“Qëndro me një djalë që..”, Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha vajzat…

Bleona Qereti konsiderohet një nga femrat më sharmante shqiptare. Ajo është në kërkim të shpirtit binjak, dhe së fundmi më anë të një postimi në Instagram na ka treguar se si duhet të jetë djali që do të jetë në krahët e saj, e ndërkohë sapo u dha një këshillë të gjitha vajzave

“Qëndro me një djalë që të trajton sikur je gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë…. Me dikë që buzëqeshja e të cilit sjell një lloj tjetër paqeje në shpirtin tënd….Krahët e të cilit të bëjnë të ndihesh si në shtëpi dhe që të shtyn të jesh një person më i mirë. Me atë që ju vendos para gjithçkaje dhe bën çdo gjë të mundshme për t’ju bërë partneren e tij zyrtare të jetës sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk pres asgjë më pak”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie ku duket super në formë.


“M’u përmbys gjithçka”, Stresi i përlotur nga vdekja e mikut të tij: “Duajini njerëzit sa janë gjallë”

Ditën e sotme personazhe të showbizit u shprehën të hidhëruar në rrjete sociale për humbjen e një prej miqve të tyre më të dashur. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Eronit Sermaxhaj, i cili u nda nga jeta ditën e sotme pasi nuk fitoi betejën me një sëmundje të rëndë. Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Stresi. Reperi ju ka dhënë një mesazh me vlerë gjithë ndjekësve të tij. Ai shprehet se duhet t’ju ofrojmë sa më shumë dashuri të gjithë njerëzve sa janë gjallë, sepse kur ndahen nga jeta fjalët e mira nuk kanë më vlerë.

Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëll”.

Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, shkraun reperi


Vrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeçare/ Gjykata e lë të lirë babain 34- vjeçar

Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje pa në telefonin e tij celular një video e tmerrshme, e cila e tregonte 32 vjecarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjece. Dhe nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë: në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë. Vyacheslavit iu errën sytë dhe e ka qëlloi për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik. Megjithatë 34 vjecari, punëtor fabrike, nuk do të shkojë në burg. Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij dhe të mitur të tjerë, të cilët mund të vazhdonin të binin viktima të pedofilit të rrezikshëm. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie transmeton top channel.


Videot treguan se i dyshuari i vdekur kishte abuzuar me fëmijët për pesë vjet para se Vyacheslav të zbulonte pamjet në telefonin e tij. Burimet policore thanë se telefoni i të ndjerit përmbante video të tjera të dhimbshme të cilat tregonin përdhunime të dhunshme të vajzave të tjera të fshatit, të moshës 6 -11 vjeç.

Banorët në Vintai dhe komentuesit në internet kanë kërkuar që Vyacheslav të mos përballet me një akuzë për vrasje.

‘Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e prindërve.’ “Të gjithë janë në anën e tij” …,”Ai nuk është një vrasës – ai mbrojti vajzën e tij dhe fëmijët tanë gjithashtu,” tha një vendas transmeton daily mail


Shqipëria nuk fal !Bën “manita” ndaj San Marinos

Shqipëria e ka mbyllur me një festival golash serinë e ndeshjeve të muajit shtator. Goleada ndaj San Marinos ishte mënyra më e mirë për të festuar vendin e dytë në kualifikueset për Kupën e Botës. Kuqezinjtë e Rejës kanë bërë një paraqitje si rrallë më parë, ku kanë fituar me shifrat e thella 5-0 ndaj kundërshtarit modest. Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.


FT: SHQIPËRI – SAN MARINO 5-0

Manaj 32′, Laçi 58′, Broja 61′, Hysaj 68′, Uzuni 80′

FORMACIONI ZYRTARE:

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

SAN MARINO: Benedetini, Broli, Fabri, Manuel Batistini, Palaci, Gandoni, Hirsh, Tomazini, Golinuçi, A.Golinuçi, Nani. Trajner: Franko Varrela.


E papritur në Itali,miratohet ligji që lejon mbjelljen e kanabisit në shtëpi….por me një kusht

Italia miratoi sot tekstin bazë të ligjit që lejon kultivimin e jo më shumë se 4 rrënjëve kanabis në shtëpi për arsye terapeutike. “Kultivimi i kanabisit në shtëpi është thelbësor për pacientët që duhet ta përdorin për arsye terapeutike dhe shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion, si dhe për të luftuar shitjen dhe rritjen e mëtejshme kriminale“, tha Mario Perantoni kryetar i komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve.

Nisma saktëson dënimet në rast se do të ketë tentativa të shitjes së kanabisit nga ata që e kanë kultivuar në shtëpi.
Gjithashtu u miratuan ndryshime edhe përsa i përket dënimeve. Nëse ligji kalon të gjitha shkallët dhe futet në fuqi, personat që do të kapen me sasi të vogla kanabisi do të dënohen me një vit dhe maksimumi dy për drogat e tjera, ndërsa janë rritur dënimet për trafikantët transmeton corriere della sera.


Blloku korruptiv…Mjeku Prifti:” Ju paraqes nje prej faqeve te tij,ështe çmimi me i madh europian i kirurgjise kardiotorakale,vetem 27 veta e kane fituar ne gjithe boten”

Mjeku Edvin Prifti, që është në një proces gjyqësor ku akuzohet për korrupsion, ka nxjerrë një çmim që ai ka marrë si mjek disa vite më parë.

“Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia.


Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi”, shkruan Prifti, të cilit gjatë arrestimit iu sekuestruan qindra milionë lekë në shtëpi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ryshfetet e marra në punën e tij si mjek. Pas këtij postimi, ai ka bërë një tjetër postim, këtë radhë duke replikuar me mediat.

Interesant! Postova dicka personale dhe portalet e “mire informuara” deklaruan qe une hapa arkivat e mia?! Paksa delirante nga ana e tyre! Arkivat e mia jane aq te shumta sa nuk eshte fb mjeti i duhur dhe i mjaftueshem.

Per me teper edhe po ti beja publike, ata qe sot hedhin balte mbi mua me mashtrime sdo kuptonin asgje. Dikushi deklaron me “pergjegjesi” nje fare blloku korruptiv?! Ky eshte nje mashtrim i paster dhe sfidoj kedo qe te paraqese kete bllok dhe jo te merret me mashtrime mediatike. E verteta eshte qe kam nje bllok dhe po ju paraqes nje prej faqeve te tij. Eshte cmimi me i madh europian i kirurgjise kardiotorakale me nje vlere shume te konsiderueshme financiare, cmimi Fontan i dhene nga Shoqata Europiane e Kirurgjise Kardiotorakale.


Dhe pas tij vijne dhe shume te tjere! Ky cmimi vendos ne vite 90 dhe qe atehere vetem 27 veta e kane fituar ne gjithe boten. Nuk do kishte vend per cmimin Pasteur, Borst, Neuromed etj. Ky eshte i vetmi bllok qe une kam per mashtruesit e kujtdo rryme qofshin. Sigurisht qe edhe per kete nuk jam uruar ndonjehere nga vendi im perkundrazi, por kete le tia leme kujteses”, shkruan Prifti.

Në fakt, askush nuk e ka akuzuar se nuk është mjek i aftë, përkundrazi.

Por sot ai është i akuzuar për korrupsion dhe ryshfet.

Njëra infermiere seksi tjetra, e dashuruar me qenin e saj/ Njihuni me dy vajzat e reja të PërPuthen

Për’Puthen përfundoi ditën e sotme me prezantimin e hyrjeve të reja në program dhe dy vajzat që u bënë sot pjesë e emisionit ishin Ada dhe Mikela. Kështu u plotësua numri prej 4-vajzash konkurrentë për këtë sezon të tretë. Infermierja seksi Mariada Shahillari,eshte 28-vjec, dhe vjen nga Skrapari. Mariada ëshë diplomuar në fushën e mjekësisë, ndërsa punon si estetiste. Gjëja e parë që ajo shikon te një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme.


