Çmënduri në Durrës/ 49-vjeçari nuk e pranon ndarjen dhe i hedh acid në trup ish të dashurës….

Ish-partneri , shtetasi me inicialet Y.M. pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e ish-të dashurës dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup. Për ngjarjen në fjalë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit. Ky nuk është rasti i parë që dëgjojmë kur shqiptarët nuk e presin mirë ndarjen nga partneri i tyre dhe arrijnë deri këtu sa të bëjën gjeste të tilla. Pra këtu te ne vazhdon akoma mentalieti “o me mua o me askënd”. Edhe pse vitet kalojnë, mentaliteti jonë vazhdon të jetë i prapambetur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: