Do ndërtojmë një ekip Superioreje/ Takaj thyen heshtjen :”Rikthehet shpejt Skenderbeu…

Në një intervistë për “Panorama Sport”, presidenti Takaj rrëfen çfarë nuk shkoi si duhet ndersa paralajmëron rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit shqiptar

Skënderbeu do të militojë në Kategorinë e Parë. Si ndihet Takaj?

Normalisht që më vjen keq, pasi nuk ishim një ekip për të rënë nga kategoria… Ne kishim një grup të mirë lojtarësh, që prej tri vitesh luanin edhe bashkë, ndaj besuam te ta. Ky ishte projekti ynë për këtë skuadër dhe qëllimi të rrisnim lojtarët e rinj e t’i promovonim në futbollin e huaj.

Çfarë faktorësh ndikuan që sollën këtë verdikt?

Faktorë? Futbolli kështu e ka, ka faktorë nga më të ndryshmit. Gjithmonë do të ketë faktorë që ndikojnë, por e keqe është kur nuk të prishin punë faktorët e brendshëm, por bëhen palë edhe ata të jashtmit.

Shpesh keni qenë kritik si klub edhe ndaj arbitrave. Ju kanë dëmtuar shumë këtë sezon?

Faktet tregojnë se nga vendimet e arbitrave Skënderbeut i mungojnë shumë pikë. Jemi përballë një fakti. Por ndoshta situata e krijuar ishte e atillë, që Skënderbeu u pa si ekipi më i lehtë, si klubi që mund të sulmohet më kollaj dhe vepruan ashtu duke dhënë sinjale.

Çfarë sinjalesh?

Kur sulmohet, sinjalet janë të shumta. U jepen sinjale të tjerëve, por edhe ekipit që sulmohet, intimidohen lojtarët, acarohen, gabojnë. Gjithçka, janë të lidhura bashkë.

A do të vijojë projekti juaj me Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë?

Pa dyshim që po, do të vijojë. Por të jeni të bindur se unë nuk vij për turizëm në Korçë. Nuk kam kohë të lirë të shpenzoj për të qëndruar në Korçë në Kategorinë e Parë.

Si ta kuptojmë këtë?

Kjo kuptohet që Skënderbeu vërtet do të jetë në të Parën, por do të ndërtojmë një ekip Superioreje. Për këtë të jeni të bindur. Do të jetë ekip superior sërish dhe do të tentojmë të kthehemi shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: