Burrat nuk arrijnë të më afrohen!”/ Grida Duma : ”Në dashuri nëse asnjërit nuk i thyhet zemra nuk është jetë…

Shumë pak dimë për jetën personale të Grida Dumës, por sot, ajo tregoi lidhur me dashurinë e saj të parë, të cilën e ka përjetuar në kohën e gjimnazit. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, politikania erdhi ‘e zhveshur’ nga ngurtësia që i jep posti i deputetes. Duma tregoi për përjetimin e parë. Kësaj teme, Grida Duma i vë pikat mbi ‘i’, kur thotë se dashuria është e vetmja gjë që nuk duhet të mungojë në jetë…

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra ….nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Mesa duket po, por ajo shton se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë. Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”

Kapiteni i Skënderbeut lëshon mesazhin e koduar: “Diçka e mirë po vjen”….

Kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro, ka lëshuar një mesazh të koduar ditën e sotme, nëpërmjet një “Story” në “Facebook”. Pogradecari ka postuar një foto nga ambientet e kompleksit të Skënderbeut, gjatë një seance stërvitore, teksa mbishkrimi i vendosur në foto ishte: “Diçka e mirë po vjen”. Mbetet për t’u parë nëse ky postim ka të bëjë me klubin korçar apo me ndonjë gjë personale të Zguros. Kujtojme se Skënderbeu do të përballet ditën e nesërme me Besëlidhjen në sfidën e vlefshme për Kategorinë e Parë. Ky duel do të luhet në Korçë, duke filluar nga ora 16:00.

Altin Prenga i “Mrizit” ndan foto nga spitali: “Për fat gjithçka shkoj mirë, falenderoj miqtë që dhuruan gjak…

Sipërmarrësi Altin Prenga i “Mrizit të Zanave” prej disa ditësh ndodhet i shtruar në “Spitalin Amerikan” për shkak të problemit shëndetësor që ka pasur. Ai ka postuar një foto nga spitali dhe falenderon të gjitha ata që i kanë dhuruar gjak, teksa shkruan se për pak ditë do të lërë edhe spitalin. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë ditëve në spital ka reflektuar për të kuptuar se nuk zgjidhen dot të gjitha hallet dhe punët.

Kalova një javë reflektimi ndoshta të domosdoshme për të komunikuar me veten, për të kuptuar se nuk zgjidhen dot gjitha punët/hallet tona dhe të tjerëve.

Për fat gjithçka shkoj mirë dhe për pak dit dal nga spitali

Falenderoj miqtë që dhuruan gjak, falenderoj gjithë miqtë dhe të afërmit për interesimin, vizitat, telefonatat, trazimin, qofshi mirë familjarisht” shkruan Prenga në postimin e tij.

E rëndë/ Polici shtyp 12-vjeçarin , trupi përfundon mes rrotave të Mercedesit

Një 12-vjeçar është përplasur për vdekje këtë mbrëmje në Gjirokastër. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër. Punonjësi i policisë, 24-vjeçari Estien Dine ishte duke ecur me shpejtësi dhe përveç viktimës ka përplasur edhe dy të mitur të tjerë, të cilët për fat të mirë kanë marrë vetëm lëndime. Ka qenë vetë punonjësi i policisë i cili e ka dërguar fëmijën në spital, por për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetojë. 24-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.

Eksperti : “1.7 milionë shqiptarë janë larguar”, jemi në një prej valëve më të mëdha të largimit…

Mijëra shqiptarë largohen çdo vit në kërkim të një jetë të re në vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj. Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut. Aktualisht jemi në një prej valëve më të mëdha të largimit të shqiptarëve. Drejtuesi i qendrës për shërbime sociale, Ilir Gëdeshi për emisionin “Vetting” thotë se vitet e fundit është rritur numri i shqiptarëve të larguar, 58% e popullsisë aktuale jeton jashtë vendit:

“Është e vështir të jepet një shifër e saktë se sa janë larguar vitet e fundit por në rast se bazohemi tek Institute i Statistikave rreth 1.7 milion shqiptarë janë sot jashtë vendit, që do të thotë 58% e popullsisë aktuale.

Në rast se kjo popullsi është më e vogël, që këtë e tregon vetëm censusi, atëherë mund të themi që mbi 60% e popullsisë shqiptare është aktualisht në emigracion. Sigurisht ky fenomen merr përmasa të tjera po të kemi parasysh që emigrojnë të rinjtë e arsimuar dhe të kualifikuar”. /abcnewws.al/

Kur u ktheva nëna nuk më njohu/ Drama e emigrantit: “Ika 16-vjeç maleve në Gjermani…

Drama e emigrantëve është e ngjashme, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë. Erjoni nuk i kishte mbushur 16 vjeç kur u nis me këmbë drejt Gjermanisë. Kapërceu kufijtë maleve nëpër disa shtete. Eci ditë e natë të tëra i frikësuar mes rrezikut nga egërsirat e trafikantët, në acarin e dimrit dhe i uritur. Mundimet e atij udhëtimi i lanë shumë gjurmë dhimbje në jetën e tij.

Unë jetoj në Itali momentalisht, në Gjermani kam emigruar që në moshën 16 vjeç. Ikëm në të zezë në këmbë nga Kroacia”. Me të mbërritur në Gjermani, institucionet e kujdesit social e pajisën më dokumente dhe Erjoni nisi shkollën profesionale.

“Kam mbaruar shkollën atje, mora letrat në moshën 18 vjeç dhe fillova të punoj vetë. Si fillim kam vuajtur, se nuk njihja asnjë, shkuam u paraqitëm në shtet, shteti të merr përsipër dhe në pajisën me letra”.

Për rreth tri vite ai nuk mund të lëvizte nga landi ku jetonte ndaj dhe nuk pati mundësi të shihte familjen. Duke mbushur moshën 19 vjeç, Erjoni mundi të kthehej në shtëpi pasi ishte pajisur me dokumentet që nevojiteshin. Kur mbërriti në Shishtavec nuk e njohu nëna sepse ai kishte ikur fëmijë e ishte rritur e burrëruar larg syve të saj.

“Nëna nuk më ka njohur sepse nuk më ka parë, herën e parë kur kam ardhur nuk më ka dalluar se jam unë, se kur shkon i vogël ndryshon”./abcnews.al/

Video :

Bora Muzhaqi këshillon gjimnazistët: “Pyesni fëmijët tuaj ,si e mësojnë gjuhën e kodimit…

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njihet si ministrja e gafave dhe të radhës e bëri me të rinjtë dhe gjimnazistët e Fierit. Gjatë fjalës së saj, ministrja foli për mësimin e gjuhës së kodimit për fëmijët e klasës së parë. Teksa ajo po u shpjegonte si mundet një fëmijë i klasës së parë të mësojë kodimin, ministrja iu drejtua të rinjve që të pyesin fëmijët e tyre.

“Çfarë po thosha është që për 100 shkolla në Shqipëri kanë filluar tashmë të bëjnë programin e kodimit. Pjesa më e madha e juaja mendojnë se ata nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë as anglisht dhe si ka mundësi që do mësojnë kodimin. Por në fakt ky kodim është i përgatitur për fëmijët e klasës së parë. Ka një metodologji që bazohet tek një lojë në mënyrë argëtuese.

Për ata prej jush qe keni fëmijë në klasë të parë (ju s’keni fëmije në fakt) por ju keni motra dhe vëllezër që mund të jenë në klasë të parë mund ti pyesni se çfarë po mësojnë ata gjatë kësaj kurrikule të re. Kjo nuk mbaron me klasën e parë por do të vazhdojë deri në vitin e tretë të gjimnazit”, tha Bora Muzhaqi gjatë fjalës së saj me të rinjtë e Fierit.

AKU bllokon mish dhe mbi 7 mijë kokrra vezë në Korçë, vendos 39 milionë lekë gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 7 791 kokrra vezë në Korçë dhe produkte të tjera ushqimore, kryesisht mish pule, pasi subjektet që i tregtonin u jane konstatuar ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse por pa specifikuar emrat e tyre….. Janë vendosur në 15 gjoba, me vlerë 39 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i AKU-së:

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Korçës, në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Nga kontrollet e ushtruara në subjektet me iniciale “A.M”, “A.L”, “E.M”, “K.I”, “A”, “A.I” dhe “G.B” ka rezultuar hedhja në treg e produktit mish pule, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, manualit të vetëkontrollit, etiketimit, tregtim i ushqimit të pasigurt për konsum, produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, si dhe ushtrim të aktivitetit i papajisur me licencë përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 15 masa administrative gjobë në vlerën 3,950,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej rreth 104.39 kg produkte të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, duke siguruar dhe inkurajuar konsumatorët të jemi bashkë në këtë sfidë që është e secilit prej nesh.

U kap duke kryer punime pa lejë në shtepinë e tij/ Policia procedon 42 -vjeçarin nga Pogradeci

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 42 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Theu xhamat dhe vodhi kasetofonin e makinës në Korçë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari…

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, në lagjen nr. 14, Korçë, dy ditët e fundit, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. S., prozhektorin e jashtëm të banesës, ndërsa duke thyer xhamat anësorë të automjeteve tip “Ford” të shtetasit A. K. dhe tip “Benz” të shtetasit V. T., iu ka vjedhur një kasetofon dhe një aparat monitor kamera njofton policia.

