E akuzuan se kishte ngacmuar seksualisht adoleshentin në Korçë/ Reagon 40-vjeçari : “Po pata faj më varni…

Dionis Myrtollari nga fshati Porodinë i Korçës ka reaguar pasi komshia e tij, Ativie Qazimllari e akuzoi se ai i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Ai është shprehur se nuk pranon asnjë akuzë të bërë nga nëna e djalit, dhe thekson se policia të hetojë çdo gjë. 40-vjeçari ka shtuar se nëse vërtetohet diçka e tillë, ai të varet në mes të fshatit. Me tej ai thotë se është baba i tre fëmijëve dhe se ata kanë frikë që të dalin nga shtëpia sepse ata që e akuzojnë i godasin me gurë.

Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.”

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenje proteste janë shprehur se ai nuk është problematik. Protesta e pazakontë u zhvillua para komisariatit, një ditë pasi 55-vjeçarja, akuzoi fqinjin se ka abuzuar seksualisht me të birin 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

“Deputetja e Syrizas flet pas sherrit me Ramën: “Më fyeu, ndaj nuk i shkuam në darkë

Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në Këshillin e Evropës, Nina Kasimati, denoncoi një sulm verbal ekstrem nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për pyetjen e saj në Asamblenë Plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Turqisë. Në një postim në Facebook Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

Postimi i plotë:

“Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin ofendues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë.

Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme”.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t’i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar.

Dikur burrat merrnin pushkën, sot bëjnë buzët/ Plas debati live: “I kam të mijat…

Jori Mersin, Dario Doka, Albi Lushi dhe Enida Përlala këtë të enjte ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku diskutuan për standardet e bukurisë. Dëshirës për të qenë i bukur nuk i kanë shpëtuar as djemtë, ndaj dhe të ftuarit ndanë mendimet e tyre për këtë gjë. Të gjithë ishin të mendimit se vajzat dhe djemtë duhet të mbajnë veten e tyre, por sipas Albit deri në sjellje e veshje.

Mua më vjen shumë mirë që një mashkull sot mban veten por do pranoja deri në fazën kremra hidradant por jo në make up. Nuk do dilja kurrë me një mashkull me make up.” – shprehu Jori. Ndërkohë Dario është një djalë të cilin e kemi parë që bën herë pas here make up për shkak dhe të profesionit që ka, por ka pranur që ka bërë një konturim të buzëve.

Kam bërë shumë pak rregullim apo konturim të buzëve. Ishin dy gjëra; kishte dalë moda dhe kisha dëgjuar për filler-at. Dhe kur lyehesha dhe bëja ndonjë kontur buze për të postuar foto me look-un që bëja, doja që buza ime lart të ishte pak më e konturuar që të mos rrija ta konturoja me photoshop apo me make up”.

Është çështje koherence dikur burrat merreshin me pushkën, tani bëjnë buzët. Nuk jam deri në këtë pikë. Unë jam me mirëmbajtjen e mashkulli që të jetë higjenik, veshja, sjellja, është një performancë që duhet t’i shkojë një mashkulli.” – tha më tej Albi.

Sipas psikologes Enida Përlala imazhi për veten ndikohet nga shumë faktorë, ndaj dhe shpesh ndodh fenomeni i krahasimit.

Imazhi për veten ndikohet nga shumë faktorë. Janë rritur me mungesë vlerësimi për veten, apo duke u krahasuar me vajzën e xhaxhait, të hallës. Kjo ka ndikuar që të krahasojmë veten me modele të marra nga mediat sociale. Kjo zgjedhje bën mirë deri aty ku është për veten shpjegoi psikologia Enida Përlala.

Nëse lidhet me dëshirën për tu bërë si dikush tjetër, për të imituar një standard bukurie, lidhet edhe me çrregullime të ndryshme si ato të të ngrënit. Janë shumë të lidhura bashkë, shohim pafund adoleshentë që zgjedhin të mos ushqehen, anoreksik. “Nuk dukem bukur në klasë, vajzat e klasës janë më të dobta se unë’ ku kalojnë në anoreksi nervore që do trajtim psikologjik. ” – shpjegoi psikologia Enida Përlala.

Sulmi nga Irani/ Ministri Peleshi në Bruksel: “Shqipëria po merr masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel. Në fokus të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes ishte rritja e kontributit për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së NATO-s, në situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes falënderoi Aleancën dhe vendet partnere për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të muajve të fundit….

Ai i siguroi vendet aleate se Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen dhe forcimin e masave mbrojtëse ndaj infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike, në bashkëpunim edhe me vende e struktura të specializuara në këtë fushë.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin në fjalën e tij dënoi me forcë sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online në vendin tonë dhe bëri thirrje për rritjen e vigjilencës dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendeve të Aleancës dhe vendeve partnere në këtë fushë.

Në këtë Ministerial Shqipëria theksoi mbështetjen e saj për projektin e Porto Romanos, si një nyje e rëndësishme detare edhe në funksion të NATO-s.

