Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier ora 18:00 tek Albanian University (UFO): “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.


Covid-19/ Shënohen 780 raste të reja në Shqipëri,6 humbje jete (Harta)

Janë kryer 4022 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 780 qytetarë, në këto bashki: 268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.


Janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4022

Testime totale 1,151,640
Raste pozitive 162,953
Raste të shëruara 147,584
Raste Aktive 12,789
Humbje jete 2,580

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,394
Shkodër 1,338
Fier 1,209
Durrës 1,188
Vlorë 781
Lezhë 635
Elbasan 643
Berat 502
Korçë 295
Kukës 307
Gjirokastër 274
Dibër 224

Habit Alesia Bami: “Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç, s’ kanë mend në kokë”….

Moderatorja Alesia Bami tha “Në trotuar” se e kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç. Ndërsa në studio tema ishte “A duhen të lejohen +40 vjeç në klube nate?” dhe Alesia u shpreh se “po”, tha:

Mendoj se absolutisht duhet patjetër ta frekuentojnë edhe 40-vjeçarët dhe 40-vjeçaret klubet, sepse kush jemi ne fundja që t’ua privojmë të drejtën për tu kënaqur edhe ata. Përderisa nuk na cenojnë, e kanë të drejtën e botës për të qenë aty”.

Ndërsa e pyetur nga Edi Manushi “nëse është bezdisur ndonjëherë nga ndonjë 45-vjeçar në klub?”, Alesia tha se “ne bezdisemi kudo”.

Ne bezdisemi jo vetëm në klube. Bezdisemi në klube, në kinema dhe në rrugë. Edhe mua më kanë ngacmuar, ashtu si shumë femra. Ka disa tipe njerëzish që nuk kanë mend në kokë dhe ngacmojnë, por janë vajzat që duhet t’u tregojnë vendin.


Priten surpriza/ Të tjerë emra të famshëm në garën për 100 milionë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri…

“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Së fundmi, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga stafi i “Big Brother”, që i kanë mbajtur emrat diskretë, e sipas formulës, do t’i zbulojnë në një moment të përshtatshëm. Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 milionë lekë./Panoramaplus.al


Agetina për krushkën: “S’i linte të flinin bashkë në një krevat, vajza ime ka tentuar…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar historia e Siketit dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë probleme për shkak të marrëdhënies së agravuar mes saj, Matildës dhe vjehrrës së saj xheloze. Pjesë e rubrikës është bërë edhe mamaja e Matildës, Agetina, e cila ka dëgjuar rrëfimin e dhëndrit të saj, ku pranoi se është treguar i sinqertë me gjërat që ka treguar, por nuk ka rrëfyer se çfarë sjelljesh ka bërë nëna e tij kundrejt vajzës së saj.

Agetina tregon se kur vajza ka jetuar në Itali me Siketin dhe familjen e tij, vjehrra nuk e lejonte që të flinte në një krevat me bashkëshortin, ajo flinte në tokë dhe ai në një krevat tek.


Agetina: Unë kam vetë çun, por deri tek dhoma e çiftit nuk do futem. Po përderisa ai nuk i thotë prindërve të tij hajde shkojmë tek prindërit e Matildës, unë nuk i kam besën. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë. Në Shqipëri kanë ardhur, por tek shtëpia jonë jo. Nuk na duan për miq, thonë. Vetëm një herë ka ardhur babi i tij, e di ai çfarë ka vuajtur, se ajo i ka ikur nga shtëpia pse kishte ikur tek miku.

Ajo më ka thënë nuk kam çun për të martuar, çuni 26 vjeç. Po pse ma nise për në Shqipëri, nuk e desha, unë vajzës doja t’i jepja shkollën e lartë. Kur ishte në Itali vajza ka kaluar në depresion, ka tentuar të vrasë vetën. Mamaja e saj më tha mirë që ajo do kishte ikur në parajsë, por ne do na kishte lënë burgjeve, imagjino ku ka shkuar mendja asaj. Kishte javë që nuk ia ndjeja zërin vajzës, kur më merrte vajza rrallë, më thoshte ndonjë fjalë poshtë batanijeve se është mami këtu.

