Si nëpër filma/ Tre shqiptarët bëjnë arratisje spektakolare nga burgu në Itali (VIDEO)

Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu. Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit. 27-vjeçari Pula së bashku me 2 shqiptarë të tjerë prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë në oborr, Pula arriti të kapërcente murin dhe të humbë gjurmët, ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë dhe u rikthyen në qeli. Mediet italiane bëjnë me dije se Pulën po e priste një makinë jo shumë larg murit rrethues të burgut. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.

Sipas medieve Italiane ky ishte një plan për të lejuar Pulën të ikte. Lajmin e arratisjes e dha sindikata Uilpa Polizia Penitenziaria, e cila drejton gishtin nga stafi i vogël i personelit të burgut.

Hetuesit e akuzojnë atë për 50 vjedhje të shënuara midis provincave Treviso dhe Belluno. Por Pula po mbahej në Santa Bona me një urdhër-arresti evropian me akuzat për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë. Tani e gjithë policia italiane është vënë në kërkim të shqiptarit. Koha luan në favor të të arratisurit dhe ndoshta ai ka arritur të largohet nga territori italian ku kërkohet aktivisht.

Edhe në vitin 2016 ai ka arritur të arratiset në momentin që po transferohej nga komisariati i policisë për në burg. Në dhjetor të vitit 2016, Pula dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit dhe mundi t’u ikte duke kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës.

Imer Masha dhe Edison Pula
Advertisement