I dëmtoi kabllot optikë të internetit / Adminstratori i subjektit procedon penalisht 38 vjeçarin nga Korça…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi K. Z., me detyrë administrator i një subjekti që shpërndan sinjalin e internetit, i cili ka deklaruar se në fshatin Turan, Korçë, shtetasi D. K. i ka dëmtuar kabllot optikë.

Advertisement