Mami ka vendin e vetë, e unë kam ndenjur 13 vite me vjehrrën, por nuk mu fut tek krevati që të më thotë s’ke për të fjetur kurrë me djalin. Ajo ka toleruar shumë gjëra, prandaj nuk mundemi më. Ai ka fjetur në krevatin tek, kjo në tokë në Itali. /tvklan.al

Feston 60 vjetorin e lindjes, Arben Malaj bën premtimin publik: “Këto janë 3 objektivat e mia”

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Ai ka falenderuar të gjithë miqtë për urimet. Malaj liston eksperiencat dhe vitet e tij në punë,, teksa ka bërë dhe disa premtime publike.Ai shkruan se në këtë 60-vjetor ka tre objektiva: të le trashgim në Vlorë një akademi lidershipi për të rinjtë, të kontribuoj me përpjekje maksimale që Vlora dhe Shqipëria të bëhen qendër rajonale për IT dhe ekonomine e dijes, si dhe të jetë ministri i parë i ekonomisë së Dijes në ven.


Nga zemra mirenjohje te perhershme per urimet tuaj ne ditelindjen e 60, ku perfshihen 37 vite si ekonomist, 16 vite deputet, rreth 6 vite minister, 28 vite mesimdhenie, Nje rrugetim i veshtire por shpresoj i sukseshem qe ka ne themel te tij edukimin familjare, perkujdesjen e Mondes dhe inspirimin e Gertes, dashurine dhe mbeshtetjen e familjareve te mi, mesuesve dhe kolegeve – si garancia me plote per te permbushur me sa me shume dashuri, integritet dhe profesionalizm misione te veshtira ne tranzicionin jo lehte te vendti tone.

Gjithcka qe kam synuar ne te gjitha keto angazhime publike, akademike dhe politike ka qene trashgimia inspiruese per femijet e zones ku linda dhe u rrita ne Llakatund te Vlores te Shqiperise por edhe te rrinjve nga vendet e varfera dhe ne zhvillim.

Ndjehem ne detyrim te perhershem dhe lumturohem kur shikoj qe disa prej tyre te jene ambicioz dhe te perkushtuar pse jo per rezultatate dhe arritje me te mira. Per ta nuk ka asnje pengese sepse une arrita qe nga nje shkolle fshati, nga nje arsimin i mesem pa shkeputje nga puna te studioj deri ne Universitetin e Harvardit.

Ne kete 60 vjetor tre jane objektivat e mia per te vazhduar per ti sherbyer vendit tim :

1, Te le trashgim ne Vlore nje akademi lidershipi per te rrinjte.

  1. Te kontribuoj me perpjekje maksimale qe VLORA dhe Shqiperi te behen qender rajonale per IT dhe ekonomine e dijes
  2. Te jem i pari minister i ekonomise se dijes ne vendin tim. Eshte hera e pare qe “kerkoj” nje post ministror sepse shpresoj ajo ministri do te bej ndryshimin e madh struktuore te ekonomise tone nga sektoret tradicional ne ekonomine e dijes., kete mundesi e pres pas vitin 2031 :

Urimet me te mira per ju dhe familjet tuaja kudo dhe përherë”, shkruan Malaj.

Ndërron jetë ish-zyrtari i lartë i LSI-së (Emri)

Ndahet nga jeta ish-politikani dhe biznesmeni Ilir Dashi. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale miq dhe të afërm të të ndjerit. Ilir Dashi e filloi karrierën e tij fillimisht si aktor filmash dhe më pas iu fut botës së biznesit. Hoqi dorë për pak kohë pas një ftese që mori nga LSI për t’iu bashkuar kësaj force politike duke mbajtur disa detyra të rëndësishme si: kryetar i LSI-së në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT-së, drejtor i Hekurudhave etj.

Më pas Dashi u largua edhe nga politika duke vendosur që sëbashku me gruan, të largoheshin nga Shqipëria për në Afrikë. Ishte pikërisht atje ku ish-politikani mori vesh se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ai kishte vetëm pak javë që ishte kthyer në Shqipëri, ku i kaloi ditët e fundit të jetës.