“Jam femër ambicioze, kur dua të arrijë diçka e arrij”, thotë Ada.

Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për aparencën e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes më të re.

Pas prezantimit të konkurrentes së tretë, Adës, publiku u njoh edhe me konkurrenten e katërt të ‘Për’Puthen’, Mikela.Ajo është 26 vjeç, ka lindur në Peshkopi dhe jeton në Tiranë. Aktualisht ajo punon në biznes privat, ndërsa dashuria e parë është qeni i saj me emrin Koko, e tashmë ajo shpreson të gjejë dashurinë e vërtetë në emision!


Jam vajzë e pavarur. Në përputhen kam ardhur për të gjetur dashurinë. Djemtë janë goxha interesantë, por do t’i shohim në vazhdim”, thotë ajo.

Mikela tha gjithashtu se nga Përputhen do të ndryshojë rutina e saj dhe do të ketë një jetë më aktive, pasi ajo jeton vetëm me qenin e saj. Ajo térheq vëmendje që në hyrje me deklarata e saj ku rréfen se sa është e mirë aq është edhe e keqe. Mikela rréfen edhe pëlqimet e saj në lídhje me sezonet e kaluara dhe veçon Fationin me Atdheun si më tërheqësit fizikisht.



Ministrja Xhaçka: “Do ishim të kënaqur nëse afganët do të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo. E ndërsa në fillim u tha se afganët do të qëndrojnë vetëm disa muaj në Shqipëri dhe më pas u miratua vendimi për një vit, ministrja u shpreh se strehimi në Shqipëri mund të kalojë mbi 12 muaj.E nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse disa prej tyre do të kërkonin që të qëndronin në Shqipëri, Olta Xhaçka tha se do të ishte e kënaqur nëse një pjesë e afganëve do të dëshironin që të qëndronin përgjithmonë në vendin tonë.


Olta Xhaçka tha :“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj ndoshta edhe më shumë. Mes strehimit dhe procesimit të tyre, do të ketë një kohë të konsiderueshme. 12 muaj do të jenë minimumi për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq”.

Patjetër. Ua thashë që bëhet fjalë për elitën kulturore, shoqërore, profesionale të Afganistanit. Është një grup me kualifikime profesionale vërtetë të larta. Ata janë gazetarë, fiancierë, mjekë, artistë, aktivisët të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, grafikë dizajnësh, inxhinierë. Pra, këto janë kualifikime me të cila do të aplikonin për programe të imigracionit në çdo vend evropianë apo më tej. Ndaj, ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar këta qytetarë afganë, sigurisht me kushtin dhe dëshirën e tyre për të vazhduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Por, nëse ata do të shprehnin dëshirën për të qëndruar, do të ishim shumë të kënaqur që ta bënim Shqipërinë shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh që janë një kontingjent, që unë besoj që për aftësitë që kanë, për kualifikimet profesionale që kanë do të ishin lehtësisht të integrueshëm” tha ajo.

Zhduket papritur 15-vjeçari shqiptar në Greqi/ Familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një adoleshent shqiptar në Greqi, 15 vjeç, i quajtur Namik A. rezulton i zhdukur që prej ditës së diel në Kythira. Namik A. është 1.65 m i gjatë, ka trup të hollë, flokë ngjyrë kafe dhe sy jeshilë. Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha. Familjarët pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë “Linjën telefonike evropiane për fëmijët e zhdukur 116000” si dhe në të gjitha Komisariatet e Policisë.


Udhëtoni drejt Francës? Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm…

Të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Francës duhet të kenë me vete pasaportën e vaksinimit, testin e PCR dhe një vërtetim ku tregon se e kanë kaluar koronavirusin gjatë 6 muajve të fundit. Këtë njoftim e ka bërë me dije vetë Tirana International Airoport, të cilët shtojnë se ata persona të cilët ende nuk janë vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për arsye të rëndësishme, ndërsa fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Njoftimi i plotë:


Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me:

1. Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Përsonat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme.

Fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Faleminderit per bashkepunimin,

Tirana International Airport

Rritje e frikshme/ 1.079 raste të reja me Covid në Shqipëri, 5 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë, në këto bashki:
384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.
Janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 1079
Të shëruar në 24 orë 804
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 6732

Testime totale 1,095,250
Raste pozitive 153,318
Raste të shëruara 138,391
Raste Aktive 12,399
Humbje jete 2,528
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4758
Shkodër 1743
Durrës 1115
Fier 957
Vlorë 892
Lezhë 775
Elbasan 639
Berat 484
Korçë 306
Gjirokastër 261
Kukës 260
Dibër 209

Eurostat: “Shqiptarët, të parët në Europë për të ngrënë bukë”

Shqiptarët janë të parët në Europë për konsumin e bukës. Kjo e dhënë është nxjerrë nga Instituti Europian i Statistikave, sipas të cilit, buka është produkti për të cilin shqiptarët shpenzuan më shumë gjatë vitit 2020. Por për dietologët kjo nuk rekomandohet për shëndetin. Ata thonë se konsumi i tepërt i bukës lidhet me kulturën familjare, por elementët që përmban buka duhet të merren në porcione të caktuara. Gjithashtu shqiptarët janë populli që paguan 87 herë më shumë për të blerë bukë se sa një shtetas europian, e matur kjo sipas fuqisë blerëse.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Shqipëri çmimi i bukës u rrit me 10-20 lekë, çka pritet të rëndojë edhe më tepër xhepin e konsumatorëve.


11 mijë emigrantë të paligjshëm hynë në 8 muaj në Shqipëri/ Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Merkaj :”50% e tyre janë përsëritës”

Shifra më e lartë në 3 vjet, gjysma e tyre përsëritës.Rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm u ndaluan gjatë orvatjes së tyre për ta përdorur Shqipërinë si një vend tranzit, vetëm në 8 muajt e parë të vitit.Sipas Drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit, Eduart Merkaj, edhe pse kjo është shifra më e lartë e të paktën 3 viteve të fundit, pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës.

“Rreth 11 mijë emigrantë të parregullt, afro 50% e tyre janë përsëritës. Vijnë kryesisht nga vendet në konflikt si Siria, Algjeria, Afganistani etj. Ata që janë përsëritës janë kapur disa herë, megjithatë për ta është lënë mundësia e largimit vullnetar. Pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian”.

Fare Pak prej emigranteve të parregullt kërkojnë strehim në Shqipëri, duke ju nënshtruar procedurave të leje qëndrimit, ndërsa pjesa më të madhe rikthehej në vendet nga kanë tentuar hyrjen ne Shqipëri.


Pengmarrja e 25-vjeçarit/ Shkoi për të rregulluar lavatriçen,kunetërit menduan se ishte grabitës( Detajet)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pengmarrejn e 25-vjeçarit në Fier. Bëhet me dije se një keqkuptim ka çuar në pengmarrjen e të riut, i cili ishte thirrur për të rregulluar një lavatriçe. Gjithçka ka nisur kur B.Agalliu ka telefonuat teknikun e lavatriçes duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë. Kur 25-vjeçari ka shkuar në shtëpinë me veglat për të rregullar lavatriçen është përballur me Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën.

Ata kanë menduar se 25-vjeçari ishte grabitës dhe e kanë mbajtur me forcë rreth dy orë duke i kërkuar të tregonte se çfarë kërkonte në shtëpinë e tyre. Më pas ka qenë telefonata e B. Agalliut ku ka sqaruar keqkuptimin duke thënë se ishte ai që e telefonoi djalin për të riparuar lavatriçen. Kur është lënë i lirë i riu ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Kujtojmë që policia në lidhje me ngjarjen ka arrestuar në kushtete flagrancës shtetasit: Arben Bleta dhe Erion Agalliu. Një i tretë është shpallur në kërkim.