Deti në Vlorë m’u duk si në Miami/ Italiani i famshëm i mahnitur pas Shqipërisë: “Dua të kthehem…”

Giuseppe Barbuto është një ndikues i njohur italian në rrjete sociale, i cili është i apasionuar pas Shqipërisë. Ai ka realizuar disa video në disa vende, të cilat janë bërë virale.Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se vizitoi për herë të parë Shqipërinë me motrën e tij. Pasi është ndjerë mirë, vendosi që ta vizitojë sërish pasi siç theksoi ai, është mrekulluar nga njerëzit dhe vendet e bukura.Ai tregoi se ka vlerësuar shumë dhe mikpritjen ndërsa e cilësoi Shqipërinë si “shtëpinë e tij”. Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjes nëse do të jetonte në Shqipëri.

“Miku im më i mirë kur banoja në Piemonte ishte shqiptar. Kur ishim të vegjël flisnim, do të shkojmë bashkë por nuk mundëm që të vinim. Kur u bë 14 vjeç iku në Amerikë dhe unë erdha në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për herë të parë me motrën time, na pëlqeu shumë sepse sapo mbërritën u mirëpritën shumë mirë. U ndjemë si në shtëpinë tonë. Që në ditën e parë kam thënë që Shqipëria është si shtëpia ime. Unë jam ndjerë shumë mirë dhe kam menduar se mbase në të ardhmen mund të vij të jetoj në Shqipëri. Më ka pëlqyer shumë sepse më ka dhënë good vibes. Kam qenë në Tiranë dhe Vlorë.Më ka pëlqyer shumë deti. E kisha parë nga fotot por nuk e prisja që të ishte kaq i bukur. Thashë më duket sikur jam në Miami.”, tha ai duke shtuar më tej se dëshiron që të sjellë dhe prindërit për të vizituar Shqipërinë. “Dua të kthehem, dua të sjell dhe prindërit e mi. Kur jam kthyer në Itali, iu kam folur të gjithëve për Shqipërinë, sesa e bukur është. Dhe të gjithë më thoshin vërtet?”, tha ai.

Advertisement