Njihuni me “Grupin L”/ Banda shqiptare në Athinë që vrau hidraulikun nga Delvina: “Kanë lidhje të forta në policinë greke

Ky është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina, me profesion hidraulik, i cili u vra aksidentalisht sot në një lokal në Athinë, pasi nuk kishte lidhje me bandën. Sipas mediave greke, pas vrasjes qëndron grupi famëkeq ‘Grupi L’, i cili kontrollon trafikun e drogës në qendër të Athinës dhe pronar të një klubi striptizmi.

Salaj, i cili ka shumë pseudonime dhe të paktën 7 persona të tjerë, të cilët dyshohet se së bashku kontrollojnë një klub të njohur në qendër të Athinës, kanë ngritur grupin famëkeq “Grupi L”, i cili komandon trafikun e drogës dhe disa klube nate.

Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin. Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve. Protothema shkruan se Shenja e tyre dalluese në rrjetet sociale është “këputja e qafës me gishtin e madh” dhe lëvizja e duarve sikur qëllojnë me kallashnaikov.

Trupa të mëdhenj, me tatuazhë ku dallohet “Team L”, mbajnë zinxhirë të trashë ari, unaza pothuajse në të gjithë gishtat dhe varëse të rënda rreth qafës. Madje ky grup ka marrë pjesë edhe në një videoklip të një këngëtari shqiptar. Me mbajtjen nën vëzhgim të 32-vjeçarit shqiptar u arrit të arrestihet ai dhe 3 shokë të tij në këtë grup në një aksion të fshehtë që u krye më 16 tetor në lokalin e tyre të natës. Protothema shkruan se mbrëmjen e së martës dyshohet se anëtarët e këtij grupi kanë hapur zjarr në lokalin e Athinës ku mbeti i vrarë hidrauliku fatkeq.

Patentat do shkojë 850 mijë, nami me rradhë të gjata në poliklinikën e Korçës(Foto)

Rritja e kostos nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë për t’u pajisur me leje drejtimi ka rritur numrin e qytetarëve, kryesisht të rinj këto ditë të cilët nxitojnë të plotësojnë dokumentacionin për të përfituar për t’u regjistruar në autoshkolla ende pa u aplikuar çmimet e reja. Në qendrat shëndetësore të specialiteteve ku bëhet kontrolli i syve dhe i veshëve ka fluks të rinjsh dhe jo vetem që presin të pajisen me dokumentacion të domosdoshëm për t’u pajisur me leje drejtimi

Ja pamjet e sotme nga Poliklinika e Korçës…

Njerzit duke u shtyre ne Polikliniken e Korçes per te bere kartat per patente .
Rradhe ne arke,
Rradhe per syte dhe rradhe tek veshet
Komenti juaj ?

Motra e Olta Gixharit rendit arsyet pse marrëdhënia Kiara-Luiz do të “thyhet” jashtë…

Ndonëse ajo ngulmon se karriera e saj si gazetare e ka bërë të famshme, në fakt është përfolur më shumë tani gjatë “Big Brother-it.” Bëhet fjalë për Gerta Gixharin, motrën e Olta Gixharit, e cila këtë mëngjes (22 shkurt) ka qenë e ftuar në “Wake Up”. Gerta në këtë dalje të saj ka komentuar lidhjen Luiz-Kiara, duke renditur arsyet pse nuk do të funksionojë jashtë “BBV”.

“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara. Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës.

Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen. Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit,”-u shpreh Gerta Gixhari.

Video:

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj prezanton zyrtarisht kandidatin për Bashkinë e Korçës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj partie për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën brenda PD dhe ndarjes në dy grupime. I pyetur nga gazetarët nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar sot brenda PD, Alibeaj iu përgjigj prerë se nuk ndihet aspak fajtor, dhe se Berishën e ka kundërshtuar edhe gjatë kohës kur ka qenë ministër në kabinetin e tij. Sa i përket çështjes së vulës, Alibeaj tha se nuk ka nevojë për presione me mitingje, por gjithsecili duhet të presë vendimin e gjykatës…..

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Kur shihni që 22 deputet ndalohen të hyjnë në kuvend, pse heshtni ju së bashku me grupin tuaj?

Alibeaj: Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës.

Pyetje: A ndihet Alibeaj fajtor në krijimin e kësaj grope brenda PD?

Alibeaj: Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

Pyetje: Si do të veprojë nëse vulën e merr Berisha, do të vazhdosh vetëm apo bashkë me Berishën?

Alibeaj: Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim.

Historia që po tmerron Sarandën, nxënësi me pistoletë mban peng klasën dhe mësuesen

Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot një pjesë të nxënësve të klasave të gjashta në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë. Sipas prindërve, një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçari ka shkuar në klasën e 6e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.

“Kërkojmë nga ana e institucionit, drejtorisë së shkollës që fëmijët tanë të kenë siguri në shkollë. Jo më larg se mbrëmë ka pasur një incident të përsëritur edhe më parë. Ku një fëmijë në klasë paralele me fëmijët tanë, i ngelur disa herë në klasë, është bërë problem në shkollë. Mbrëmë në orën e pestë të mësimit, fëmija i quajtur Leo, ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë parë si pistoletë. Ia drejtoi mësueses dhe i tha duart lart. I ka mbajtur për një minutë ashtu në tmerr. Mësuesja është lidhur më pas me drejtoreshën”, tregon nje prind.

“Mësuesja, nga informacionet që kemi thotë që mos i bëni gjë sepse lodra i ka, s’janë të vërteta. Një javë më parë, i ka kërcënuar fëmijët me thikë. I ka mbajtur 45 minuta të izoluar në klasë. Asnjë nga shkolla nuk ka pyetur për këta fëmijë. Deri diku, fëmijët na i kanë mbajtur dhe të fshehtë”, shprehet nje prind tjeter.

Karnavalet e Korçës”, Inva Mula vë në skenë veprën e babait pas 45 vitesh…

Karnavalet e Korçës, opera e njohur e artistit të ndjerë Avni Mula, do të rikthehet në skenë pas 45 vitesh. Sopranoja Inva Mula do të rikthejë veprën e shkruar nga babai i saj në vitet 77’, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit duke drejtuar punën tashmë në rolin e regjisores, e bindur se edhe babai i saj do të kishte qenë krenar për punën e bërë.

Inva Mula rrëfeu nga skena e Teatrit të Operës dhe Baletit emocionet dhe kujtimet që e lidhin atë me këtë vepër. Opereta “Karnavalet e Korçës”, bazuar në komedinë me të njëjtin titull do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 24-25 dhe 26 shkurt.

Rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit të vrarë në Mykonos: “Të dua grindaveci im, më prit se po vij

Një shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë pak ditë më parë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek. Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh me të riun. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka. Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri.

E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre. Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!”/protothema.gr/

Bled Mane reagon për herë të parë pas daljes nga ‘BBV’: “Faleminderit….

Gazetari Bledi Mane është kthyer në njeriun më të përfolur, që pas vendimit që mori një natë më parë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ishte në nominim të vështirë me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin. Sot, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon mbështetësit, por edhe kritikët ndaj tij.

“FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!”

Luizëria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë…

Nga Mentor Kikia:                                                              Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për aryse shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë. Po flas për një fenomen që unë po e emërtoj si Luizeri. Bëhet fjalë për eksperimentin social BBVIP. Në fakt eksperimenti nuk po ndodh brenda në program, por jashtë. Në studion e TV-së po zhvillohet një program, ndërsa fenomeni social ndodh në shtëpi, në zyra, në rrugë, kafene, spitale, shkolla…

Produksioni kujdeset që ti hedhe turmës sa më shumë “kocka”- informacion, deklarata, video, komente, sherre për të promovuar Luizerinë…dhe turma e uritur nuk zhgënjen. Rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale të Luizit. Rreth 1 miliard klikime në tërësi për postimet e tij. Mijëra komente në çdo postim. Histeri mbështetjeje në rrjet (gra që urojnë nënën për djalin që ka dhe që luten te kenë një djalë si Luizi). Dhjetra programe televizive në media të tjera që i kushtojnë kohë, diskutime dhe komente fenomenit Luiz. Analistë e psikologë që shpjegojnë se përse Luizi qan në mëngjes dhe jo në drekë.

Proteste mbeshtetese para BB. Tifozeri në rrjet. Tifozeri në vendet e punës: Me kë je ti? Po ti?

Luizi i shndërruar në model dhe të rinj që duan ti bëjnë flokët si ai. Qëllimi i një produksioni televiziv është audienca dhe BBVIP ia ka dalë për mrekulli kësaj. Por çfarë janë të tilla programe? Çfarë duhet të promovojnë ato? Çfarë modeli prodhojnë? Mbi te gjitha cfarë është dhe çfarë përfaqëson Luizi që të fitojë admirimin e shoqërisë në këtë mënyrë masive, si të ishte një hero që ndryshoi rrjedhën e një historie?

E shesin si artist, por ishte një këngëtar që e braktisi krrierën pa e nisur mirë. E shesin si diplomat te nivelit te larte, por ishte vetëm një djalosh i ri që e dërguan në Ambasadën Shqiptare në Paris, i gjetën një vend si atashe kulture e turizmi, pa asnjë meritë dhe mbi të gjitha në mënyrë të paligjshme, vetëm sepse duhej të ishte atje për të qenë pranë të fejuarës (vajza e ish- kryetares së Parlamentit atë kohë), e cila ishte me studime ne Paris. E shesin si jurist, por kishte një licencë noteri që ia hoqën autoritetet sepse nuk e ushtronte, pasi nuk kishte punë. Atëherë çfarë ka ky njeri për të qenë një model për mijëra njerëz?

Nuk e kam idene se si sillet brenda në shtëpi, sepse nuk e ndjek programin, edhe pse në disa klipe që pashë mu duk arrogant. Megjithatë këtu unë po analizoj fenomenin dhe s’po bëj socio-psikologun e programit. Pasi nuk më intereson. Personalisht nuk kam asgjë me atë njeri, pasi e mbaj mend vetëm kur këndoi njeherë në një spektakël talentesh që drejtonte Adi Krasta, dhe e ripashë tani që u bë “VIP”. Ai po luan në një show televiziv dhe mesaduket po e bën shumë mirë këtë, derisa ka prodhuar kaq shumë zhurmë. Unë nuk jam as i gëzuar e as i xhelozuar nga fama e Luizit, por unë jam shumë i shqetësuar për mjerimin e shoqërisë. Ndaj dua të pyes sërish: Çfarë vlerash duhet të ketë një njeri që të shërbejë si model për shoqërinë?

Luizeria nuk ndodh vetëm në BB. Në një jetër program televiziv, ku vajzat vishen modestisht shumë pak, u njoftua thyerja e rekordeve në Like e Share. Dhe së shpejti moderatorja njoftonte se programi do të rinisë në një format tjetër, më të nxehtë, ku protagonistët do të jenë të (zh)veshur vetëm me rroba banjoje. Kam qenë gjithmonë i prirur ta drejtoj gishin tek media si fajtore për këto produksione. Por po bindem çdo ditë e më shumë, se është turma fajtore(sinqerisht ngurroj ta quaj shoqëri këtë turmë që përbën popullin në këtë vend). Turma e keqarsimuar, e deformuar, keqedukuar, që, ashtu si në lojrat e kohes se Perandorisë Romake, rend pas Luizerisë, pavarësisht se në çfarë forme i ofrohet ajo.

Situata jashtë kontrollit në Big Brother/ Deamishel drejt largimit nga shtëpia, shpërthen në të qara

Situata të pazakonta po ndodhin në këtë Big Brother VIP. Konkurentët po vendosin një nga një të largohen nga shtëpia. Pas Bledi Manes, mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme ka kërkuar të largohet edhe Deamishel. Kjo për shkak se ajo ka patur një debat me Emirjonën dhe shkak është bërë lavatriçja.

Valbona largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital. Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

U kapën me drogë në makinë, pranga shoferit dhe pasagjerit në Devoll

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla. Si rezultat, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, i kanë ndaluar ata në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin E. K., u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën 21-vjeçari dyshohet se ia kishte blerë shtetasit E. K.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi N. D. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. K., u gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”, thuhet në njoftim.

E papritur/ Valbona Mema, largohet nga shtëpia e BBV…

Valbona Mema është një ndër personazhet më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Megjithatë, ditën e sotme ajo është detyruar të lërë shtëpinë, duke dalë jashtë. Vëllai i Madh u ka shpjeguar banorëve të tjerë nëpërmjet një zarfi, se ajo është larguar pasi jashtë shtëpisë ka pasur një familjar në gjendje të keqe shëndetësore.

“Për shkak të një situatë urgjence të një familjari të saj konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në BBV, për këtë arsye anulohet votimi për ditën e shtunë. Ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar të fitojë më i miri”, thuhet në zarfin e lexuar nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë.

Aksident në Korçë, makina përplas një grua në bulevard Republika…

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, e plagosura është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 22.02.2023, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, në bulevard “Republika”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. D., ka aksidentuar këmbësoren N. K., 69 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”