Moti ka marrë një kthesë të fortë nga dielli dhe temperaturat e larta në rrebeshe shiu dhe breshër. Ditën e sotme rreshje të fuqishme breshëri kanë përfshirë Leskovikun , të cilat kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më shumë se 30 minuta duke dëmtuar kështu jo vetëm të mbjellat dhe vreshtarinë e fermerëve, por edhe drutë frutorë .Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.



Advertisement