Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Kusarth të Elbasanit. 58-vjeçari Refik Tashi ka vrarë me sëpatë kunatën e tij, shtetasen Alma Qevani. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se Tashi ka qenë gjendje të dehur kur ka kryer këtë krim. Pas ngjarjes, Refiku ka dalë rrugëve të qytetit me duart e lara në gjak dhe me sëpatë në dorë duke vrapuar. Kur është arrestuar nga policia ai ka deklaruar se e ka vrarë Almën pasi ajo e kishte sharë.
Mes të dyve mësohet se ka patur një debat verbal i cili ka agravuar deri sa, 58-vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka goditur disa herë kunatën e tij. Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Refik Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur.
Njoftimi i policisë:
Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.