Kriza prek edhe një nga ushqimet me te dashur për Grekët dhe jo vetëm: “Sufllaqet shtrenjtohen me 30% në Greqi”

Vakti klasik i dashur si për grekët ashtu edhe turistës tani kushton mesatarisht 3,30 euro (3,55 dollarë) në rrethinat e Athinës, një rritje me 30% nga vera e kaluar. Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah probelmet e mëdha me të cilat po përballet ekonomia botërore, pasi tani janë rritur kostot e të gjitha produkteve të nevojshme për përgatitjen e një sufllaqeje. Thanasis Golas, pronar i një prej qebaptoreve më të vjetra në lagjen e Monastiraki thotë:

“Dikur blija tre ose dy , sot ble vetëm një, sepse është shumë i shtrenjtë dhe rrogat janë të ulëta”, tha njaq qytetare.

Suvlakin e bleva për tre euro, mendoj se është dyqani më i lirë që kam gjetur në Athinë, kam paguar 3.50 dhe 3.70 (euro) për të. Që të jetë kaq i shtrenjtë kur pagat janë në të njëjtin nivel është pak e padrejtë, do të thosha”, tha njw qytetar.

Reuters shpjegon se suvlaki apo gjiro siç cilësohet në Selanik, ishte një kënaqësi e lirë për grekët, e arritshme për pothuajse të gjithë, por tani njerëzit me buxhet të kufizuar mendojnë dy herë përpara se ta blejnë atë.

“Lufta në Ukrainë ka ndikuar shumë tek, jo vetëm ne, por tek të gjithë. Të gjitha çmimet janë rritur me rreth 40 përqind”, tha pronari i restorantit.

Për shumicën e turistëve, sufllaqja mund të konsiderohet jo vetëm tradicionale, por edhe ushqim i lirë. Por për grekët ka filluar të kthehet në luks. Shoqata e Restoranteve në Athinë thotë se çmimi i mishit të derrit është rritur 30% në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit i importuar përgjithësisht nga Ukraina me 125% dhe faturat e energjisë elektrike më shumë se 100%.

Megjithëse shifrat e sezonit turistik që ka filluar janë më optimiste se kurrë, problematikë kryesore për grekët janë rritjet e çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë , por sidomos të energjisë elektrike dhe të karburanteve, kur benzina në ishuj ka shkuar deri në 2,7 euro litri dhe mbi 2 euro edhe nafta e makinave.

Advertisement