Spartak Ngjela: “Open Balkan nuk do funksionojë ,Shqipëria nuk përfiton gjë…”

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se nisma “Open Balkan” nuk ka për të funksionuar. Ai u shpreh në emisionin “Ora e Betit” se nisma për Ballkanin e Hapur i intereson vetëm kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Ngjelës, Shqipëria nuk fiton gjë nga kjo nismë që do të mbysë tregun ballkanik me mallra serbe, kjo për shkak të çmimit të ulët që kanë.

Ai tha :

Kanë marrë një grua që do ikë aty dhe thotë “Open Ballkan”. Çfarë domethënë ajo? Nuk bëhet Open Balkan. E thotë me eufori kryeministris serb, se mos kupton gjë ai çfarë është. Janë mallrat. Tregu skandinav ka qenë para se të hynin në BE. Pa pyete si i kanë marrëdhëniet sot? Tregut shqiptar nuk i intereson Open Balkan, nuk ka prodhim industrial. Çmimi shkatërron gjithçka në treg. Një Ballkan i Hapur siç thonë këta, pa dogana, do të thotë çmimi i mallrave serbe është i ulët. E di pse? Se kanë subvencion ata. Po ky lloj bashkimi bëhet se e do Vuçiç për Kosovën”, deklaroi Ngjela.


Çmenduri në Tiranë, qytetari paguan 100 mijë lekë për heqjen e dhëmballës

Emisioni Stop ka trajtuar rastin e një qytetari, i cili u ankua pranë redaksisë sonë për çmimin që iu desh të paguante në një klinikë dentare në kryeqytet. Ai thotë se paguajti 100 mijë Lekë të vjetra për një heqje dhëmballe,tarifë për të cilën nuk ishte vendosur në dijeni fillimisht.

“Shkova te klinika dhe kisha nevojë për të hequr një dhemb. E pyeta sa kushton pagesa. Ajo më tha mua ‘më vonë’. Pasi mbarova shërbimin, erdhi vetë zonja që më hoqi dhëmbin edhe më tha kushton 100 mijë Lekë fatura. Unë ngela i habitur. Unë s’kisha çfarë të bëja, isha i detyruar ta paguaja. Në momentin që dhëmballën ma qepi, i thashë e kam operacion? –Jo! Kam hequr dhëmballën numër 7 në nofullën e sipërme. Arsyeja qëndronte se kisha shtrëngimin e nofullave, asgjë më tepër”, i tha denoncuesi gazetares së Stop.


Pas këtij denoncimi, “Stop” shkoi përmes kamerës së fshehtë tek kjo klinikë dentare, por edhe në të tjera, për të parë se si variojnë çmimet dhe a janë të afishuara listat sikurse e përcakton rregullorja. Gjatë një vëzhgimi në klinkat dentare në kryeqytet vumë re se çmimet variojnë me disafish, për të njëjtat shërbime.

Qytetarja: Përshendetje!Si kaluat?Më duhet një informacion! Kam vëllain, që ka shtrëngim të nofullës dhe do të heqë 7-ën të pjesa lart, sepse i shtrëngon dhëmbët. Ka pyetur te një dentist tjetër dhe i ka thënë duhet ta heqësh, por problem me çmimet atje.

Punonjësja: Dhëmballa është e dalë, apo jo?

Qytetarja: E dalë. Duke qenë se do paguajë vetë dhe nuk e kam haberin e çmimeve, se tani kam ardhur nga jashtë dhe doja të dija pak a shumë sa kushton?

Punonjësja: Duhet një grafi, çmimet variojnë. Në qoftë se është një gjë e thjeshtë, fillon nga 20, 25, 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj nëse është problematike dhe bëhet me kirurgji, ajo mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Duhet patjetër të vijë, t’i bëjmë një grafi dhe aty përcaktohet çmimi fiks, e përcakton mjeku.


Qytetari: Më vjen një shok bashkë me pronarin nga Anglia dhe më duhet një listë çmimesh, të bëj ndonjë rezervim! Ke ndonjë listë çmimesh?

Punonjësja: Unë listë të jap, nuk e kam problem.

Qytetari: Që t’ua nis atyre dhe të bëjnë çfarë të duan ata pastaj.

Punonjësja: Jepu numrin e klinikës dhe unë flas automatikisht me ata. Flasin shqip?

Qytetari: Ai pronari flet anglisht.

Punonjësja: Edhe ne mund të flasim anglisht, nuk është problem, jepi numrin e kontaktit dhe të komunikojmë!

Qytetarja: Kam vëllain, që ka 7-ën lart që i shtrëngon dhëmbët dhe duhet ta heqë. Ka pyetur te një dentist në Elbasan, po duke qenë se do e paguajë vetë, nuk e kam haberin e çmimeve, se tani jam kthyer dhe doja të dija pak a shumë si variojnë cmimet, që ta sillja për ta hequr!

Klinika: Këto të thjeshtat janë 10 mijë lekë, ndërsa dhëmballët e syrit 8, janë 20 mijë lekë.

Qytetarja: Flasim me të reja apo me të vjetra?

Klinika: Jo 100 mijë lekë, 10 mijë lekë.

Qytetari: Ju punoni nga gushti?

Klinika: Ne gushtin presim!

Qytetari: T’i bëj një foto kësaj?

Klinika: Bëja foton, po ajo është listë fillestare, për çdo punim, që ka, flasim.

Klinika 2: Po flet për heqjet, nga heqja normale, që bën 5 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqje e mbyllur, ose normale e sigurisë, që shkon 10 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqja me operacion, që shkon 50 mijë lekë.

Klinika 3: Heqja e thjeshtë, që shkon 5 mijë, deri te heqja me kirurgji, që është 100 mijë lekë.

Klinika 4: Nëse është heqje e thjeshtë, 20 mijë lekë.

Qytetari: Doja një listë çmimesh, se kam një njeriun tim, që do vijë nga Anglia!

Klinika 5: S’para japim listë çmimesh, kurdo që të vijë ne këtu jemi.


Kurse Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thotë se ka abuzime nga klinikat dentare. Sipas tij, në rastet, kur dentisti nuk është transparent me qytetarin për tarifat e shërbimit, ai del para komisionit të disiplinës. Çmimi duhet t’i tregohet qytetarit më parë dhe duhet të jetë i njejtë për të gjithë.

Nikoll Deda, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Unë bashkohem me shqetësimin e investigimit tuaj. Shumë klinika dhe stomatologë abuzojnë me çmimet. Stomatologu është i detyruar të jetë transparent me pacientin, duhet të ketë listën e çmimeve të afishuara për gjithë procedurat e procesit që kryhen dhe pacientit duhet t’i tregohet përpara që ndërhyrja, punimi që kryhet kostoja është kaq.

Pra, pa filluar punë duhet t’i tregohet. Dentisti është i detyruar me Kodin e Etikës që të jetë transparent për çdo gjë me pacientin. Në qoftë se dentisti nuk e ka të afishuar këtë çmim te lista e çmimit ka kryer një shkelje të rëndë të etikës dhe procedohet në komision disiplinor. Abuzimi me çmimin me pacientin futet te shkelja e rëndë e etikës. Duhet të jetë një standard dhe kjo vendoset te lista e çmimit.

Në qoftë se dentisti që keni kontrolluar ju nuk ka listë çmimesh ose ka çmim tjetër, ka kryer një akt të rëndë dhe do procedohet në mënyrë absolute nga Urdhri i Stomatologut në komision disiplinor.

Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”. Pak më parë presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”, dhe ia ka dërguar dekretin Kuvendit të Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

D E K R E T!

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE


Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

d e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

  • Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  • Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213

Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Zoti Edi Rama është emëruar Kryeministër në fillim të legjislaturës së X-të, me Dekretin e Presidentit të Republikës nr.13210, datë 10.09.2021.

Përfundon vizita e Kancelares në Tiranë, përcillet në Rinas nga Rama (Video)

Pas një vizite disa orëshe në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel është larguar Shqipëria. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili e ka përcjellë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ka publikuar edhe pamjet. Në facebook, kreu i qeverisë shqiptare shkruan: Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel. Ndërsa para nisjes dy liderët kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Në pamjet që vetë Rama ka publikuar dëgjohet që kancelarja Merkel t’i thotë kryeministrit: Mirupafshim dhe shihemi në Lubjanë.


Ervin Salianji nga Korça: “Të jemi më pranë qytetarëve dhe t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi”

Partia Demokratike e degës së Korçës ka zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar aksioni politik i kësaj force politike me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët, për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve.
Po ashtu, deputeti demokrat u shpreh se do të denoncohet çdo lloj abuzimi nga pushteti. Sipas Salianjit është detyrë e Partisë Demokratike për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të shkurtuar sa më parë ditët e këtij regjimi.


Salianji :“Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët, për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve, për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës dhe pas saj, për të qene sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve”, është shprehur Salianji.

“Për të denoncuar çdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko “tritoli” që si ministër i Bujqësisë helmoi qytetarët, si ministër i Mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keq-qeverisjen dhe gjithë abuzimet që kanë shkaktuar varfëri, braktisje të vendit nga ana e të rinjve dhe mungesë të shpresës. Është detyrë thelbësorë e PD dhe ekipit të saj për të qenë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e më parë duke qenë më shumë pranë qytetarëve”, u shpreh Ervin Salianji.

‘Voskopoja Wolf Trail’/ Gjysmëmaratona bën bashkë mbi 250 vrapues,duke eksploruar natyrën vrapimin malor !

Mbi 250 vrapues janë mbledhur dy ditët e fundit në fshatin turistik të Vosokopojës për garën gjysmëmaratonë të bërë tashmë traditë ‘Voskopoja Wolf Trail’. Edhe pse nuk ia dolën të fitonin shumë pjesmarrës vlerësuan terrenin e përshkruar, ndërsa e cilësuan si një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Sipas organizatorit të garës Altin Sholla sporti është vetëm preteksti, pasi me garën ndërthuren edhe bukuritë e natyrës që vrapuesit kanë mundësinë të shijojnë, duke u tkhyer evenimentin në një turizëm sportiv. Ndryshe nga tre vitet e kaluara risia e kësaj radhe në ‘Voskopoja Wolf Trail’ ishte kategorijë për fëmijët.


Covid-19/ Shënohen 995 raste të reja në Shqipëri,5 humbje jete (Harta)

Janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.


Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        995
Të shëruar në 24 orë      1010
Të shtruar në spitale       195
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 5,613

Testime totale              1,126,073
Raste pozitive               158,431
Raste të shëruara         143,279
Raste Aktive                  12,599
Humbje jete                     2,553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308
Shkodër          1423
Durrës             1087
Fier                  1056
Vlorë               847
Lezhë              727
Elbasan           629
Berat               478
Korçë               315
Kukës              274
Gjirokastër      251
Dibër                204

Lekundje tërmeti në Greqi/ Ja sa ishte magnitura dhe epiqëndra…

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi zonën e Volimes, në Zakynthos pak pas orës 1 pasdite të së martës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, dridhja kishte një thellësi fokale prej dhjetë kilometrash dhe epiqendra e saj ishte e vendosur 25 kilometra në perëndim të Volimes. Greqi prej ditësh është përfshirë në një aktivitet të lartë sizmik me tërmete qëe kanë krijuar shqetësim tek qytetarët dhe ekspëertët.


E mbetur jetime/ Bashkia Fier i akordon pension të posaçëm vajzës 3 vjeçare të Sabrinës

Keshilli i Bashkise Fier, ne mbledhjen e rradhes ka vendosur qe vajza e mbetur jetime e 23 vjecares Sabrina Bengaj qe u v ra nga ish-bashkeshorti te perfitoje nje pension te posaçem. Pension i cili do te merret cdo muaj nga vajza e se ndjeres deri ne moshen 18 vjecare.

Ja te gjitha vendimet qe keshilli bashkiak miratoi mbledhjen e sotme:


Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

Ndihmën eknomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).

Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.

Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.

Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.

Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.

Anketat në SHBA: “44% e përdoruesve të iPhone synojnë të kalojnë në iPhone 13”

Shumë analistë presin një vit tjetër të madh për Apple me serinë iPhone 13. Dhe një sondazh i ri i kryer nga SellCell (nëpërmjet 9to5Mac) zbulon se 44% e pronarëve aktualë të iPhone në SHBA planifikojnë të kalojnë në një nga modelet e reja të iPhone 13,


Nga katër opsionet e ndryshme (iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max), iPhone 13 ishte modeli më i popullarizuar i ndjekur nga iPhone 13 Pro Max.

Sondazhi, në të cilin janë përgjigjur 3,000 përdorues amerikanë të iPhone të moshës 18 vjeç e lart, zbuloi gjithashtu se nga veçoritë e reja që pritet të shfaqen në disa ose të gjitha njësitë e iPhone 2021, ekrani me ndryshim i shkallës së rifreskimit 120Hz është ai që blerësit e ardhshëm e presin me padurim.

Përgjigjet gjithashtu treguan se klientët janë më pak të ngazëllyer për opsionet e reja të ngjyrave, një procesor më të shpejtë, karikim pa tel dhe lidhje Wi-Fi 6E, me këto karakteristika të mundshme që favorizohen në më pak se pesë përqind të përgjigjeve të sondazhit. Ndryshe, ngjarja e madhe e Apple është sot, 14 shtator, dhe një iPhone i ri është i sigurt që do të udhëheqë paradën e pajisjeve që Apple do të shfaqë.

Bashkëshorti vrasës i Sabrinës qan në gjykatë: “E doja por vjehrri më kërcënoi me jetë…”

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj. Metaj ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Përveçse e ka pranuar krimin, Elton Meta thotë se nuk donte që ta vriste por ndihej i kërcënuar. Sipas tij, vjehrri pra babai i Sabrina Metajt, e ka kërcënuar që t’i qëndrojë larg vajzës.


“Nuk doja ta vrisja por ndihesha i kërcënuar. Unë e doja dhe nuk doja që të ndërhynin familjarët në marrëdhënien tonë. Doja ta zgjidhnim vetë, unë e ajo, por vjehrri me kërcënoi t’i qëndroja larg vajzës. Armën e bleva” mësohet se ka thënë Elton Metaj brenda gjykatës.

Pas vrasjes së Sabrinës vetëm 23 vjeç nënë e një fëmije, prindërit e saj akuzuan gjykatësin, mjekët por edhe autoritetet të cilat sipas tyre e nxorën para kohe nga burgu ish bashkëshortin e dhunshëm. Pas ngjarjes inspektorati i lartë i drejtësisë nisi edhe një kontroll të dosjes. 31 vjeçari, banues në Peshtan ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Tepër e nxehte ,Ledina Çelo nuk ndal pozat seksi (FOTO)

Së fundmi, Ledina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në “Facebook’ disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft joshëse. Këngëtarja ka pozuar e ulur pranë një dritareje, e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë blu, i cili ishte me një krah dhe i çarë në njërën anë. Ai i tregonte jo vetëm muskujt e barkut, por edhe këmbët e tonifikuara dhe pa celulit, për të cilat Çelo kujdeset shumë.

Më herët ajo ka treguar se ushtrohet çdo ditë në shtëpi dhe se bën shumë kujdes me ushqimin për të qenë në super formë fizike. Në fotografinë e dytë që publikoi, Ledina shihet me make up profesional dhe me flokë kaçurrela të kthyera në një anë. Artistja e kishte plotësuar look-un me një byzylyk dhe një palë taka të zeza. Ajo zbuloi gjithashtu se pushimet kanë mbaruar dhe se tashmë është rikthyer në Gjermani, ku po xhiron videoklipin e një kënge të re që do të sjellë së shpejti. Fundjavën e kaluar, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi këngëtaren së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, në Palase. Ata po shijonin një shëtitje me një makinë plazhi.



E bujshme,UEFA ndryshon “dënimin e Skënderbeut! Rregullorja e lejon që pasi të kesh shlyer gjysmën e dënimit të kërkosh një reduktim të masës së dhënë….

Dritë në fund të tunelit për Skënderbeun… Nëse mund të thuhet kështu kur të kanë mbetur edhe 5 vite për të shlyer nga dënimi më i rëndë që ka dhënë UEFA në historinë e saj për një klub… Ngadalë, e dimë se për shumëkënd që e ka ndjekur çështjen e klubit korçar mund të pyesë menjëherë: kur i shleu Skënderbeu 5 pjesëmarrje në kompeticionet europiane? Ky klub ishte dënuar me 10 pjesëmarrje apo 10 vite në total? Janë pyetje te drejta, të cilave me shumë kujdes po ju japim një përgjigje. Le t’i marrim gjërat me radhë…


FORMA E DËNIMIT…

Klubi i Skënderbeut u dënua në korrik të vitit 2016 me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, duke u cilësuar i papërshtatshëm deri në mbylljen e hetimeve të ngritura nga UEFA.

Më pas, në mars të vitit 2018, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të dënojë klubin me 10 kualifikime në Kupat e Europës, si dhe 1 milionë euro gjobë për trukim të ndeshjeve.

Dënimi fillestar i Skënderbeut ishte me 10 kualifikime në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, një vendim që u la në fuqi nga KAS-i më 12 korrik 2019. Këtu është kleçka…

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se nga “10 vite për çdo kualifikim në Europë”, dënimi i UEFA-s është ndryshuar në “10 vite”.

Ka diferencë të madhe. Po, sepse 10 mospjesëmarrje në kompeticionet europiane do të thotë që Skënderbeu duhet patjetër të sigurojë një vend në kupat e Europës çdo vit që t’i njihet më pas shlyerja e dënimit. Praktikisht një dënim me vdekje për çdo klub. Ndërsa “thjesht” 10 vite dënim mjaftojnë që të kalojnë si kohë, pra jo detyrimisht duhet që Skënderbeu të sigurojë një vend në kupat europiane në fund të sezonit.

KONFIRMIMI – “Panorama Sport” prej kohësh ishte në dijeni të faktit që zyrtarë të Skënderbeut po lobonin në instanca të ndryshme të UEFA-s për një reduktim të dënimit. Fillimisht u fol se kjo mund të diskutohej edhe në kongresin e UEFA-s që u mbajt në mars.


Nuk dihet me saktësi se çfarë iu është dashur të bëjnë drejtuesit e klubit të Skënderbeut, por diçka ka ndryshuar. Madje është shpresëdhënëse. Nga 10 kualifikime në Europë, dënimi është konvertuar thjesht në 10 vite.

Gazeta mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit të Skënderbeut pak kohë më parë i kanë kërkuar UEFA-s në rrugë zyrtare edhe sa vite dënim u ka mbetur për të shlyer.

Përgjigja ka qenë: 5 VITE. Nëse vendimi do të kishte mbetur siç ishte në fillim, Skënderbeut do t’i duheshin edhe 7 vite sepse deri tani ka shlyer vetëm 3 (nëse llogarisim pjesëmarrjet që ka siguruar në Europë pas dënimit)


SURPRIZAT NUK KANË FUND…

Me të drejtë shumë tifozë korçarë dhe jo vetëm, pasi të lexojnë këto rreshta mund të thonë: pse 5 vite pak janë..? Janë shumë për hir të së vërtetës edhe pse dënimi është zbutur.

Por ka shumë të ngjarë që të ketë surpriza të tjera. Pse? Sepse rregulloret e UEFA-s të lejojnë që pasi të kesh shlyer gjysmën e dënimit të kërkosh një reduktim të masës së dhënë. Pak a shumë njësoj si rregullorja e FSHF-së (e kopjuar nga UEFA), e cila të lejon që pasi ke shlyer gjysmën e dënimit të bësh kërkesë për ta konvertuar në gjobë dënimin e mbetur ose të reduktohet në gjysmën e asaj që ka mbetur (në këtë rast 2 ose tri vite).

“Panorama Sport” u përpoq të mësojë diçka më shumë rreth kësaj çështjeje dhe pyeti drejtuesit e Skënderbeut, por ata nuk preferuan të prononcohen rreth zhvillimeve të fundit. Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e tyre për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare./PANORAMASPORT.AL

“Danke Angela!”, Rama i bën dhuratën e veçantë kancelares Merkel, ja reagimi i saj (foto)

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel. Ai ka publikuar pamje nga takimi me Merkel, teksa shihet që i jep në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Rama zbulon që Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.

DANKE ANGELA🙏
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike
🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan Rama.