Shuhet në moshën 81-vjeçare një nga golashënuesit më të mirë anglezë…

Është shuar në moshën 81-vjeçare Jimmy Greaves, një nga sulmuesit më të mëdhenj anglezë të historisë dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë angleze (përpara se të quhej Premier League). Greaves ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës, në vitin 1966.

Kulmi i karrierës së tij do të ishte periudha me Tottenham, në të cilën dërgoi topin në rrjetë 266 herë në 379 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe fitoi në vitin 1963 Kupën e Kupave, që në atë kohë ishte trofeu i parë europian që fitonte një klub anglez. Me Anglinë, Greaves ka shënuar 44 gola në 57 ndeshje. Në Kupën e Botës 1966, ai luajti të treja ndeshjet e grupit, por u dëmtua kundër Francës dhe vendin e tij e zuri Geoff Hurst, vendimtar në finalen kundër Gjermanisë.


Luli është monument i rëndësisë së veçantë /Ylli Manjani :”Ja dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush”

Avokati Ylli Manjani shprehet se opozitën e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nuk e beson askush që është opozitë. “Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm! Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar. Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propanda e saj”, shkruan Manjani.

Reagimi i Manjanit


Ja pra dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush që është opozitë!

Megjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vemendjen me qese në xhep; me fjalime idiote në Parlament; me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prap qeveria nuk bëhet më lajm…

S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon. Sepse qeveria ka në borderonë e saj opozitën.

Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim

Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë ska më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri ska se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…


Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm!

Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.

Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propanda e saj.

Anulimi i Oktoberfest, gjermanët organizojnë festë alternative të birrës

Oktoberfest, ndër festivalet më të njohura të birrës në botë, i cili organizohet në Mynih, është anuluar për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së covid, mirëpo kjo gjë nuk ka penguar gjermanët që të organizojnë një ngjarje alternative. Më 18 shtator, njerëzit kanë nisur të mblidhen në Terisienvise, ku zakonisht nisin festimet, duke u veshur me kostume tradicionale dhe duke marrë me vete birra.

Qyteti është duke shënuar festën e birrës në mënyra të ndryshme, ndonëse ato nuk duket se kanë mundësi që të mbledhin miliona njerëz, sikurse Oktoberfest. Rreth 50 restorante dhe bare tjera planifikojnë të dekorohen në stilin e tendave, që janë vendosur më parë në Oktoberfest, në organizimet që pritet të vazhdojnë deri më 3 tetor. Në bare do të ketë muzikë, festë dhe birra sikurse në Oktoberfest. Për ata që nuk mund të marrin pjesë, ekziston mundësia e kyçjes online në ngjarje. Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë që Oktoberfest të organizohen si zakonisht më 2022.


Pse femrat shkojnë gjithmonë në tualet si grup? Të gjithëve na ka bërë përshtypje….

Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të një burri: Pse gratë shkojnë në tualet grup? Burrat përdorin tualetin ekskluzivisht për nevoja fizike!

Më së shumti, ata mund të hedhin një vështrim të shpejtë në pasqyrë dhe kaq! Vizita në tualet do të zgjasë vetëm disa minuta dhe rrallë do t’i shihni të shkëmbejnë biseda me burra të tjerë. Përkundrazi, një grua, jo vetëm që do të marrë një shoqe për shoqëri, por do të “harrohet” atje, duke e bërë popullsinë mashkullore edhe një herë të pyesë pse kalojnë kaq shumë kohë në tualet.


Përveç fantazive më të çmendura, shpjegimi i vetëm logjik i dhënë nga një burrë është se natyra femërore është misteri më i madh i njerëzimit, kështu që ata as nuk shqetësohen për të zgjidhur enigmën e madhe! Ata janë të kënaqur me “shpirti i një gruaje është një humnerë” ndjekur nga komente dhe shaka ironike. Por ne e dimë shumë mirë që enigma është shumë e thjeshtë dhe zgjidhja e misterit fillon nga shumë e thjeshtë: përdorimi i ndryshëm!

Për ta bërë kohën të kalojë më lehtë

Ndryshe nga tualetet e burrave, tualetet e grave janë pothuajse gjithmonë të nxehta! Radha e pritjes zakonisht fillon nga brenda dhe arrin jashtë derës!

Kjo është një nga arsyet pse shkojmë në tualet dy nga dy! Si do ta kaloni kohën tuaj duke pritur me kënaqësi në radhë nëse nuk keni ngjitësin për të thënë një fjalë?

Për t’u zbukuruar

Një grua gjithmonë dëshiron konfirmim! Edhe nëse ajo shikohet në pasqyrë dhe rezultati e kënaq atë, ajo përsëri do të dëshirojë një mendim të dytë. A është grimi intensiv? A iku buzëkuqi?

Keni nevojë për pluhur shtesë për të mbuluar puçrrat? Leshi mbahet më mirë lart apo bie mbi supet? Të gjitha këto pyetje do të mbeteshin pa përgjigje dhe dilema do të ishte e madhe pa ndihmën e një ose më shumë shoqeve femra!

Për kritikën shoqërore


Ndoshta është pyetja më e madhe e burrave: Por çfarë bëjnë ata për kaq gjatë? Brenda tualetit të grave, ka analiza për çështje erotike dhe më shumë! Dhe një njeri i arsyeshëm do të pyesë: “A nuk ka vend tjetër për kushërinjtë?”

Sigurisht që ka por zhvillimet janë të shpejta dhe disa çështje kanë nevojë për “takim” të menjëhershëm. Në fund të fundit, ka çështje që nuk mund të diskutohen në prani të burrave! Pra tualeti është “kalaja” më e afërt për biseda të fshehta të vajzave.

Të flasësh për gjëra që meshkujt i konsiderojnë të mërzitshëm dhe t’i komentosh ato lirshëm
Një arsye tjetër pse gratë “tërhiqen” në tualet është sepse ne i gjejmë disa nga bisedat e burrave të mërzitshëm! Pra, nëse flitet për ushtrinë, makinat apo futbollin, gjëja më e mirë që mund të bëni është të bëni një pushim të shkurtër!


Shkuarja në tualet na lejon jo vetëm të flasim për atë që na intereson vërtet, por edhe të komentojmë me kauzë bisedat budallaqe të meshkujve.

Për çështje të ndryshme … teknike

Cilat mund të jenë çështjet teknike? Para së gjithash fakti që shumë tualete nuk kanë një varëse rrobash kështu që dikush duhet të mbajë xhaketën ose çantën tonë!

Mundësia gjithashtu për të veshur taka të larta dhe për të dashur të pushoni diku është e madhe ndërsa nëse jemi në ditë të vështira, duam të sigurohemi që të mos kemi asnjë njollë në fustan apo pantallona.

Dhe sigurisht që problemet nuk ndalen këtu. Mjerë gruaja që vesh një bodysuit dhe për të qenë në gjendje të shkojë në tualet ajo duhet të bëjë një strip tizëm të tërë!

Edhe nëse një burrë tallet me ju për zakonin e preferuar të grave, ne kemi përgjigjen e duhur!

Tragjike/ Aksidentohet familja me 5 anëtarë, njëri prej të plagosurve niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot. Makina ku po udhëtonin 6 anëtarët e familjes ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Bushkash.Policia dhe ambulanca që mbërritën në vendngjarje i dërguan të plagosurit në Spitalin e Burrelit dhe më pas janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.


Në të gjithë vendin ka prezencë të lagështirës…”/Policia vendos në pranga shoferët ‘rebelë’ që qarkullojnë në gjendje të dehur e pa patenta…

Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk – Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.


Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:30, pasi monitorimi u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg, konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 10 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 131 km/h deri në 156 km/h.
Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 1 deri në 5 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 11 raste me shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi në rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin ka prezencë të lagështirës si pasojë e motit të keq. Policia vijon monitorimin me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore të kombinuara me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë

40% e popullsisë në Shqipëri rrezikon të zhytet në varfëri të thellë, pse po rriten kaq shumë çmimet?

Tregjet globale dhe ato vendase po përballen me një valë të rritjes së çmimeve, që erdhi si cunam në të gjithë artikujt njëkohësisht, që nga hekuri, gruri, nafta, kauçuku, energjia, vaji, kafeja, sheqeri e deri te buka. Vala e rritjes, e cila po nxitet nga kërkesa e pazakontë post-karantinë dhe problemet në transport i kanë zënë në befasi Bankat Qendrore, të cilat për momentin kanë deklaruar se nuk do të vënë në lëvizje mekanizmin e normës së interesit. Tregu shqiptar, i cili mbështetet tek importi, është ekspozuar tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40% e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimeve është kalimtare dhe do të ketë stabilitet më 2022

Nga Blerina Hoxha


Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në vendet në zhvillim, si Shqipëria, ku mundësitë për të amortizuar efektet janë të pakta dhe konsumi është i bazuar në import, goditjet janë më të ashpra si në buxhetet e konsumatorëve dhe ato të kompanive.

Para tre muajsh, artikujt bazë të shportës, duke përjashtuar frutat si: 1 litër vaj, 1 bukë 800 gramë, 1 kg oriz, 1 kg sheqer, 100 gramë kafe, 1 shishe ujë 1,5 litra, 10 kokrra vezë, 1 kg patate, 1 kg domate, 1 kg kastravecë kushtonin gjithsej 940 lekë në tregjet e pakicës në Tiranë. Të njëjtët artikuj në ditët e para të shtatorit kushtonin 1170 lekë, ose 24% më shumë. Krahasuar me fillimin e vitit, çmimet në artikujt bazë të shportës u rritën me 30% në tregjet e pakicës.

Në gusht, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), apo inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të mallrave për një grup produktesh bazë, arriti në 2.4%, niveli më i lartë ky që nga janari 2017. Që prej vitit 2012, inflacioni është luhatur afër 2%, duke arritur përkohësisht vetëm në janar 2017 në 2.8%, afër objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Rritja me shpejtësi e çmimeve në një spektër të gjerë artikujsh, sidomos tek lëndët e para me ndikim zinxhir në treg (si nafta, metalet dhe gruri) i kanë zënë në befasi, konsumatorët, bizneset dhe politikëbërësit, pas një dekade ku shqetësimet e inflacionit ishin zhdukur. Pandemia Covid-19, e cila ka goditur zinxhirët e prodhimit, e kombinuar me kërkesën e lartë post-karantinë dhe ndikimet klimatike, i shtrenjtoi çmimet e mallrave kudo në botë në nivelet më të larta të dekadës.

Ndryshimi i çmimeve, i njohur si inflacioni, monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga Bankat Qendrore, që e kanë si funksion kryesor ligjor. Ato e zbusin rritjen e çmimeve, duke rritur normat e interesit si një mjet që frenon paranë në qarkullim e për rrjedhojë, kërkesën për mallra. Në vendin tonë, Banka e Shqipërisë e monitoron inflacionin dhe ka objektiv një rritje të përgjithshme të çmimeve rreth 3% në vit, nivel i cili pritet të arrihet vitin e ardhshëm, sipas një shpjegimi të posaçëm nga Banka për “Monitor”.


Banka shpjegoi se nuk ka mjete për të frenuar një valë çmimesh që vjen nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, por tha se ecuria afatgjatë e inflacionit në vend përcaktohet më së shumti nga dinamika e zhvillimeve të brendshme si kërkesa, përmirësimi gradual i pozicionit ciklik. Këto trende do të shoqërohen me rritjen e punësimit, pagave dhe kostove të prodhimit, të cilat përcaktojnë dinamikat e inflacionit në afatin e mesëm. “Në të kundërt, inflacioni i importuar është një përbërës i inflacionit total mbi të cilin politika monetare nuk ka ndikim në afat të mesëm dhe luhatjet e të cilit përbëjnë përgjithësisht goditje oferte me ndikim të përkohshëm” – shpjegoi Banka.

Por teksa në aspektin makroekonomik, lëvizjet e çmimeve duken të monitorueshme, në ekonominë reale, sidomos tek 20 përqindëshi i popullsisë me të ardhura të ulëta dhe bizneset importuese, ka krijuar shqetësime. Gati 38% e shqiptarëve, sipas INSTAT, ishin të privuar nga varfëria materiale më 2019, ndaj rrezikojnë të zhyten në varfëri nga çmimet e larta që po ofrohen.

Në afat të shkurtër, qeveria përfiton nga rritja e çmimeve, duke mbledhur më shumë taksa, të cilat ndikojnë në përmirësimin e deficitit fiskal dhe uljen e borxhit. Por në afat të gjatë, çmimet e larta do të sillnin rritjen e normave të interesit, të cilat e ndikojnë negativisht borxhin publik, sidomos në Shqipëri, e cila ka treguesin 76% të PBB-së (deri në fund të 2020-s, sipas Ministrisë së Financave), një nga nivelet më të larta të vendeve në zhvillim.

20-fishohen kostot e transportit, efekte të larta mbi çmimet

Vështirësitë në transport që u krijuan nga pandemia dhe rritja e menjëhershme kërkesës për mallra shtrenjtuan kostot e transportit kudo në botë, të cilat u reflektuan edhe te çmimet e mallrave në vend.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, tha se për shkak të pandemisë, tregu u çorientua dhe kjo u reflektua në rritjen galopante të çmimeve të transportit, që ndikoi në të gjitha mallrat e importit. Transporti i një kontejneri me mallra nga 1,500 dollarë që kushtonte ka arritur deri në 18,000 dollarë. Ai pohoi se në disa raste, tregtarët kanë vendosur të mos furnizohen, pasi kosto e transportit nga vendet e largëta e ka tejkaluar vlerën e mallit.

Çmimi mesatar i transportit të një kontejneri është rritur gati me 20-fish që nga viti 2017 deri aktualisht. Çmimet e listuara të dërgesave nga Kina në portet kryesore në Europë dhe Bregun Perëndimor të SHBA janë më afër 18,000 dollarë për një kontejner dhe kompanitë thonë se po ngarkohen 20,000 dollarë për marrëveshjet e minutës së fundit për të marrë mallra në anije dalëse. Ndërkohë transporti i një kontejneri në vitin 2017 ishte rreth 1500 – 1800 dollarë.

Një analizë e Komisionit Europian tregon se, rritja pasqyron ndryshime dramatike në konsum gjatë pandemisë, pasi konsumatorët i kanalizuan paratë që dikur shpenzonin në restorante ose kinema për blerjen e sasive rekord të kompjuterëve, mobilieve dhe mallrave të tjera. Ky ndryshim i papritur i shpenzimeve ka përmbysur modelet e vjetra tregtare, duke shkaktuar një kërkesë ta pazakontë edhe për shërbime transporti. Gjithashtu transporti i mallrave u përqendrua me anije, për shkak të problematikës që krijoi pandemia në transportin rrugor dhe atë me avion.

Rritja e kostove të transportit ngre pyetjen se deri në çfarë mase ato transmetohen përmes zinxhirit të çmimeve. Importuesit zakonisht kalojnë një pjesë të rritjes së kostove të transportit te konsumatorët nëpërmjet çmimeve më të larta, të cilat mund të shkaktojnë presione inflacioniste. Për të vlerësuar madhësinë potenciale të këtij efekti, një model i ndërtuar për ekonominë amerikane (2016) sugjeron se çmimet e transportit përcillen për një vit në tregjet fundore të mallrave. Çdo rritje me 50% e kostove të transportit ndikon me 0.25% në rritjen e inflacionit një vit më vonë.

Në përgjithësi, duke pasur parasysh se sfidat e furnizimit drejtohen kryesisht nga transporti dhe jo nga kufizimet e prodhimit, rritja e kostove të transportit pritet të ketë vetëm një ndikim modest në aktivitetin ekonomik global – sugjerojnë analizat në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa furnizimi përshtatet me kërkesën më të lartë, kostot e mallrave mund të ulen përsëri. Në të njëjtën kohë, me heqjen e masave të izolimit dhe konsumatorët riekuilibrojnë shpenzimet drejt shërbimeve, duhet të pritet lehtësim i problemeve aktuale të furnizimit.

Rritja e çmimeve të plastikës, shtrenjton kostot e ambalazheve

Në dy-tre muajt e fundit, çmimet e plastikës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me 230%. Kjo ka ndikuar në shtrenjtimin e kostos së prodhimit të paketimeve në tregun vendas, tha Vullnet Haka, i cili drejton Shoqatën e Ricikluesve dhe operon në këtë fushë me kompaninë “Everest”. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ishte e pazakontë dhe shumë e shpejtë – tha zoti Haka. Ai shpjegoi se, çmimet e larta po nxiten nga mungesa e prodhimit në disa raste dhe nga kërkesa e lartë post-karantinë. Kompanitë e riciklimit, të gjendura në këtë situatë, kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve të tyre, të cilat janë bërë shkak edhe për rritjen e çmimeve finale, sidomos në produktet e bulmetit.

Paketimi zë një pjesë të konsiderueshme të kostos së bulmetit, shpesh deri në 30%. Prodhuesit kryesorë të bulmetit në vend ia dedikuan një pjesë të rritjes së çmimeve gjatë korrikut pikërisht kostove të ambalazhimit.

Zoti Haka tha se, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përcillet më shpejt në vende si Shqipëria, pasi importuesit nuk operojnë me kontrata të rregullta furnizimi dhe gjithashtu kanë logjistikë të kufizuar (kapacitete transporti dhe magazinimi) dhe kapacitete të dobëta financiare.

Ndryshimet e klimës dhe pandemia i bëjnë parashikimet të mjegullta

Tregjet i rishikuan me rritje kontratat e shitjes së grurit për vitin që vjen për shkak se uragani Ida, që goditi ditët e fundit Nju Jorkun dëmtoi rëndë linjat e eksportit të një prej aktorëve kryesorë të tregtimit të grurit në botë Cargill, duke cenuar rëndë eksportet nga SHBA. Aktualisht 1 ton grurë në bursa po shitet për më shumë se 238 euro, nga 150-160 dollarë një vit më parë në këtë periudhë të vitit.

Thatësira dhe përmbytjet dëmtuan korrjet e sezonit këtë vit në hemisferën veriore, duke i bërë ndryshimet klimatike si një faktor madhor në aspektin ekonomik global. Ndryshimi i klimës dhe përhapja e papritur e pandemisë Covid-19 i kanë bërë parashikimet në tregjet ndërkombëtare të mjegullta.

Sipas të dhënave nga Bursa e Londrës (LSE), 1 ton grurë po shitet aktualisht mbi 238 euro në tregjet europiane, me një rritje 50% brenda një viti. Një fuçi naftë po shitet me 71 dollarë, me një rritje 44.8% që nga korriku i vitit 2020 dhe 1 ton hekur po shitet me 675 dollarë, me rritje 73% brenda vitit. Analistët pohojnë se rritja e çmimeve në këto tre artikuj shkakton rritje zinxhir në të gjitha mallrat dhe shërbimet kudo në botë.

Importuesit e grurit po përcjellin ngadalë rritjen në tregun e brendshëm

Çmimi i një buke (800 gr – 1 kg) u rrit javën e fundit me 10 lekë, në reflektim të rritjes së çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare. Shitësit në tregjet e pakicës lajmëruan rritje të çmimeve të nënprodukteve të miellit, kryesisht makaronat me rreth 10 lekë për kilogram. Në 10-ditëshin e parë të muajit gusht, çmimi i miellit me pakicë u rrit me 10%, duke arritur në 5500 lekë, nga 5000 që ishte më parë. Brenda vitit, çmimi i miellit në tregun e brendshëm është rritur me rreth 20%.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, administratori i fabrikës së miellit “Bloja”, tha se çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare kanë shkuar në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit. Ai tha se, çmimet e larta po vijnë si rrjedhojë e prodhimit të dobët këtë vit në Rusi dhe Kanada, furnizuesit kryesorë të tregut global me grurë. Prodhimi në hemisferën veriore paraqitet me një deficit me disa miliona tonë. Haxhiymeri pohoi se importuesit dhe operatorët e tregut për një vit po mundohen të amortizojnë përcjelljen në tregjet e pakicës.

Rritja, sipas tij, është bërë graduale, duke marrë në konsideratë se çmimi i miellit është një produkt me impakt të lartë në treg, sidomos te shtresat e varfra. Haxhiymeri tha se gjatë pandemisë, rezervat e grurit ranë dukshëm për shkak të shitjeve rekord në muajt e parë të karantinës në fillim të vitit 2020, por situata u kthye në normalitet me hapjen e ekonomisë.

Meqenëse gruri është një mall i tregtueshëm, niveli i çmimeve të tij është i lidhur ngushtë me dinamikën e tregjeve ndërkombëtare dhe nga faktorë si ndryshimet klimatike, rendimentet e prodhimit, çmimet e naftës, etj. Të ardhurat e kompanive që tregtojnë miell kërcënohen si nga çmimet më të larta të grurit, ashtu edhe nga presioni publik për çmime më të ulëta të bukës.

Anëtarë të Shoqatës së Prodhuesve të Bukës pohuan se për ta është shqetësues edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në tërësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit. Kompanitë e blojës në vend shpjeguan se prej një viti, ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht.

Operatorët paralajmërojnë se rritja e miellit do të shkojë deri në 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuara në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.

Çmimet e naftës dhe energjisë në rritje, pritshmëritë të paqarta

Një fuçi naftë po shitet aktualisht në tregun ndërkombëtar me 70 dollarë, por pritshmëritë janë që çmimi për të njëjtën njësi të arrijë në 100 dollarë në vitin 2022. Luigj Aliaj, i cili drejton Shoqatën e Hidrokarbureve në vend tha se, ndryshimet klimatike dhe pandemia kanë krijuar paqartësi në ecurinë e çmimeve edhe në bursa.

Në një vit, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me rreth 25%, teksa rritja u përcoll edhe në tregjet vendase, duke arritur në rreth 170 lekë/litër. Që nga fillimi i këtij viti, çmimi naftës është rritur me katër herë në tregun vendas, por gjithësi mbeten ende poshtë niveleve të parakrizës, kur e kaluan 180 lekë.

“Kastrati”, operatori më i madh i tregtimit të karburanteve me shumicë e pakicë, e tregton një litër naftë me 169 lekë për litër dhe benzinën 171 lekë/litër. Kjo ishte rritja e katërt në harkun e 7 muajve. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër, mbi 14%.

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj, me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë, në ditët e para të korrikut.

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës në vend ranë me shpejtësi, nga mbi 180 lekë në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë) deri në janar 2021, duke reflektuar ecurinë e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 70 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill 2020, në kulmin e pandemisë, duke iu afruar nivelit më të lartë, që nga tetori i vitit 2018, si rrjedhojë e kërkesës së fortë globale dhe kufizimeve të prodhimit nga OPEC.

Çmimet e energjisë elektrike gjithashtu shënuan rritje me 180% gjatë një viti. Në javën e parë të shtatorit, 1 MWh kushtoi 123 euro, nga 43 euro që ishte në shtatorin e vitit 2021, sipas të dhënave nga Bursa e Energjisë së Hungarisë (HUPX) e cila është referencë për tregtinë nga kompanitë shqiptare. Për shumicën e prodhuesve shqiptarë që furnizohen nga tregu i lirë, rritja e çmimeve të energjisë ishte një kosto shtesë mbi prodhimin, krahas rritjes së lëndëve të tjera të para.

Shporta e ushqimeve, rritje të menjëhershme

Çmimet e vajit, sheqerit, bulmetit, vezëve u rritën me shpejtësi këtë vit. Rritjen më të lartë në harkun kohor të një viti e pati, çmimi i një litri vaj, i cili është shtrenjtuar me rreth 35%, duke shkuar në 220-230 lekë, nga 157 lekë në shkurt të vitit të kaluar dhe në 190 lekë në janar 2021. Sipas operatorëve kryesorë të tregut, shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit të lulediellit në vendet kryesore prodhuese, si Rusia, Ukraina, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.


Mungesa e lëndës së parë ka rritur çmimet për importin e vajit të gatshëm dhe kostot për importet e grexhos për fabrikat që prodhojnë në Shqipëri. Vaji i lulediellit është përbërësi kryesor i shportës për familjet e varfra. Rritja e çmimit të tij do të përkeqësojë aftësinë blerëse dhe konsumin te këto shtresa.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve lajmërojnë se furnizimet me vaj luledielli, në gjysmën e parë të vitit 2021, do të kufizohen për shkak të rendimenteve të dobëta të lulediellit nga prodhuesit e Detit të Zi. Rajoni u prek nga kushtet e thata gjatë sezonit të rritjes, duke rezultuar në rendimente më të ulëta sesa pritshmëritë e tregut. Bashkë me vajin janë rritur edhe një seri çmimesh në produktet e shportës.

Kompanitë kryesore të prodhimit të bulmetit në vend rritën çmimet me 10-15% në muajin korrik kryesisht prej rritjes së kostove të ambalazhimit dhe të çmimeve të energjisë. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, Sajmir Begaj, tha se kompania ka vendosur rritjen e çmimeve të ambalazhit, lëndës së plastikës dhe çmimit të energjisë pas vendimit për daljen në treg të lirë. Rritja e çmimit të plastikës ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet e huaja dhe nga furnizuesit, rritja u lajmërua tre muaj më parë.

Shpesh ambalazhi zë 30% të vlerës së produktit final të bulmetit. Çmimi i sheqerit gjithashtu u rrit me 30%, duke shkuar në 0,40 cent për kilogram nga 1.29 që ishte një vit më parë. Çmimi i sheqerit gjithashtu ka një efekt zinxhir negativ për shportën e mallrave, pasi shërben si lëndë e parë për një seri artikujsh të industrisë ushqimore, kryesisht pijet, biskotat dhe të ëmblat në përgjithësi.

Çmimi i hekurit rritet mbi 70%, presion mbi kostot në ndërtim


Një ton hekur kushton aktualisht në tregjet ndërkombëtarë 675 dollarë me një rritje vjetore mbi 70%. Arif Shkalla, drejtor ekonomik në kompaninë e prodhimit të hekurit i “Kurum”, ka pohuar se në muajt e parë të vitit, eksportet e hekurit u rritën me mbi 90% më shumë se viti 2020 dhe 32% më shumë se në janar-prill të 2019-s. Kërkesa, sipas tij, është në nivele rekord dhe ndërkohë, çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje të çmendur çdo javë, si rrjedhojë e blerjeve të Kinës.

Çmimi i hekurit ka arritur aktualisht në rreth në 700 euro pa TVSH, nga 460 euro në prill të një viti më parë dhe 400 euro një vit më parë. Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme të 6-mujorit tregojnë se, importet e gizës dhe çelikut që përfaqësohen kryesisht nga hekuri për ndërtim arritën vlerën e 22 miliardë lekëve me një rritje 51% në krahasim me vitin 2020, dhe 56% në krahasim me vitin normal 2019.

Vlera e lartë e importeve po nxitet edhe nga çmimet më të larta të hekurit në tregjet ndërkombëtare. Vitin e kaluar kanë nisur punimet në zonat e dëmtuara prej tërmetit të cilat vijojnë edhe këtë vit. Por gjithashtu kërkesa për hekur është nxitur edhe nga punët publike në disa akse rrugore, si Rruga e Arbrit dhe ajo Kardhiq – Delvinë dhe volumet e larta në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë.

Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, rreth 70% e anijeve që po përpunohen në port janë me materiale që kanë lidhje me sektorin e ndërtimit të tilla, si çimento, hekur, koncentrat zinku, xhama etj. Pas valës së dytë të pandemisë kudo në botë, sektori i ndërtimit po shënon rritje e për rrjedhojë, kërkesa për lëndët e para që i nevojiten sektorit është rritur.

40% e shqiptarëve në kufirin e varfërisë, nuk e përballojnë rritjen e çmimeve


Rritja e çmimeve për të gjithë artikujt, por sidomos për shportën kryesore të mallrave të konsumit rrezikon të çojë në varfëri gati 37% të popullsisë në vendin tonë. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare tregoi se në vitin 2019, mbi 37% e individëve në Shqipëri nuk e përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit. Gjithashtu treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0%.

Sipas INSTAT, në vitin 2019 janë vlerësuar rreth 659.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Por me fillimin e pandemisë, gjendja financiare e këtij grupi është përkeqësuar më tej, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, sidomos në shkallën e ulët të produktivitetit. Analizat kudo në botë kanë treguar se shtresat e varfra patën kosto më të larta nga pandemia. Rritja e çmimeve do të përkeqësojë situatën financiare më tej në këtë shtresë.(Monitor)

U zhduk në Shqipëri 8 muaj më parë/ Biznesmeni italian gjendet i gjallë në Livorno. Ja dyshimet pse e sajoi këtë ngjarje…

Misterit të gjetjes së biznesmenit italian, që ishte shpallur i zhdukur 8 muaj më parë në Shqipëri, i shtohen dyshime dhe elementë të tjerë. Mediat italiane raportuan këtë të shtunë se Davide Pecorelli ka shpëtuar nga mbytja në një gomone në një ishull në afërsi të Livornos. Që do të thotë se nëse nuk do t’i rrezikohej jeta, 45-vjeçari do të vijonte të ishte në listën e personave të zhdukur, me dyshimin se mund të ishte vrarë për veprimtari të paligjshme.


Dhe në fakt, e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Ai kishte dalë nga Shqipëria duke nisur një jetë të re në Toskanë, ku u gjet nga policia italiane në gomonen që rrezikonte të mbytej.bPecorreli ka njoftuar të parën gruan e tij shqiptare (kanë edhe një fëmijë) që është gjallë dhe kjo e fundit ka bërë publik lajmin. Po ashtu zbulohet se biznesmeni që nga koha që është shpallur i zhdukur, ka qenë i fshehur në këtë ishull dhe është shprehur paraprakisht se “kam qenë me pushime”.

