26-vjeçari nuk ishte vetëm në ‘BMW-në fluturuese’/ Identifikohen dy shokët, njëri dyshohet se ka qene në timon…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku Eldi Allushi përplasi makinën në digën e Liqenit Artificial. Mësohet se në makinë BMW X6 me Allushin, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, pikërisht Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë.

Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina.

Eldi Allushi është i riu që mëngjesin e djeshëm përplasin mjetin tip “BMW” te diga e Liqenit Artificial në Tiranë. 26-vjeçari që u ndalua dje nga Policia në fillim ka deklaruar se nuk ka qenë vetë ai drejtues i makinës, por më pas ka ndryshuar mendje. Ai ka deklaruar se shkak për aksidentin që mund të kishte pasoja tragjike është bërë bllokimi i pedalit të gazit.

Kur është shoqëruar dje në orën 15:00, Eldi Allushi nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Por policia ka dyshime se në momentin që ka ndodhur aksidenti, rreth orës 05:00, ai ka qenë i alkoolizuar ose nën efektin e lëndëve narkotike. Këto dyshime do të vërtetohen pas analizave të gjakut pasi atij i është marrë një kampion gjaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: