I biri iu masakrua me thikë/ Babai prek me dedikimin: “Na dha fjalën, do vinte në gusht të festonte 25 vjetorin”

Zbardhet identiteti i 24 vjeçarit shqiptar i cili u vra me thikë gjat një sherri maqedonas në Hamburg të Gjermanisë. Viktima është shtetasi Blerim Kola. I riu shqiptar dhe autori maqedonas njiheshin dhe ishin konfliktuar edhe më parë, por të mërkurën u takuan për t’u sqaruar. Mirëpo, ky sqarim degradoi në sherr dhe të dy u përleshën me thika, ku për shkak të plagëve të rënda Blerim Kola ndërroi jetë. Arsyeja e sherrit mes tyre ende nuk dihet, ndërsa i ati i të ndjerit Blerimit, Xhemal Kola përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton ndarjen nga jeta të djalittë tij dhe prek më fjalët për të. Sipas të atit, Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.

Ai shkruan:

“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare…” shkruan Xhemal Kola.

Advertisement