Një histori komplekse që nuk kishte çuar në implikime interesante deri më tani. Por do të jetë e nevojshme të kuptohet pse Davide humbi gjurmët e tij për kaq gjatë dhe pse ai ishte në atë gomone dhe jo në Shqipëri. Hetuesit italianë do të duhet të rindërtojnë atë që i ndodhi Pecorellit që nga fillimi i vitit.

Megjithatë, mediat italiane bëjnë të ditur se hetuesit e çështjes kishin zbuluar më parë shenja të cilat tregonin se ai ishte i gjallë. Madje kryeprokurori, Raffaele Cantone dhe Zëvendësprokurori Giuseppe Petrazzini, kishin deklaruar se ata kishin dëshminë e një personi, i cili kishte deklaruar se e kishte parë Pecorellin të gjallë.

Me sa duket, biznesmeni italian kishte inskenuar vdekjen e tij tragjike në Pukë, ku kishte djegur makinën, të cilën e kishte marrë me qira dhe në të cilën ishin gjetur disa eshtra. Të dhënat e fundit për Pecorellin ishin disa mesazhe që ai i kishte shkëmbyer me një mik, me të cilin ai theksonte se gjendej në Shqipëri për të negociuar me bizneset vendase.


Mediat italiane hedhin dyshimin se shkak për këtë inskenim kinematografik, ishin bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali pas falimentimit të bizneseve të tij dhe tashmë synonte që të përfitonte nga siguracionet e jetës. Gjetja e tij thuajse 8 muaj më vonë, ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes një fenomen jo pak të njohur në Itali, në veçanti nga biznesmenët, të cilët duke qenë në prag të falimentimit, synojnë të mashtrojnë përmes “zhdukjes” për të përfituar nga siguracionet.

Por ndonëse fakti që është gjallë përbën një lajm të mirë, për Pecorellin nis një tjetër telash, ai i vënies përballë drejtësisë me akuzën e mashtrimit. Hetimet në Shqipëri për zhdukjen e tij janë pushuar prej kohësh. Ndërkohë, Davide pritet të mbërrijë sot në Perugia, ku ka kërkuar të flasë me prokurorin për të rrëfyer ç’ka ndodhur. Mbetet të sqarohet pse zhdukja, makina e djegur, kujt i takojnë mbetjet njerëzore të gjetura në automjetin e djegur dhe, mbi të gjitha, arsyeja e këtij inskenimi makabër.

Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur në Pukë, 8 muaj më parë, ku kishte ardhur për një udhëtim pune. Në atë kohë është raportuar se 45-vjeçari kishte vizituar Shqipërinë, pasi po shihte mundësinë për të zgjeruar biznesin e tij. Makina e tij u gjet e djegur në një rrugë jo shumë të frekuentuar. Në mjet u gjetën disa sende personale dhe kocka, që kurrë nuk u vërtetuan që ishin të tij./ Gazeta SI

E rëndë/ Punëtori shqiptar humb jetën teksa krasiste pemët (EMRI)

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur në Leçe, Itali. Viktima quhet Flamur Celtahiri dhe banonte në Taviano, punonte në një fermë private, ku kujdesej për kopshtin, krasitjen e pemëve dhe mjedisin përreth. Mediet italiane raportojnë se mëngjesin e djeshëm 42-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë, pa shenja jete.Nuk bëhet ende me dije nëse ai ka pësuar ndonjë aksident në punë apo goditje në zemër.

Ai u dëgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së shqiptarit shkruan media Italiane lecce prima


Njihuni me vajzën berbere/ Nga ngacmimet tek bakshishet, Liljana tregon si është të punosh me djemtë (Video)

Të gjithë këta djem janë në pritje të berberes së tyre. Kur ajo futet në ambientin e mbushur vetëm me djem, asaj i thonë ‘erdhi dielli sallonit’.

Mirëmëngjesi! Erdhi dielli i sallonit”, thotë njëri nga ata. Një histori e pazakontë e një vajze që punon berbere.

22 vjeçarja Liljana Kurti është berberja e parë femër shqiptare.


Unë jam Liljana Kurti, jam 22 vjeçe dhe jam një vajzë berbere. Para dy vitesh mu ofrua një punë e tillë dhe pranova menjëherë pasi më pëlqen”, thotë ajo për mikrofonin e Top Channel.

Si e priten familjarët e tu kur u the që unë do të punoj ne një berberhane?

Liljana :U çuditën edhe pastaj e pranuan.

Çfarë reagimi bëjnë djemtë kur shohin një vajzë në sallon?

Liljana : Uaaa, kjo do të më qethë mua?! Vërtetë një gocë këtu?!

Si është të punosh në një ambient vetëm me meshkuj?

Liljana : Është e çuditshme, por që ambientohesh pasi të kthehet në rutinë.

Ndjehesh e përkëdhelur, apo ndjehesh e ngacmuar?

Liljana: Jam e përkëdhelur, duke qenë se jam e vetmja vajzë këtu më trajtojnë mirë. Çunat janë shumë më të sjellshëm dhe është shumë e lehtë të punosh me meshkujt.

Po ngacmime ke?

Liljana : Do të ketë edhe ngacmime të vogla, por duke qenë se punoj në një vend me klientelë të zgjedhur nuk janë uuauaa.

Bakshishe të lënë?

Liljana: Po djemtë janë shumë falënderues, dhe ma shpërblejnë punën.

Më shumë paga apo bakshishe?

Liljana : Aty,aty

Por si u zgjodh Liljana pjesë e një vendi ku punohet vetëm me djem?

“Përse vendose që Lili të jetë pjesë e stafit tënd? Doja të sillja diçka ndryshe, dhe vajza ishte e duhura. Plus që prezenca e një femre këtu në sallon rriti seriozitetin.”, tha Seni.



Që të mos biesh pre e ngacmimeve Liljana thotë se në sallon duhet të mbash qëndrim serioz dhe të mos flasësh shumë me djemtë. Në fillimet e saj Liljana u paragjykua si vajza që nuk dinte të stilonte flokët e meshkujve, ndërsa sot që në orët e para të mëngjesit, djemtë mbajnë radhë për tu qethur tek berbere Liljana./Topchannel/

Krijimi me ligj i Ministrisë së Medias/ Gjekmarkaj :”Rama po ndërton kolonat ku mbahet tempulli i gënjeshtrave”

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me vendimin më të ri të qeverisë, për të krijuar një agjenci të re të medias. Në shkrimin e tij, Gjekmarkaj e cilëson krijimin e kësaj agjencie, si një instrument propagande në dobi të qeverisë në pushtet. Nga kjo sipas deputetit, e pëson opozita dhe qytetarët, që do të minohen nga e drejta dhe liria e fjalës.

Postimi i Gjekmarkajt:


“Agjensia per mediat” fytyra e mandatit të tretë !

Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj me të gjitha menyrat ! Shenja e parë pas mashtrimit elektoral ishte vete qeveria ku si sukses paraqiti vetem numerin e madh të zonjave në të por që në vetvete është një ekzekutiv sa qesharak aq i demshem! E para nga ligjerimi publik i prezantimit. Një gjuhë papagalli, me parulla të shperlara dominoi hapesiren akustike të parlamentit. Disa idiotesi varg e vister si dhëmbë ari në gojen e qeverisë shkelqyen gjithëaq ! Asgjë konkrete për të ndihmuar qytetaret pos zërit të qashtër ku spikat r-ja e butë dhe e lemuar !

E demshme se asnjë prejt tyre nuk ka personalitet as prefesional as politik e as publik për të permbushur profilin e ministrit! Shumë mirë permbushin një tjeter rrol atë të hyzmeqarve lepe peqe të Kryeministrit -Vezir i madh !! Akti i dytë pas pispillosjes fotografike që vendimi i keshillit të ministrave per “Agjensinë per mediat” një imitim gebelsian në brendi për të shtuar një tjeter instrument propagande, kontrolli e shantazhi ! Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave ë tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lirë!

Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerzor na e jep këtë leksion !

Shifrat të frikshme/ Rriten rastet e divorcit në Shqipëri

Kërkesa për divorc nga çiftet në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm këtë vit. Të dhënat e siguruara nga ABC, tregojnë se nga Janari deri më tani, në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar 1099 padi për divorci, ose 131 më shumë se në 8 muajt e parë të 2020. Deri tani, 135 nga këto çifte janë divorcuar me vendim gjykate.

Shumica e kërkesë padive janë bërë nga gratë. Dhuna në familje dhe kushtet ekonomike është shkaku kryesor i kërkesës që paraqitin gratë për divorc. Por ka pasur edhe padi për tradhti bashkëshortore apo për mospërputhje në çift. Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive, është zbuluar se kryesisht konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur vitin e kaluar gjatë muajve të karantinës. Kjo situatë, sipas psikologëve ka ndikuar më së shumti në debatet që bashkëshortët kanë pasur lidhur me arsyet ekonomike duke çuar deri në dhunë. Sipas të dhënave te siguruara nga abc, rezulton se mosha e bashkëshortëve të paditur është nga 35 deri në 55 vjeç.


Modelja e ish-deputetes së PD: “S’jam si ato që po shkojnë 40 vjeç e thonë jam single, jam e dashuruar..!

Modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, nuk e ka bërë kurrë publik identitetin e të dashurit të saj me të cilin ka thënë se është shumë e dashuruar. Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, Ada zbuloi se është kapur “mat” nga një ndjekëse me partnerin që ka në krah.


“Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja , e cila zbuloi gjithashtu se modelja i ka kaluar një pjesë të pushimeve verore me të dashurin.

Faleminderit!”, u përgjigj shkurtimisht modelja, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër, por duke pranuar se ka qenë duke udhëtuar me partnerin.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Deda tha se nuk do të dashurohej kurrë me një vlonjat, teksa shtoi se për të është “më mirë me një fukara se sa pa të dhe e pasur”. Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e shoëbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm. Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone” para disa muajsh.