Tronditet Vlora/ I riu merr zvarrë nga lokali vajzën 20-vjeçare…e qëllon me pistoletë dhe i hedh një granatë…

Një vajzë 20-vjecare ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. Policia ka arrestuar të riun nga Shkodra që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj në mes të lokalit.Në vendin e ngjarjes është hedhur edhe një granatë që për fat të mirë nuk ka shpërthyer. E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, dhe eshte jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre. Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë. Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: