E trishtë/ Ndahet nga jeta zv.prokurori i Rrethit Korçë, Ilia Bano

Ndahet në mënyrë të parakohshme nga jeta Zëvendës-Prokurori i Rrethit Gjyqësor Korçë Ilia Bano. Prokurori Bano u nda nga jeta ne moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ilia Bano ka shërbyer prej 45 vitesh si Prokuror në disa rrethe të vendit! Lamtumira e Prokurorit Ilia Bano do të bëhet nesër në varrezat e Tufinës.

Zëvendës-Prokurori i Rrethit Gjyqësor Korçë Ilia Bano
Advertisement