Nëna e Tina Pajollarit: “Më lironi vajzën është e pafajshme. Po e kërkon burri, e martova para 2 javësh

Në një intervistë për Report Tv, Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit e cila ditën e sotme u la në burg nga gjykata si e implikuar në vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço 4 muaj më parë ka dhënë disa dëshmi tronditëse. Ajo shprehet se nuk e di se çfarë ka firmosur pasi ata janë pa shkollë. Po ashtu ajo është shprehur se Tinën e kanë rrahur në polici, ndërsa të gjithë janë kërcënuar. Më pas shton se vajza e saj prej dy javësh është e martuar dhe dhëndrin e ka në shtëpi.

Deklarata e Miranda Pajollarit:

I bëri festë ai, çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngatërresa. Në polici na kërcënonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e goditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar. Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin.

Qante bërtiste çupa, nga kërcënimet i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën. Tina është e martuar, ka dy javë. Dhëndrin e kam këtu në shtëpi.

Më pëlqente ta pija një gotë/ Doktori i Fiksit tregon pse e hoqën nga puna: “Kur shkoja në punë dëgjoja një shprehje…

Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare. I prekur, teksa e kujton, ‘Doktori’ shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij. Gent Pjetri drejton gishtin ndaj dikujt, por pa i përmendur emrin. Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin. Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje.

S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë sec duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.

E rëndë në Korçë/ 70-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i pallatit dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.12 në qytetin e Korçës. N.P, 70 vjeç, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku vanonte duke i dhënë fund jetës. Nuk dihen ende motivet apo arsyet që e kanë shtyrë të moshuarin t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.