Debati për mesataren/ Flet ish zv-ministrja e Arsimit: “Mësuesia duhet të jetë si mjekësia, të garojnë ekselentët”

Ish-zevendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj vlerëson se mësuesia duhet të jetë si mjekësia, ku të garojnë vetëm ekselentët. Në një intervistë me Juli Xhokaxhi në Radar Informativ, Malaj duke diskutuar çështjen e mesatares, tha se mësuesia përcaktohet në sistemin Master. Sipas saj, kjo degë nga të cilët dalin ata që përgatisin brezat duhet të rregullohet me standardin e mjekësisë.

“Mesatarja nuk është standard i hyrjes. Standardi e vendos universiteti. nuk ëhstë armë nota mesatare. Sistemi ynë përbëhet nga tre nivele. Në nivelin Master ti e përfaqëson individin. Historia na ka treguar që jo të gjithë maturantët që skano shkëlqyer na kanë befasuar në universitet. Kjo puna e mesatares për mua është asgjë. Në sistemin Barchelor mund të hyjë kushdo. Mësuesia ndahet në sistemin Master. Unë them që mësuesia duhet të jetë si mjekësia. Nuk është më profesion, por mision. I gjithë ky arnimi që ne bëjmë, nuk kemi rregulluar thelbi. Duhet të rregullohet me standardin e mjekësisë. Duhet të bëhet një politikë tjetër. Duhet parë që në krye të herës”, tha ajo

Advertisement