“Kishte mbushur Benzin me mallra pa doganë/ Policia procedon 52-vjeçarin nga Korça u kap në aksin…

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 52-vjeçar pasi ky i fundit ka kontrabanduar mallra të ndryshme. Ai është kapur me mallra ushqimore në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. J., 52 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimore, për të cilat nuk kishte kryer procedurat doganore.

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

Advertisement