Triumf historik/ Florian Marku, i pamposhtur,shpallet kampion i botës…

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj Ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara. Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” Prodan. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim .


Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

Raundi i parë ishte testues për të dy.

Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.

Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.

Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.

Raundi i gjashtë ishte bukur aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.


Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.

Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.

Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.

Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.

Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku. Gjyqtarët, njëri ia dha fitoren Prodanit me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me rezultat 97-93 dhe 96-94


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: