E rëndë në Pendavinj/ 35-vjeçari trondit familjarët,hidhet nga shtylla dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pendavinj në Maliq. Një 35 vjeçar me probleme mendore ka hipur në një shtyllë elektrike dhe më pas ka vendosur të hidhet. Për pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda në trup, ndërsa është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektrike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor .Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: