“Ditë e shënuar për Korçarët”/ Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane….

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për Programin DV-2024, e cila fillon prej mesditës së nesërme. Aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës. (Udhëzimet për aplikimin ndiqini këtu)

Njoftimi:

Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.

Udhëzimet e programit DV-2024

Versioni anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF është i vetmi version zyrtar. Përkthime jozyrtare në gjuhë të tjera do t’i shtohen kësaj faqeje interneti kur ato bëhen të disponueshme thuhet ne faqen zyrtare te Lotarise amerikane.

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në rang global…

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë.

Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019.

Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%.

Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet.

Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.

Shqipëria mund të mbetet pa mjekë? 3500 prej tyre janë larguar drejt Gjermanisë

Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz. Në vetëm 10 vite, janë larguar nga vendi 3500 profesionistë të sistemit shëndetësor.“ Sipas statistikës së dhomës së mjekëve dhe të infermierëve në Gjermani vetëm nga Shqipëria kemi të larguar deri tek 3500 profesionistë, prej të cilëve 1200 deri në 1500 janë prej Fakultetit të Mjekësisë që janë mjekë, dentistë, qoftë edhe farmacistë.

Ndërsa pjesa tjetër janë profesionistë si infermierët, kanë filluar edhe fizioterapistët dhe në kohët e fundit dhe teknik laboratori, shëndet publik”, u shpreh Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptar në Evropë, Aurora Dollenberg.

Një eksod i tillë për vendin tonë duhet të konsiderohet si këmbanë alarmi. “Kjo shoqëri po humbet investimin e saj prej shumë vitesh dhe kjo duhet të stopohet sepse në fund të fundit, nënkuptohet një shërbim shumë i ulët qoftë shëndetësor, por edhe të fushave tjera ndaj qytetarit shqiptar”, theksoi ajo.

Çështja ekonomike është arsyeja kryesore për të cilën largohen. “Gjermania ka nevojë, i merr falas dhe Gjermania i paguan po ashtu edhe me rroga minimale.

Pra ne nuk paguhemi si një gjerman dhe nuk i kemi shumë favore që i kanë vendasit”, sipas saj. Kjo situatë rrezikon ta fusë sistemin shëndetësor në kolaps.

Epike në Librazhd/ Harroi pa ngritur frenat e dorës ,fugoni rrëshqet dhe futet në market

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Librazhd ditën e sotme, ku për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi, pasi nje fugon përfundoi brenda një marketi. Mësohet se mjeti ndodhej i ndaluar, por ishte i ndezur në anë të rrugës e cila ishte dishezë. Shoferi i mjetit kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit , ndersa ka harruar të ngrejë frenat e dorës duke shkaktuar nje situate epike ne qytet…

Filmonte klientët në momente intime /Pronari i hotelit në Halkidiki: “Ish-at kërkonin që të shisnin fotot dhe videot erotike…

Më 30 shtator, një i ri që qëndronte në një hotel në fshatin Kassandra raportoi se gjeti një kamerë të fshehtë në dhomë, që kishte regjistruar momentet e tij private. Menjëherë shkoi të bënte denoncimin në Polici, e pikërisht në këtë moment nisi gjithçka. “Protothema” ka zbuluar skandalin në Greqi, ku mbi 1000 video janë publikuar online, pasi ishin xhiruar në dhomat e klientëve që shkonin në hotel. Pronari i hotelit është gjetur në zonën e Halkidikit, është shoqëruar në Polici dhe më pas është lënë i lirë.

Ai pretentoi se i regjistronte klientët e tij “për përdorim” personal. Organizatorët e kësaj skeme kishin filmuar qindra çifte duke ua nxjerrë videot online. Ndërsa paditë sa vijnë e shtohen ndaj pronarit të hotelit për shkelje të privatësisë.

Por si nisi kjo histori?

Të gjitha videot që xhiroheshin, shpërndaheshin në grupin “club of bitter mates”. E thënë thjesht, në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, themeluesit e këtij klubi përmes një platforme online morën me qira një hapësirë të madhe skedarësh online (cloud) për të shkarkuar fotot dhe videot “hot” që u xhironin klientëve. Për të parë videot, paguhej 10 euro në muaj. Pra shumë pak kishin akses për t’i parë. Por dukej se fjala po përhapej shumë së fundmi, pasi tashmë edhe “ishat” kërkonin që të shisnin fotot dhe videot erotike të partereve të tyre, pasi ishin ndarë.

Pra shkalla e arrestimeve mund të jetë edhe më e madhe. E sipas nenit 346, shkelësit e ligjit mund të dënohet deri në tetë vjet burg.

E frikshme në Greqi/ 35-vjeçari gjendet pa jetë me fyt të prerë, dyshohet se është shqiptar

Një 35-vjeçar, që sipas mediave greke dyshohet të jetë shqiptar është gjetur i pajetë. I riu është gjetur i vdekur në një fushë, ndërsa raportohet se ai është vrarë me një sharrë elektrike, e cila i ka prerë fytin.Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga mediat helene, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. 35-vjeçari fatkeq kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi prerje të pjesshme të kokës, raportojnë mediat .Ndërkohë ka një dëshmi që thotë se janë dëgjuar britmat e burrit dhe më pas ka pasuar heshtje absolute. Vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme.

Emigranti shqiptar hap fermë në Kanada: “Djemtë e mi me universitet kujdesen për frutat dhe perimet

Sadik Malushaj është një emigrant shqiptar që ka emigruar nga Peja në Kanada para 35 vitesh. Ai ka bërë punë nga më të ndryshmet, derisa vendosi të hapë fermën e tij, ku kultivon fruta dhe perime.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Sadiku tregoi se si e mori vendimin për ta hapur fermën me emrin “Little Illyria Farms” dhe sesi ka punësuar edhe dy djemtë e tij, të cilët kanë mbaruar studimet në Toronto.

“Unë kam 35 vite që jetoj në Kanada, kishte edhe shqiptarë të tjerë që jetojnë këtu kur erdha unë. E zgjodhëm Kanadan sepse është një vend i bukur. Është pak ftohtë, por jo aq shumë. Është pak a shumë moti si te ne. Këtu thjesht mungon pranvera. Prodhimet duhet ti mbjellësh pak më herët që nga mesi i majit.

Këtu ka edhe brymë, e cila zgjat deri në fund të tetorit.

Unë kam punuar në Kanada çdo gjë, në ndërtim, bukëpjekës, edhe që nga 1997 fillova të punoja në zyrë për sigurimet shëndetësore. Që nga ai moment nuk e ktheva shpinën mbrapa, por kompania ishte me partneritet italian dhe në një moment na nxorrën nga puna. Erdhi momenti që të mbijetojmë dhe blemë fermën. I mësova djemve që të punojnë. Ata kanë kryer universitetin në Toronto, por punë është vështirë të gjesh edhe në Kanada ndonëse ke mbaruar universitetin, ndryshe nga vendet skandinave. Ata kanë mësuar si të jetojnë sepse kanë fermën e vetë, kanë grurin, kanë gjithçka. Farat e shumta i kemi blerë këtu, por specat i kemi sjellë nga Kosova”, zbuloi ai./ ABC