Vodhi pensionet dhe ndihmën ekonomike/ Posta e Korçës nuk e denoncoi, postieri largohet në Itali…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me vjedhjen e pensioneve, kësaj herë në Dishnicë të Korçës. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion se punonjësi po mbrohej nga eprorët e tij në Filialin e Postës së Korçës. Fillimisht, grupi i Fiks Fare shkoi në fshatin Dishnicë të Korçës, pas disa informacioneve se në këtë fshat, por edhe në disa të tjerë afër tij, dhjetëra pensionistë apo personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, u kanë marrë pensionet.

Sipas informacioneve, një punonjës i postës i quajtur Igli Shkëmbi është larguar në Itali.

Gazetarët biseduan me dhjetëra pensionistë, të cilët treguan problemet me pensionet. Sipas tyre, postieri i quajtur Egli Shkëmbi është larguar për në Itali dhe u ka marrë lekët e pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Punonjësi është i afërmi i një punonjësi të Njësisë Administrative. Banorët thonë se janë me dhjetëra raste në Dishnicë dhe në fshatra të tjerë. Madje, një pensionist, që ka qenë në emigrim, ka pa marrë 1 vit. Të tjera nga 1, 2, apo 3 muaj.


Me tej “Pas verifikimit të kryer brenda dites në të cilën na u vendos në dispozicion dokumentacioni nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Filiali i Posta sh.a. Korçë ka paraqitur në Prokurorinë e Korçës kallëzimin penal për ish-punonjësin Egli Shkëmbi, me shkresën nr. 540, datë 05 tetor 2022, pasi ekziston dyshimi se ky person ka konsumuar veprën penale ‘vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimi i dokumenteve” thotë Posta e Korçës. Sërish, kallëzimi është bërë 1 ditë pas interesimit të Fiks Fare.

Pra, u desh investigimi i Fiksit që Posta Korçë të vihej në lëvizje dhe t’i kërkonte Sigurimeve verifikimin e mandat pagesave. Madje, të bënte edhe kallëzimin penal në prokurori, kallëzim të cilin e vonoi disa javë, duke i dhënë mundësi ish-punonjësit të largohej nga Shqipëria

Video:

Meloni i shkruan letër Berishës: “Ju siguroj mbështetje nga qeveria e ardhshme italiane…

Fituesja e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Itali, Giorgia Meloni, i dërgon një letër Sali Berishës..“Afërsia me partinë tuaj është historike. Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane’, shkruan Meloni. Më poshtë reagimi i Berishës dhe letra e plotë e Melonit.

Të dashur miq,

Më poshtë gjeni një letër të Kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni, e cila ktheu në pushtet forcat e djathta konservatore, aleatë të natyrshëm të mitë, Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar.

I dashur President,

Ju falënderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa më mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni.


Aksident i frikshëm në Korçë-Kapshticë/ Motori del nga rruga, 28-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë, ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë informon policia. Një 28-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi K.B. është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.


Hapen aplikimet per llotarine amerikane, ja cfare ndryshimesh ka kete vit

Prej datës 5 tetor janë hapur aplikimet për llotarinë amerikane, ku vit pas viti shqiptarët shprehin interes me numër rekord aplikimesh. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri në datën 8 Nëntor, pra për rreth një muaj. Duhet theksuar se për aplikantët, ndryshe nga heret e mëparshme, nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me pasaportë apo dokumenta te tjera identifikuese, pasi thjesht plotësohet formulari. Aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës.

Njoftimi:

Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.

Udhëzimet e programit DV-2024

Versioni anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF është i vetmi version zyrtar. Përkthime jozyrtare në gjuhë të tjera do t’i shtohen kësaj faqeje interneti kur ato bëhen të disponueshme thuhet ne faqen zyrtare te Lotarise amerikane.