”Më duhen 2000 euro kremra në muaj për të jetuar”/ Reagon Aida Shtino ndaj moderatores : Po të isha aty do e pyesja ku punon…

Gazetarja e njohur Aida Shtino ka reaguar lidhur me deklaratn e moderatores Erjola Doçi e cila tha se i duhet 2000 € në muaj vetëm kremëra.“Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen: “Cfare pune beni per te jetuar?”, shkruan Shtino.

Postimi i Shtinos:

“Epo 2000 € ne muaj per kremera… Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen: “Cfare pune beni per te jetuar?”

2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj….

Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale, fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materilisht. Kur shpirti eshte bosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni, nuk mbushet kurre shpirti me materie.”

Advertisement