Nga Roland Beqiraj:
Ambazhurët e punuar me grep që zbukurojnë Pazarin e Korçës janë punuar nga duart e arta të Aleksandra Gjinkos. Punët e dorës i ka mësuar nga gjyshet dhe nëna e saj. Ishte 12 vjeç kur nisi të mësojë, grepin, qëndisjen dhe endjen e qilimave.“ Këtë do 2-3 ditë për ta bësh. Është punim makrame. Të gjitha lidhjet bëhen me dorë. Fija quhet makrame është fije e thurrur vetë. Çanta më kanë ecur shumë. I preferojnë ato, që ja dinë vlerën, se rina s’para i pëlqen. Një perde që e kisha vënë për reklamë ma hoqi një nga Tirana e ma blenë, pra kush e vlerëson e blen”, thotë artizania.
Tregon se tregëton kundrejt porosive. Më të interesuar janë pronarët e bujtinave dhe pjesën tjetër e tregëton online. “Perdet më shumë i marrin bujtinat, kam punuar në Voskopojë, hotelet i marrin dhe në Greqi mi kanë marrë. Me porosi gjithmonë. Edhe të huajt që vijnë këtu i marrin, më kanë ecur. Kam 6 vjet që bëj dhe shitjen onilne”, thotë artizania.
Edhe pse është 67 vjeç sytë i ka të fortë. Çdo ditë punon së paku 8 orë. “Mbaroj punë e mia dhe mund të rri 8 orë. I kam nxjerrë e me orë pune. Një çantë mund të shkojë 15-20 orë. Ka shumë lodhje të punosh me dorë.”
Ajo stilon vetë, por herë pas herës merr e modele dhe nga interneti. “Kjo çanta Prada, kam hyrë tek faqja e Pradës në internet dhe e kam nxjerrë. 950 euro shitet për emrin e saj, këtu nuk vlerësohet siç duhet. Kam model që i bëj vetë. Ka modele, që i shoh dhe i modifikoj.”
Zonja me keqardhje thotë se në kohët e sotme të rinjtë nuk kanë durim të mësojnë, por dhe nuk simulohen. Në Korçë pak gra të moshës së saj që e kanë ruajtur traditen.
“Pak interes ka nga të rinjtë. Të rinjtë duan punësim, por nuk e shohin si fitimprurëse se nuk kanë ndihmë dhe simulim. Po të simuloheshin dhe të ishte fitimprurëse do më thonte ndonjë vajzë, eja më mëso. Kemi pasur vetëm një rast na pagoi me projekt 4 muaj Ministria e Kulturës. Na mori një dyqan, ishte një projekt. Ne na u dha një dyqan që ta shfrytëzonim për promovimet e punimeve tona, jo për shitje”, thotë artizania./abcnews.al/
Video :