Banorët e njësisë administrative Synej, Kavajë kanë bllokuar rrugën mëngjesin e sotëm në formë proteste. Ata janë përballur me Policinë e Shtetit duke i kërkuar ndihmë për të rritur sigurinë në zonë pasi ndodhin vjedhje të shpesha.
‘Po na vidhet çdo gjë. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndërhyjë’- thonë banorët.
Në videon e ‘JOQ’ duken pamje ku banorët diskutojnë me shefat e Policisë, të cilët rrethuan zonën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.