E rëndë në Tiranë/ 43-vjeçari trondit familjarët, gjendet i pajetë në banesë(Emri)

Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të diele në një shtëpi në zonën e Ali Demit në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është Ardit Sena, 43-vjeç , ndërkohë dyshohet se burri ka mbi një muaj brenda në banesë i pajetë. Trupi i pajetë i këtij shtetasi është gjetur nga familjarët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për nxjerrjen e trupit nga banesa.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: