Aksident i frikshëm në Korçë-Kapshticë/ Motori del nga rruga, 28-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë, ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë informon policia. Një 28-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi K.B. është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.