Çfarë po ndodh? /Në Tiranë shiten shumë shtrenjtë, në Korçë qershia ngel në pemë…

Ferdinand Ali është një fermer nga Dvorani i Korçës i cili merret me prodhimin e qershisë. Tani është sezoni i vjeljes se qershisë, por një nga problemet kryesore që ballafaqohen ata është mungesa e krahut të punës, mungesa e tregut ndërsa edhe kostoja e fermerit në prodhim është rritur, për shkak të rritjes së çmimit të inputeve bujqësore.

Ai thotë për Euronews Albania:

“Dy ose tre vitet e fundit kemi punuar për mbijetesë. Shpresojmë që gjërat të rregullohen, por nuk ka shpresë sepse i gjithë krahu i punës po largohet nga ky vend. Tani që flas një punëtor merr gati 20 mijë lekë, sipas volumit të punës, por e shohim që duke u larguar të rinjtë dhe fuqia e aftë për punë ka ngelur, është niveli i punëtorëve që nuk e përballojnë këtë fluks të punës që kemi ne”. Gjatë kësaj kohe na është larguar dhe konsumatori sepse këta të rinj që largohen janë dhe konsumatorë, përveç punëtorë. Detyrimisht, tregu dhe fuqia e blerjes ka rënë. Ky është një nga problemet që ne na ka dëmtuar zakonisht dhe po mendohemi çfarë mund të bëjmë, që të paktën të mbulojmë koston. Në këto kushte, nuk ka fitim”, sipas tij. “Sivjet është futur dhe TVSH, me gati 10% në imputet bujqësore. Këtu bëhen ekspertimente dhe janë në kurriz të fermerëve. Përfshi pyetjen time. Vjet e tutje ishte hequr TVSH, sivjet u vendos. Gjithmonë është kosto për fermerin. Është rritur nga vetë shteti”, u shpeh Ali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: