Plane për fundjavë? / Priten temperatura tipike verore…

Duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Nga relativisht të njëjta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe për ditën e Diel. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug në orët e nxehta të ditës reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: