EMOCIONUESE/ Marku kërcen dhe tallet në ring me kundërshtarin, ja videoja që po thyen rrjetin…

Florian Marku ditën e sotme ka mbajtur premtimin duke mposhtur boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham. Edhe pse 28 vjeçari shqiptar kishte premtuar se do ta mposhte me Knock Out, ai arriti të siguronte titullin e IBF vetëm pas vendimit të jurisë. Kujtojmë që kjo ishte ndeshje më e rëndësishme e Markut dhe titulli i parë në karrierë.

Përtej gëzimit dhe krenarisë që ndjemë tani me këtë fitore gjatë ndeshjes u pa superioriteti i Markut i cili në disa momente luante me nervat e kundërshtarit duke u tallur me të dhe në sekondat e raundit të fundit Marku i shpenzoi duke kërcyer në syrin e boksierit Prodan.Këto gjeste nuk janë lënë pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare ku njëra prej tyre shkruan: ‘Marku po tallet me Prodan’.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: