Bes Kallaku: “Është më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar, ata bëjnë jetë…rrinë në hotel me pesë yje…

Aktori i humorit,Bes Kallaku është ndalur së fundmi në një temë e cila gjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft e diskutuar. Ai bëri krahasimin e situatës dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe afganëve që ndodhen në vendin tonë prej disa javësh.

Bes Kallaku :“Më mirë se sa të jesh afgan në Shqipëri, është më mirë të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të vrasin. Po të jesh afgan në Shqipëri ke shpresë se mund të marrësh vizë amerikane dhe mund të të çojnë për Amerikë kurse po të jesh shqiptar vizë amerikane jo e jo por ke frikë se mos merr ndonjë non grata. Po të jesh afgan tek hoteli me pesë bën festa dhe party, kurse po të jesh shqiptar dhe në ditën tënde më të bukur të dasmës, vjen policia ta mbyll dasmën në 10 të natës. Po të jesh afgan vazhdon tek hoteli e pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka shembur tërmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë afganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina.”, tha Bes Kallaku gjatë monologut të tij te “Kosherja”.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: