Shqipëria luan vetëm një pjesë/ Izraeli shokon me përmbysje dhe merr fitoren në “Air Albania”

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Izraeli në “Air Albania”, duke u përmbysur në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë të lojës, gjithçka ishte perfekte për kuqezinjtë tanë, që krijuan volum loje dhe raste të shumta. Por goli i vetëm i Shqipërisë, erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Balliu fiton një 11-metërsh. Ai që mori topin për të goditur, ishte bomberi Armando Broja, i cili u tregua i saktë dhe kaloi Shqipërinë në avantazh.

Në pjesën e dytë u pa një Izrael krejt tjetër, që përfitoi në maksimum nga përgjumja e kuqezinjve dhe ia doli të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin dhe bërë që në “Air Albania” të bjerë heshtja. Elseid Hysaj provoi të rikthejë baraspeshën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa zëvendësimet e trajnerit Reja sollën ndryshimin e skemës, por jo të rezultatit, që mbeti 1-2 për Izraelin.

Me vetëm një pikë në dy ndeshje, kuqezinjtë mbetet në vendin e fundit dhe tani kreu i grupit bëhet një mision mjaft i vështirë, pavarësisht një edicioni të nisur me pretendime mjaft të mëdha.

Shqipëri-Izrael 1-2 Broja 45’+1 (pen)/ Solomon 57′, 73′

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: