Zhduket 67-vjeçari nga Prenjasi/ Djali alarmon policinë: “Doli nga banesa dhe nuk u kthye më…

Një 67-vjeçar është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur në Prenjasi ndërsa denoncimin në policia e ka bërë djali i tij.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka bërë kallëzim shtetasi Sh. B., 27 vjeç, banues në Prrenjas, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi D. B., 67 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.

Advertisement