Kiara për nominimin e Oltës: “Më ka përfshirë duke goditur pikën e dobët të Luizit

Olta Gixhari mbrëmë (e shtunë) kishte një avantazh në Big Brother VIP Albania për shkak të një loje që fitoi kundrejt Luiz Ejllit. Ajo dërgoi direkt në televotim tre persona që ishin: Luizi, Kiara dhe gazetari Bledi Mane. Kjo gjë nuk u prit mirë nga moderatorja e njohur, duke thënë se me këtë ka dashur të ndajë një çift.

Në “Big Brother Radio” në bisedën me Keisin, Kristin dhe Beatin, prezantuesja u shpreh se kjo nuk ishte një mënyrë e duhur.

Nuk është gjë e bukur. Nuk po them që e ka gabim. Por po them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin që ajo ka drejtpërdrejtë me Luizin. Ajo më ka përfshirë mua si një e tretë duke goditur pikën e dobët të Luizit dhe duke besuar që në këtë moment do ta dobsojë ose do ta forcojë”, tha tutje Tito.

Kanceri i mori të atin/ Moderatori i njohur bën dedikimin prekës: “Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po…

Nga Ronaldo Sharka:                                                              Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera.

Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje. Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse,

dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren.

Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra . Babi, te dua “, shkruan Ronaldo.

Çoi ndihma në Turqi me makinë të vjetër, si shpërblim merr një makinë të re(Video)

Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi. Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti ka kaluar mbi 46 mijë. 40,642 viktima janë konfirmuar në Turqi ndërsa në Siri më shumë se 5,800. OBSH bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.

Me Oltën apo Luizin? Armaldo sqaron vendin e tij në shtëpinë e BBV

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio.Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve. Armaldo i cili një herë afrohej me Luizin, e një herë me Oltën, sot sqaron një herë e mirë pozicionin e tij në BBV Radio.

“Përsa i përket Oltës nuk e kuptoj pse është ky perceptim. Unë edhe para debatit me Luizin, këtë raport kam patur me Oltën. Unë kam qenë gjithmonë në bisedime edhe me ata, edhe me ata. Në momentin që nuk është dhënë një debat i Oltës dhe Luizit, Luizi ka qenë i rënduar, unë i mora vajzat dhe thashë hajde ta ngremë, sepse ai nuk duhet të bjerë.

Të njëjtën gjë kam bërë edhe me Oltën, kur ajo ishte emocionuar te pishina, e demoralizuar në një këndvështrim që ajo shikonte me veten e saj dhe nuk pranonte disa gjëra, unë përsëri bëra të njëjtën gjë i thashë që duhet të vazhdojë lojën dhe të përballojë sfidat që i dalin përpara.

Ne jemi këtu të tregojmë forcën tonë para të gjithë teleshikuesve. Ky ka qenë vendi ku unë kam dashur të jem. Unë kam luajtur me një thikë me dy presa. Unë e zgjodha vetë këtë rrugë për të treguar që unë në këtë lojë nuk jam me asnjërin pavarësisht si më shohin banorët, publiku mund të më shohë ndryshe. Ka qenë një luftë e ashpër me veten. Ka qenë edhe vështirësi.”- tha Armaldo.

Tea e pranon: “Luizi më pëlqente shumë, do kishim krijuar diçka bashkë (Video)

Ish banorja e Big Brother Vip2, Tea Trifoni, ditën e sotme ka pranuar atë që të gjithë prej kohësh e kemi menduar, pëlqimin e saj kundrejt Luizit. Teksa ishte duke zhvilluar një lojë në “E Diell”, Tea pranoi se Luizi i pëlqente, dhe se mund të kishin krijuar diçka më shumë aty brenda, mirëpo ofendimet e bëra nga këngëtari kundrejt saj bënë që e gjithë kjo mos të funksiononte.

“Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.”, tha Tea. Ndërsa sa i përket banorit më fallco aty brenda në shtëpi dhe se do të jetë armike kur të dalë nga shtëpia, Tea u përgjigj me plot gojë se është Olta.

Video:

Revanshi i Skenderbeut/ Reagon bashkë-aksioneri i Dinamos:”Futbolli është i tillë ,pse gjithë këto kritika…

Marco Pontrelli, bashkë-aksioner në klubin Dinamo, ka reaguar pas humbjes së sotme të Dinamos përballë Burrelit. Ekipi ka pasur shumë kritika sot për humbjen por Pontrelli i ka dalë në krah skuadrës duke e mbrojtur nga kritikat. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet ekipi mbi të gjitha duhet dashur dhe duhet mbrojtur. Ai është shprehur kundër kritikave, duke ju bërë thirrje tifozëve që nuk mund të kritikohet një ekip që renditet e para. Me gjithë këtë humbje Dinamo mbetet e para në kategorinë e parë me 31 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

“Duhet të kujdesesh për të .. ta duash .. dhe mbi të gjitha ta mbrosh!!!! Pse gjithë këto kritika ndaj një ekipi të parë në renditje? Unë kisha të drejtë, tifozët duhet të edukohen fillimisht dhe të rikrijojnë ndjenjën e fortë të përkatësisë, dhe në këtë rast, për rrjedhojë, të ndihmosh drejtuesit, të fitosh një kampionat është gjithmonë e vështirë.

Futbolli është i tillë, ku shkatërrohet fitimi …. Unë jam shumë i lidhur me këtë fanellë. Kështu që më mirë që ndodhi kështu, pasi “Princesha” do të ngrihet përsëri duke shpresuar që kushdo që ia del herët a vonë të mësojë dhe të reflektojë përpara se era të ndryshojë!!!! FORCA DINAMO”, ka shkruar në rrjetet sociale Marco Pontrelli.

Çmenduri Shqiptare/ Adoleshenti futet në një arkivol për të shkuar në Britani: “Pagova 9 mijë paund

Histori gati e pabesueshme. I tillë është rrugëtimi i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli. Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon. Ai i tha në gjykate se: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.”.

Degradon sherri në Greqi, Shqiptarët përplasen me Romët…

Një episod i rëndë dhune brutale ka ndodhur në Evia të Greqisë, në një lokal nate në zonën e Nea Artakut. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Nea Artaki, ku pak pas mesnate një grup shqiptarësh dhe një grup romësh janë përplasur fizikisht. Dy grupet fillimisht kanë pasur një debat, ndërsa më pas ka shpërthyer në dhunë fizike.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar disa persona të përfshirë në përplasjen.

Një tjetër mëngjes i trishtë për Luizin, e nis ditën i përlotur! Çfarë e mundon këngëtarin?

Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin. Thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari. Mendimi i parë që mund të vijë për shkakun e gjendjes së tij këtë mëngjes, lidhet me rrezikun për eliminin e Kiarës nga “Big Brother Vip.”

Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.

Të martën ikën Kiara, Bledi do krijojë një tjetër çift brenda shtëpisë dhe e ka finalen e sigurt….

Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën gjatë javës. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh. Olta hapi mbrëmë zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.

Nga ajo që mësojmë do jetë Kiara që do largohet të martën për dy arsye. E para produksionit i leverdisë që Luizi të luajë vetëm tani e tutje, pasi do jetë i fokusuar vetëm te loja dhe jo te lidhja me Kiarën. Gjatë këtyre ditëve Luizi ka qenë shumë i përmbajtur për shkak së i ndërhyn gjith një Kiara duke e qetësuar, gjë që bën të bierë shikueshmëria dhe BBV të bierë në një monotoni të mërzitshme.

Bledi di vazhdojë të qëndrojë në shtëpi sepse ka krijuar një pol të tretë në shtëpi dhe duhet dikush të merret me Oltën dhe Luizin. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që ai të nisë një lidhje brenda shtëpisë. Pas Luizit dhe Kiarës, një tjetër çift “u kurorëzua” në shtëpinë e “Big Brother Vip.” “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.

Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,”-ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.

Shkënderbeu i papërmbajtshëm, fiton me poker dhe shkon -1 nga Dinamo kryesuese

Skënderbeu nuk gaboi në shtëpi përballë Orikut, duke realizuar poker golash .Keshtu Korçaret e shohin veten te 2-tet vetem nje pike pas Dinamos kryesuese. Rezultat surprizë ishte humbja e Dinamos në transfertë ndaj Burrelit, me “nëndetësen” duke i hapur më shumë punë vetes në garën për kreun .

Skënderbeu 4–1 Oriku
(Temitope 29′, Abubakari 41′, Pecani 79′, Vecaj 82′ / Dede 55′)

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Nikaj, Idrizaj, Pecani, Liço, Temitope, Abubakar. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
ORIKU: Muho, Karvalho, Xhefersom, Deliaj, Malko, Dalanaj, Kasaj, Zholi, Abara, Barbosa, Mateus. Trajner: Arlind Rustemi

Dhunuan te riun, procedohen dy persona në Pogradec…

Dy të rinj nga Pogradeci janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Policia njofton se shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç kanë goditur me grushte një tjetër për motive të dobëta.

“Pogradec/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Operacioni i suksesshëm në Korçë/ Rama:”Falë investimeve në spitale po nxjerrim më të mirën e mjekëve…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për një operacion të kryer me sukses në Korçë. Rama shkruan se në Spitalin Rajonal të Korçës ekipi i mjekëve i drejtuar nga dr.Klevis Shella, dr.Stefan Faber, dr.Bashkim Ibi, dr.Tomi Punmira dhe dr. Marjeta Agolli, realizuan një ndërhyrje delikate që zgjati 4 orë, mastektomi radiale e modifikuar.Ai ndër të tjera shkruan se falë investimeve në spitale po nxjerrim më të mirën e mjekëve.

“Krenarë që falë investimeve në spitale po nxjerrim më të mirën e mjekëve tanë, të cilët me aparaturat e duhura dhe pa dyshim aftësinë e tyre profesionale po bëjnë mrekulli në shpëtimin e jetëve njerëzore🙏

🏥 Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Korçës ekipi i mjekëve i drejtuar nga dr.Klevis Shella, dr.Stefan Faber, dr.Bashkim Ibi, dr.Tomi Punemira dhe dr. Marjeta Agolli, realizuan një ndërhyrje delikate që zgjati 4 orë, mastektomi radiale e modifikuar🙏” shkruan Rama.

Do merren masa kundër Bledi Manes? Ja çfarë i ka thënë Bledi Mane, maestros…

Në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania sonte janë zhvilluar debate të shumta. Fillimisht, spektakli ka filluar duke diskutuar për raportin mes Luizit dhe Maestros, të cilët kishin debatuar shumë gjatë ditëve të fundit. Për situatën e krijuar dhe tensionet kanë folur edhe banorët e tjerë, ku Olta i doli në krah Maestros kundër Luizit.

Por, mendim tjetër kishte Bledi Mane i cili është treguar i ashpër në fjalët ndaj Maestros. Në një moment, Bledi e ka quajtur Maestron “pervers”. “Ti je një pervers. Ti dëshiron të përdoresh. Një herë shkon përdoresh nga Luizi, pastaj nga Olta, pastaj kthehesh prap tek Luizi”, ka deklaruar Bledi.

Bledi ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme Maestro sërish do të kthehet tek Luizi. Në anën tjetër, Maestro ka zgjedhur të mos i kundërpërgjigjet Bledit duke thënë se ai “tregon vet karakterin e tij dhe fjalorin”