U tallën me qytetarin e shoqëruar në furgon/ Nis procedimi penal për tre policët…

Prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës ka proceduar penalisht 3 punonjës të komisariatit të këtij qyteti. Sipas Ora News shkak për këtë është një video e publikuar në Tik Tok, ku një shtetas bullizohet nga tre policët, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19. Policët e kanë shoqëruar për mungesën e maskës dhe më pas e akuzonin të riun për vjedhje. Ata i kanë thënë atij se kishte vjedhur gjithë Korçën, duke e cilësuar atë si “numrin 1” që kërkohej për vjedhje. I riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku sot ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.

Advertisement