Vendimi për Llallën, Ngjela jep ‘zgjidhjen’….“Vetëm po iku në Rusi shpëton”

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar “rast pozitiv” vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla duke thënë se mund të shpëtojë vetëm po iku në Rusi.nSipas Ngjelës, Llalla ka qenë figurë aq e lartë sa mund të merrte të pandehur edhe kryeministrin. Ndër të tjera shtoi se Adriatik Llalla mendoi se do të fitonte luftë me Amerikën, por duhet të tregojë ku i ka gjetur pronat që nuk i justifikonte dot.


Ngjela: Këtu flitet ç’bën Llalla. Lalla nuk shpëton dot dhe vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë. Ne ç’na intereson. Ai u dënua dhe kjo është kryesorja. U dënua për korrupsion se nuk justifikonte dot pronat. Ka ikur nga terminali i Rinasit. Ai tjetri quhet fati i njeriut, jo i shoqërisë, as i shtetit. Ka qenë figura e katërt në Shqipëri. Ka qenë në pjesën tjetër se nuk i takon administratës shtetërore, është rang i lartë, është mbi rangun e kryeministrit se e merr të pandehur kryeministrin. Problemi është se nuk vihen këta si Prokurorë të Përgjithshëm.

Këta i marrin nga hiçi. Në një moment të caktuar vijnë dhe reflektojnë për të ardhmen. As Enver Hoxha nuk e bënte këtë, pavarësisht se e kishte në interesin e vet. Këta i kanë bërë kungujt që i kanë bërë nga 1991 e këtej. Kam biseduar me të, nuk e njeh jurisprudencën. Shiko ç’ka bërë. I kanë gjetur prona të pajustifikuara, çfarë mbrojtje do ky? Po ti kishte denoncuar normal sipas ligjit, do ishte normal, pra ka shkelje dhe e ka ne funksion të korrupsionit. Prokurori ishte aq mendjelehtë sa mendonte se do të fitonte dhe luftën me Amerikën. Ka prova në mes, të na thotë ku i ka gjetur pronat.

Një gjyqtar tha mi ka dhënë gjyshja 400 mijë euro. Gjyshja ishte në kasolle. Nuk më duhet fati i këtij personi, ai është i dënuar lehtë. Po u fsheh 2 vjet nuk shkon më në burg, por në funksion të të ardhmes juridike dhe të drejtësisë shqiptare, është rast pozitiv./Top Channel

Dënimi ndaj Llallës/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: “U vendos drejtësi, askush nuk është mbi ligjin!”

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri kim ka reaguar pas vendimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.


Humbi pak kohë më parë nënën/ Jonida Shehu prek me fjalët: “Kafet që pi më duken më të hidhura”

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu, humbi nënën e saj rreth një muaj më parë. Ajo bëri publik lajmin për ndarjen papritur nga jeta të nënës, në një postim në rrjetet sociale: “Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”, shoqëruar me një foto ku kërcenin së bashku.

E ftuar në “Vila 24”, Jonida ndau me të gjithë ndjesinë dhe mungesën e madhe që ndien për të dashurën e zemrës.Shehu mundi të përballojë emocionet, ndërsa kujton rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë.

Më tej ajo rrëfeu dhe për raportin “e ngushtë” që ka me kafen: “Vazhdoj të pi kafe të hidhura cdo ditë. Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje shumë të hidhur. Kam humbur nënën time, nuk është bërë akoma një muaj. Kështu që të gjitha kafet që unë vazhdoj pi, janë shumë hidhura për shkak të mungesës së saj dhe besoj që kjo do të vazhdojë gjatë, për momentin nuk dua ta mendoj sesa gjatë do të shkojë kjo shije e hidhur e kafes dhe mungesa e saj.

Shumicën e kohës, i vetmi njeri me të cilin pija kafe qetësisht ishte mami im. Sepse ditët e para kur vajza ishte e vogël, ajo vinte në shtëpi për ta mbajtur. Unë jam pak gjumashe dhe më pëlqen gjumi i mëngjesit, mami vinte aty dhe më bënte edhe kafen, kur vinte thoshte ngrihu, i thosha dhe 5 minuta, kur bënte kafen ishte e sigurt që do ngrihesha ta pinim bashkë.

Rituali vazhdoi edhe kur vajza shkoi në kopësht apo ia dërgoja në shtëpi për ta mbajtur, sepse në kohën e pandemisë nuk vinte më tek unë. S’doja të lëvizte, kështu preferoja t’ia dërgoja vajzën atje. Pinim kafe në distancë, jo shumë afër. Ky ritual ishte dy herë në ditë, kur e dërgoja dhe e merrja vajzën. Për këtë pjesë nuk e di se si do ia bëj në vazhdim”.

Ilda Bejleri kandidate për presidente e FSHF? Moderatorja flet për herë të parë për projektet…

Ilda Bejleri është pa dyshim një nga figurat më të dashura të ekranit dhe një nga më profesionistet sa i përket gazetarisë sportive. Për shkak të eksperiencës disavjeçare në këtë fushë, para disa kohësh, u përfol se Ilda do të kandidonte për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Asokohe, thuhej se pas më shumë se 20 vitesh pa konkurrentë, Armando Duka, kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, do të rivalizohej nga prezantuesja dhe tre emra të tjerë. Mes tyre thuhej se ishin Dritan Shakohoxha, me të cilin Ilda ka patur një “përplasje”, Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.


Sot, moderatorja ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku ka zbuluar të vërtetën e kësaj historie, për herë të parë. Ilda tha se kishte marrë shumë mesazhe urimi, megjithatë, nuk ka asgjë të vërtetë.

“Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thoja vetë”, duke shtuar se kjo absolutisht nuk është gjë e pamundur. Moderatorja tha gjithashtu, se as kandidaturat e tjera nuk ishin zyrtarizuar në asnjë moment. E pyetur se çfarë do mendonte nëse një grua, do të mbante këtë post për herë të parë, Ilda tha se nuk përjashtohen mundësitë, por sipas saj, ky është një monopol meshkujsh.

Gjithashtu, Ilda shtoi se për momentin fokusin e ka diku tjetër, që e ka zbuluar tanimë. Ajo është bërë pjesë e “ABC News”, ku do të prezantojë një spektakël baleti, “T’ka mami yll”. Në këtë Dance Reality Show, protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç, por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Bashkëshortja e Adriatik Llallës nuk përmbahet, u tregon gishtin e mesit gazetarëve (Video)

Policia e Shtetit tanimë ka në dorë urdhërin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
E teksa pas vendimit të dhënë nga gjykata për ta dënuar ish-kryeprokurorin me burg gazetarët u stacionuan në shtëpinë e tyre, kamera fiksoi edhe momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi.
Teksa futej brenda, ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës.
Gjykata e Posaçme e Apeli e dënoi këtë të mërkurë me 2 vjet heqje lirie ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Hapi i radhës tashmë është ekzekutimi i këtij urdhri, duke arrestuar Llallën, vendndodhja e të cilit nuk dihet.


Pranga shqiptari në Itali/ Kishte fshehur pakot me kanabis brenda murit të dhomës së gjumit ! (Video)

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestuar javën e kaluar në Madonna di Campagna në Itali pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 7 kg drogë. Këtë të mërkurë, policia italiane ka publikuar pamjet nga operacioni brenda shtëpisë së tij. Siç shihet nga pamjet, i riu shqiptar kishte fshehur një sasi kanabisi të paketuar brenda murit të dhomës së gjumit.

Sipas mediave italiane, efektivët e policisë u futën në shtëpinë e të riut ku vunë re në tavolinën e dhomës së ndenjes dhe në kuzhinë materiale që përdoreshin për matjen dhe paketimin e lëndës narkotike. Nga kontrolli në banesë, në komodinën e dhomës së gjumit gjetën një sasi kokaine si dhe peshore preçize dhe materiale të tjera. Efektivët vunë re në fundin e murit pas komodinë një të çarë. Ata e hapën murin “e sajuar” me kartonxhez ku gjetën disa pako të tjera me kanabis.Në total u sekuestruan 636 gramë kokainë dhe 6.36 kg kanabis. Policia vuri në pranga 29-vjeçarin shqiptar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së drogërave.



I riu shqiptar me 4 klasë shkollë/ Iku nga varfëria…sot është pastiçieri më i mirë ne Venecia (Video)

Selam Allaraj është i riu nga fshati Tojan në Kukës, që është bërë shef pastiçerie në Venicia. Historia e tij fillon në klasën e katërt, kur e përjashtuan nga shkolla pasi në pamundësi ekonomike shkonte të punonte me bagëti. Më tej, një tragjedi e madhe ndodhi në familjen e Selamit, ai humbi dy vëllezërit në emigrim dhe kjo bëri që të merrte rrugët e Europës.

I riu u largua drejt Italisë, ku mësoi në mënyrë autodidakte gjuhën, filloi punë kamarier dhe më pas dalëngadalë u bë pastiçier, teksa sot punon në Venecia. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Selami tregoi historinë e tij, duke u kthyer në një frymëzim për të gjithë.


Në klasë të katërt më përjashtuan nga shkolla, për disa mungesa sepse shkoja me bagëti. Në familjen tonë ndodhën edhe disa fatkeqësi të tjera, humba dy vëllezër. Ata u larguan në Greqi për emigrim. Vëllezërit e mi kanë pësuar një tragjedi kur shkuan me bagëti. Familja prekej përveç fatkeqësitë të varfërisë edhe në fatkeqësi të tjera. Qetësia e familjes sonë u prish dhe e vështirë për tu ruajtur. Ata vajtën në një fshat në Selanik dhe bënte ftohtë atje. Ata kanë ndezur stufën dhe e kanë future brenda në dhomë. Kanë fjetur dhe janë asfiksuar.

Unë vajza në Maqedoni në këmbë përmes Korabit, pastaj u trasferuam në Tiranë bashkë me prindërit, por nuk më dhanë as patentën se nuk kisha deftesë shkolle. Në 2007 aplikova për një vizë sezonale dhe u largova në Itali. Kisha fatin që punoja 4 orë në ditë, por nuk më mbaroi viza dhe i thash pronarit të ma zgjaste pak kontratën. Ai më tha ta zgjas kontratën, por nuk mund të paguajë takstat. Ma bëri për një vit, po punoja orë të tjera në ndërtim.

Në 2009, fillova të punojë kamarier dhe fillova të mësojë në mënyrë autodidakte gjuhën italiane dhe shqipe se nuk kisha mundësi. Dalëngadalë ja arrita të mësoja pastiçerinë dhe në 2012 ja dola të mësojë të gatuajë ëmbëlsira në një hotel në Rimini dhe aty fillova“.

Në bare e restorante u kërkohet pasaporta e vaksinimit/ Ja si veprojnë qytetarët…(VIDEO)

Prej disa ditësh Zvicra ka ashpërsuar masat ndaj përhapjes së Covid-19 duke kërkuar “Pasaporta vaksinimi” në të gjitha baret dhe restorantet. Por qytetarët zviceranë kanë gjetur një mënyrë ideale për për të shijuar pijen dhe ushqimin në rrugët e Zvicrës edhe pse jo në restorante. Ata kanë organizuar piknikë jashtë restoranteve, duke i lënë ata pothuajse bosh.


Të gjithë ëndërrojnë të biem në dashuri dhe të martohemi /Njihuni me qytetin misterioz ku jetojnë vetëm femra

Shtëpitë janë pikturuar jargavan, rozë dhe portokalli, pemët janë të lëmuara me kujdes dhe të lidhura me shirita, dhe aroma e livandos së freskët noton në fllad. Çdo gjë në Noiva do Cordeiro, e vendosur thellë në kodrat e Brazilit juglindor, ka një prekje të veçantë femërore. Dhe nuk është çudi: qyteti rural, i cili shtrihet 300 kilometra në veri të Rio de Janeiro, është i populluar – dhe qeverisur – pothuajse tërësisht nga 600 gra – 300 prej të cilave janë në moshë pune dhe kanë të drejtë.

Të ndarë në mënyrë misterioze nga bota e jashtme për më shumë se një shekull, ata janë të njohur për bukurinë e tyre – por edhe për refuzimin e tyre kokëfortë për të jetuar në botën e burrave. Noiva do Cordeiro, u themelua në vitin 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore. Burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç. Ky vend i pazakontë ka faqet e veta në rrjetet sociale ku shfaqen herë pas here reklama për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale. Të gjithë anëtarët e gjinisë më të fortë me të cilët komunikojnë janë të afërmit e tyre.
Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra.


Burimi :Daily Mail Përktheu dhe përshtati Korça Blog


Askush nuk e besonte”,befason Kreshnik Spahiu/ Ja çfarë parashikoi 4 muaj më parë për Berishën…

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka kujtuar sot një deklaratë të bërë 4 muaj më parë prej tij. “Çfarë shkrova 4 muaj më parë, kur akoma s’kishte filluar debati dhe askush nuk e besonte”, shkruan Spahiu.

Ai ka paralajmëruar se Sali Berisha do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, duke larguar kështu liderin aktual Lulzim Basha.


Të gjithë ëndërrojnë të biem në dashuri dhe të martohemi /Njihuni me qytetin misterioz ku jetojnë vetëm femra

Shtëpitë janë pikturuar jargavan, rozë dhe portokalli, pemët janë të lëmuara me kujdes dhe të lidhura me shirita, dhe aroma e livandos së freskët noton në fllad. Çdo gjë në Noiva do Cordeiro, e vendosur thellë në kodrat e Brazilit juglindor, ka një prekje të veçantë femërore. Dhe nuk është çudi: qyteti rural, i cili shtrihet 300 kilometra në veri të Rio de Janeiro, është i populluar – dhe qeverisur – pothuajse tërësisht nga 600 gra – 300 prej të cilave janë në moshë pune.

Të ndarë në mënyrë misterioze nga bota e jashtme për më shumë se një shekull, ata janë të njohur për bukurinë e tyre – por edhe për refuzimin e tyre kokëfortë për të jetuar në botën e burrave. Noiva do Cordeiro, u themelua në vitin 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore. Burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç. Ky vend i pazakontë ka faqet e veta në rrjetet sociale ku shfaqen herë pas here reklama për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale. Të gjithë anëtarët e gjinisë më të fortë me të cilët komunikojnë janë të afërmit e tyre.
Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra.


Burimi :Daily Mail Përktheu dhe përshtati Korça Blog


Covid-19/ Shënohen 820 raste të reja në Shqipëri,7 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.
Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

E rëndë/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht. Mësohet se i mituri me iniciale O.L 6-vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës në kat të 6-të. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.


Jep dorëheqjen zv/kryetari i bashkisë së Vlorës

Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë.

Afrim Qëndro :“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, tha ai.


Pornografja shqiptare ka një mesazh për të gjithë djemtë (Foto)

Ylli shqiptar i pornos, Alby Rhydes, e cila shpesh herë ka qenë në fokus të kritikave të konservatorëve në trojet shqiptare, ka dhënë një mesazh për të gjithë djemtë. Në një set fotosh provokuese, duke vënë në pah asetet e saj, Alby shkruan:

Nuk jam zemra jote.”

Aktorja e filmave me pullë të kuqe, njihet për rolet e saj në disa filma, ndërsa kohëve të fundit ajo kishte treguar se është nënë. Kujtojmë që aktorja ka lindur në Shqipëri, por me tej e ka vazhduar karrierën si aktore e filmave pornografik në Miami të Floridës.



https://www.instagram.com/p/CGfLFUzA9pP/?utm_medium=copy_link