Përshtatën lokalin në Korçë për përdorim drogë/ Arrestohen 2 të rrinjtë…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Xh., 29 vjeç dhe Dh. J., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit Dh. J., aktivitet të cilin ky shtetas e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe që ambientin dyshohet se e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetasit M. Xh. iu gjet një mbështjellje me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë. Shtetasi M. Xh., sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet me forcë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një tavolinë në të cilën u gjet mbetje e dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një mjet plastik, që shërbente për konsumimin e lëndës narkotike.

Shoferëve të kamionit u kthehet në ves/ Policia në Kapshticë iu kap 12-emigrantë…

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit: – I. Xh., 58 vjeç, banues në Patos, Fier; – S. L., 45 vjeç, banues në Tiranë; – A. Th., 25 vjeç, banues në Tiranë; – B. S., 46 vjeç, banues në Tiranë. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetet kamion tip “Iveco”; “Scania”; “Scania” dhe “Daf”, që secili nga këta shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 12 emigrantë, të cilët kishin synim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ Rama jep lajmin e mirë, ja kur mund ta marrin…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht vështirësive që ka buxheti pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit. Por shtoi, në ndryshim nga vitet e tjera, “do bëjë ç’është e mundur që ta marrin në fillim të muajit dhjetor”. “Kemi indeksuar 2 herë pensionet, duhet të bëjmë më shumë. Për këtë arsye do vendosim përsëri, pavarësisht se çfarë situate është dhe çfarë vështirësish ka buxheti, bonusin e veçantë të pensionistëve para Vitit të Ri, këtë herë do bëjmë çmos ta marrin në fillim të dhjetorit dhe buxhetin në tjetër, edhe nga taksa e jashtëzakonshme, çfarë do marrim do e vendosim në dispozicion të kësaj përpjekje të përbashkët që të qëndrojmë edhe kësaj vale të tretë, që nuk na u ndanë, dhe të dalim më të fortë”.

Bie interesi në Universitetin e Korçës, të rinjtë braktisin edhe bujqësinë…

Nëse deri para pak kohësh në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë përfundonin studimet e larta çdo vit 100 deri 150 studentë, momentalisht nuk mbarojnë më shumë se 20-30 studentë. E gjithë kjo situatë, për dekanin e këtij fakulteti Gjergji Mero, ka ardhur pasi mungon tregu i punës, por dhe politikat mbështetës nga ana e qeverisë për maturantët që zgjedhin degët e bujqësisë. Për sa kohë mungon tregu i punës, dhe politikat mbështetëse, fakulteti i bujqësisë së Korçës rrezikon të mbyllet.

GJERGJI MERO – DEKAN I FAKULTETIT BUJQESOR NE KORÇE : “Numri i studenteve nuk i përkiste jo vetëm zonës se Korces, por dhe qytete te tjera. Ka rene dëshira e te rinjve për sektorin e bujqësisë. Shteti duhet te ktheje sytë, sepse nuk ka mbështetje. Një specialist mund te mbuloje 2 – 3 ferma.

LLambi Ropi fermer nga fshati Zvirinë i bashkisë Maliq thotë se ai nuk mund ta punësojë një agronom, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Sipas tij, vetëm nëse fermerët e zonës bashkohen mund ta punësojnë një specialist, pasi reduktojnë kostot.

LLAMBI ROPI – FERMER : “Nëse ne do arrijmë rendiment te cilësisë se larte ne nuk na rritet kosto nga agronomi, se ai e justifikon punën. Qe ta marrim agranomin duhet te krijojmë një kooperative, se unë nuk kam te ardhura financiare qe te mar një agronom….. / Vizion Plus


Tridhjetë vjet suksese dhe histori , Silvio Berluskoni sfidon sot Milanin si rival…

Silvio Berluskoni, ish-pronar i Milanit dhe sot i Monzas, sot pasdite mund të rikthehet për herë të parë në “San Siro” si kundërshtar. Në fund të fundit, si mund të harrohen mbi tridhjetë vite suksese? Në tre dekada menaxhim, duke përfshirë njëzet si President, Berluskoni ka regjistruar shumë fitore dhe goditje merkatoje për Milanin. Gjithçka e kombinuar, me disa dalje “huq” dhe batuta të papërshtatshme. Para së gjithash, megjithatë, qëndrojnë trofetë, plot 29.

Nga titulli i parë, i fituar në 1988 deri te suksesi i fundit, Superkupa e Italisë 2016 në Doha, e fituar me penallti kundër Juventusit, historia e Milanit dhe ajo e Kavalierit janë ndërthurur, si në një album familjar gjigant.

HISTORI – Nuk është e sigurt që Berluskoni sot në 18:00 do të jetë i pranishëm në “San Siro” për Milan-Monza (kjo do të varet shumë edhe nga angazhimet politike). Nëse ndodh, do të ishte hera e parë…