Çmenduri në dasmë/Dhëndri humbet lojën dhe godet nusen ,pamjet shkaktojnë zemërim(Video)

Në media është publikuar një video shokuese nga një dasmë në Uzbekistan. Ndërsa ndodheshin në podium, dhëndri papritmas godet nusen pasi ajo e mundi në një lojë.Pamjet tregojnë të sapomartuarit në skenë, disa sekonda pasi kishte përfunduar loja. Kur burri kupton se kishte humbur, ai papritmas godet fort në kokë nusen e cila po qëndronte pranë shoqërueses së saj.

Nusja në fillim shtanget dhe dridhet nga dhimbja ndërsa të ftuarit e tjerë pushojnë së qeshuri dhe brohoritur kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur.Më pas ajo largohet nga skena nga dy shoqe dhe vendos kokën në dorë. Shoqëruesi i dhëndrit po ashtu shfaqet i habitur dhe i nervozuar nga veprimet e mikut të tij.

Kjo video ka ngjallur reagime dhe diskutime të mëdha në rrjet, ku shumica i sugjeronin nuses të divorcohej direkt nga burri i saj, me të cilin është sapo martuar.

Advertisement