E pazakontë në Korçë/ 55- vjeçarja denoncon 40-vjeçarin : “Me ka ngacmuar seksualisht djalin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

Shkaktoi aksident në Korçë /Arrestohet shoferi i Mercedesit ,ishte i dehur në timon…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 63 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, në lagjen nr. 7, Korçë, është përplasur me automjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. L., duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi i kryer rezultoi se M. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në zonë të mbrojtur në Korçë, vihen në pranga 2 shtetas

U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në zonë të mbrojtur, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet automjeti që do të transportonte sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të prerjes së pyjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • M. F., 45 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe K. Dh., 23 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit M. F. dhe K. Dh., në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Bozdovecit”, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të zonës është gjetur një automjet tip “Mitsubishi”, i ngarkuar me një sasi drush. Automjeti, i cili ishte në përdorim nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Skënderbeu bën leksion/ Siguron transmetim live të të gjitha ndeshjeve të kampionatit të futbollit…

Klubi korçar ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e Skënderbeut, do të transmetohen LIVE në faqen e klubit.
Duke parë standartin e dyfishtë të kompanisë që ka të drejtën TV, që transmeton vetëm ndeshjet e Dinamos dhe Flamurtarit duke mashtruar njerëzit, klubi korçar ka vendosur që ndeshjet t’i transmetojë vetë. Ky vendim duhet të merret edhe nga klubet e tjera duke sherbyer si nje shëmbull që duhet ndjekur per te plotesuar deshiren e Tifozëve dhe duke sjelle pranë skuadrat e zemrës….

Gjykata dënon me 8 mln lekë për shpifje ish-deputetin ballist…

GJKKO ka dënuar me 8 milionë lekë ish-deputetin Artur Roshin, i cili akuzohet për fyerje dhe shpifje. Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), vendosën dënimin me gjobë për ish-deputetin. GJKKO vendosi një mase administrative prej 8 milionësh, në dëm të viktimës akuzuese Ardit Cikuli, në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, ku e ka sharë dhe ofendua.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë13.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 51 akti, datë 13.07.2022, mbi ankimet eparaqitura nga ankuesi/i akuzuari A.R. si dhe nga ankuesi/viktima akuzueseA.C., kundër vendimit nr. 16, datë01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:


“1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal, lidhur me publikimin në profilin e tij në facebook të datës 17.05.2020, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120/1 i Kodit Penal, në dëm të viktimës akuzuese A.C., në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit…”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Grida Duma:” Sot në grupin e PS-së shoh më shumë përçarje se sa në PD, jemi mirë….

Grima Duma shprehet se konflikti në PD ka ardhur nga jashtë dhe buroi një ndasi nga brenda e cila vazhdoi si një çështje strukturore. Ajo tha se këto janë kohë të trishta për PD-në dhe shtoi se në grupin e PS-së nga brenda ajo sheh më shumë përçarje se sa në PD.

Duma: Konflikti në PD ka ardhur nga jashtë dhe buroi një ndasi nga brenda e cila vazhdoi si një çështje strukturore.

Unë kësaj nuk dua t’i kthehem sepse në këtë kohë të trishtë për PD-në, i vetmi që ka përfituar është Edi Rama.

Nëse ka një moment në jetën parlamentare kur unë nuk përmbahem është kur kundërshtari nuk ruan deçensën normale.

Kundërshtarët dinë që të kenë respekt për kundërshtarët. Sot në grupin e PS-së unë nga brenda shoh më shumë përçarje se sa në PD.


Punon si aktore e filmave me pullë të kuqe/ 27-vjeçarja: “Babai është menaxheri im,jemi si ekip tani (Foto)

Një yll i njohur porno ka pranuar se karriera e saj dikur i ka hapur probleme në familje, por babai i saj tani është më krenar se kurrë për të. Kimmy Granger filloi si një striptiste ekzotike, por më pas u zhvendos në pornografi dhe filloi të filmonte me kompanitë kryesore të prodhimit kur ishte vetëm 20 vjeç. Tani 27-vjeçare, modelja amerikane ka grumbulluar mbi 1 milion ndjekës në Instagram.

“Babai im, kur e mori vesh u tmerrua. Ai ishte i mërzitur, donte të vdiste. Ai tha: “Çfarë gabim kam bërë unë si baba?Asnjë baba nuk e dëshiron këtë për fëmijët e tyre”. Kjo e shqetësoi atë dhe unë i dhashë hapësirën që i nevojitej dhe më pas disa muaj më vonë unë e kontaktova.”, ka treguarKimmy Granger.

Por ai tashmë ndihet krenar që ajo është e lumtur dhe e qëndrueshme.

Ajo vazhdoi: Nuk dua që ai të mendojë kurrë se unë hyra në këtë për ta lënduar… Unë hyra në këtë sepse e doja, me të vërtetë ndihem sikur është gjëja e duhur për mua, e dua këtë punë. Ishte pothuajse sikur pornografia të afronte babanë tim dhe mua. Babai im dhe unë nuk kemi qenë kurrë kaq të afërt.

Në fakt, babai i saj tani është aq mbështetës sa ka marrë një rol aktiv në karrierën e saj.

“Ia kam bërë shumë të qartë se jam e sigurt dhe e lumtur. Tani ai është menaxheri im; ai menaxhon të gjitha financat e mia dhe bën të gjitha llogaritë e mia, dhe ne jemi si një ekip”, ka thënë ndër të tjera 27-vjeçarja Kimmy Granger.

I shpallur në kërkim nga Interpol për trafik droge, arrestohet 47-vjeçari nga Pogradeci(Emri)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”.

Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.